Refuzoi ftesën për në “Big Brother Vip”/ Këngëtari i njohur tregon arsyen
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi i ftuar ditën e djeshme në “...
Më lër ta nis këtë letër duke thënë se i kuptoj shqetësimet e tua.
Në murin tënd në facebook të shkruajnë me dhjetëra, për të mos thënë qindra, miq virtualë puna e përditshme e të cilëve sot është bërë anatemimi i vaksinës.
Në inbox-in tënd vijnë video nga shkencëtarë dhe aktivistë që denoncojnë me patos “eksperimentet” që janë duke u bërë me vaksinat e “rrezikshme”, “konspiracionin global” që përgatitej prej shekujsh, por i mungonte vetën një koronavirus për t’u shpalosur, etj. etj.
Në ekranin tënd del herë pas here një personazh (shpesh i nderuar si jurist, si ambientalist apo si fallxhor) që flet me zjarr për viruset, vaksinat, ADN-në, antitrupat dhe limfocititet. Flet me aq kompetencë, sa edhe mjeku më i zot i fushës përkatëse duket si amator para tij.
Ajo që është më e keqja, në ekranin tënd del herë pas here edhe ndonjë mjek që i bashkohet këtij enturazhi dhe, kur këtë mjek e dënojnë shoqatat mjeksore, ngrihet një stuhi akoma më e madhe se establishmenti po hakmerret ndaj guximtarëve dhe kalorësve të së vërtetës.
Të gjithë këta kanë një të përbashkët!
Ata të mbushin mendjen ty të mos vaksinohesh!
Të bindin se trupi yt i stërvitur, i ushqyer shëndetshëm, i përforcuar me disa vitamina “magjike”, mjafton për të të mbrojtur nga virusi!
Sinqerisht, uroj të kenë të drejtë!
Uroj që ti të jesh midis atyre 80% fatlumëve që e kalojnë COVID-in si një grip të zakonshëm. Apo midis atyre 15% më pak fatlumëve që sëmuren, por sidoqoftë nuk përfundojnë në një shtrat reanimator!
Mos harro se fati i keq mund të bëjë që ti të jesh tek ai 5%-i fatkeq… Atëherë pranë krevatit tënd nuk do të jetë:
…miku i Facebook-ut që të dërgonte videon e përditshme anti-Vax. Ai/ajo ka dëgjuar para disa muajsh se nuk duhet patur kontakt me një person të infektuar. I dhimbet jeta e vet!
…drejtuesi i protestës, ai juristi apo ambientalisti me të cilin dënonit së bashku konspiracionin botëror! Ai vazhdon në rrugën e vet. Dje protestonte kundër vaksinës, sot ka tjetër hall.
…parashikuesi me pamje profetike që mbin ekraneve dhe parashikon të ardhmen transhumane apo apokaliptike!
…ai mjeku amerikan, kanadez apo italian që ka vite që ka humbur licensën si sharlatan dhe mundohet të fitojë në Facebook apo YouTube ato që nuk fiton dot më si mjek!
…as ai mjeku ose mjekja shqiptare që fliste në ekran me entuziazëm! Ata nuk janë infeksionistë dhe vazhdojnë të merren me pacientët e vet!
Jo! Ti je në një dhomë spitali, i rrethuar nga mjekë dhe infermierë që po bëjnë të pamundurën për të të shpëtuar!
Që të japin medikamente, administrojnë injeksione, të lidhin pas aparaturave për të të matur temperaturën, rrahjet e zemrës, oksigjenimin, etj.
Që të kanë vendosur një maskë e cila të mban akoma në jetë sepse të jep oksigjenin që nuk ta japin dot mushkëritë e tua.
Rreth teje vdesin çdo ditë 5, 6 apo më shumë fatkeqë të tjerë dhe ti nuk e di nëse do të kthehesh dot apo jo pranë familjes dhe miqve.
Tani ndoshta e kupton se sikur të ishe vaksinuar, rreziku për të qenë në atë shtrat do të ishte rreth 10 herë më i ulët dhe se do të kishe dhjetë herë më shumë shans të ishe duke pirë një birë me shokët se sa të luftoje për jetën në spital!
Dimri po vjen dhe bashkë me të edhe virozat. Askush nuk mund ta parashikojë se si do të sillet COVID-i, por ajo që mund të parashikojmë është:
Nëse vaksinohesh sot mundësia për të vdekur nga COVID-i në gjashtë muajt e ardhshëm është jashtëzakonisht e ulët.
Mos e humb këtë shans!
Vaksinohu!/ CNA.al
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi i ftuar ditën e djeshme në “...
Dyshja më e përfolur e momentit është padyshim Fifi dhe Gran...
Jo vetëm në kuzhinë, duhet të nisni që ta përdorni limonin e...
Një nga vajzat që bëri më shumë bujë gjatë hyrjes në shtëpin...
Skenat e xhelozisë së Fifit për Granitin nuk kanë munguar as...
Këngëtari shumë i dashur për publikun Aleksandër Gjoka ka fo...
Afrimiteti i Semit dhe Donaldit në Big Brother Vip, ka shka...
Ish konkurrenti i Përputhen 2, Atdhe Xharavina shpesh tregon...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Semi Jaupaj është një nga banoret e shtëpisë së Big Brother ...
Tashmë jemi mësuar me dikutimet dhe debatet brenda shtëpisë ...
Vetëm një javë na ndan nga fillimi i serialit “H.O.T”, i cil...
Një histori e dhimbshme është trajtuar sot në rubrikën “ka n...
I ftuar në “Fun club”, “Big Brother” ka qenë edhe bashkëshor...
Një histori prekëse ka qenë sot në qendër të emisionit “E di...
E ftuar në Fun Club, “Big Brother” emisioni i të dielës të m...
Graciano Tagani dhe e dashura e tij, Argjira Spanca, njihet ...
Vazhdon diskutimi mes marrëdhënies së krijuar mes Semit dhe ...
Marrëdhenia mes Semit dhe Donaldit është diskutuar edhe gjat...
Sherri mes Shqipes dhe Mevlanit, për shkak të një muhabet pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...