LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTOT-Protestë dhe përplasje me policinë/ Viti i ri akademik nis me tensione

18 Tetor 2021, 09:46, Sociale CNA
FOTOT-Protestë dhe përplasje me policinë/ Viti i ri akademik nis

Ka nisur sot në të gjithë vendin viti i ri akademik. Ky vit nuk ka nisur si çdo vit tjetër për studentët sepse për shkak të pandemisë kusht për rikthimin në auditore është vaksinimi kundër Covid-19 ose testi PCR.

Studentët e pavaksinuar penalizohen nga ndjekja e mësimit dhe kjo ka sjellë përplasje mes tyre drejtuesëve të Universiteteve dhe policëve.

Siç duket edhe në fotot e mëposhtëme (galeri) studentët janë përballur me punojësit e rendit dhe të universitetit.

Ata kanë vijuar edhe më një protestë ku kërkojnë që vaksinimi të jetë sipas dëshirës jo i detyruar dhe ata të ndjekin mësimin normalisht. Ata kanë vijuar më pas edhe më kërkesa të tjera siç është arsimi publik falas.

Protesta është shoqëruar edhe me mesazhe të shkruara në pankarta nga studentët./CNA.al

Lajmet e fundit nga