LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje shiu dhe bore/ Temperatura nga 0 gradë deri në 19 gradë

15 Tetor 2021, 06:07, Sociale CNA
Reshje shiu dhe bore/ Temperatura nga 0 gradë deri në 19 gradë

Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta, kryesisht në zonat Jugore dhe Lindore.

Por gjatë orëve të pasdites moti përmirësohet gradualisht, duke sjelle dominim të kthjellimeve dhe vranësira kalimtare në territor, ku më të dukshme vranesirat mbeten në Juglindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 19°C.

Era do të fryejë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjell në det dallgëzim 4 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga