LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha gati ekipin e ri/ Zbulohen lëvizjet në PD, çfarë pritet të ndodhë nesër

29 Gusht 2021, 09:56, Politikë CNA
Basha gati ekipin e ri/ Zbulohen lëvizjet në PD, çfarë

Ndërsa pushimet e verës po mbarojnë, shtatori duket se risjell në skenë politikën shqiptare, dhe lëvizjet e tyre të radhës.

Nga njëra anë në kryeministri Edi Rama ka njoftuar se javën e ardhshme pritet të shpallet qeveria e re, ndërsa sot është mësuar se në datën 2 shtator, PS do të mbledhë Asamblenë.

Por, ndërkohë, lëvizje priten edhe në Selinë blu.

Ditën e hënë, Partia Demokratike pritet të mbledhë Këshillin Kombëtar, ku pritet të zgjidhet pasuesi i Bujar Nishanit, Kryesia e re, Sekretariatet, Departamentet, por edhe organet e tjera brenda partisë.

Në një njoftim të shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thuhet se ?Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:

1. Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.

2. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.

3. Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.

4. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.

Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD.?

Në fakt, ashtu sikurse CNA.al e ka raportuar mësohet se Basha ka gati ekipin e tij, ndërsa mbledhja e Këshillit Kombëtar ditën e hënë duket të jetë një formalitet, për të konfirmuar të zgjedhurit e tij.

Emrat janë vendosur, ndërsa Këshilli do të mblidhet formalisht, ku pritet të bëhet një votim i kontrolluar. Anëtarët janë njoftuar se kë do të votojnë.

Dy emra që pritet të lëvizin janë nënkryetarët e PD, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

CNA.al ka mësuar se vendin e tyre me shumë gjasë do ta zënë Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku.

Ndërkohë, pas Rushajt dhe Tabakut, CNA.al ka mësuar se një nga vendet e nënkryetarëve mund ta marrë deputetja Grida Duma. Po ashtu edhe Ledina Mandia, pritet të marrë një post drejtues në Partinë Demokratike.

Një emër i cili nuk lëviz, është besniku i Lulzim Bashës, Gazment Bardhi, i cili mesa duket do të vijojë të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Lëvizje pritet të ketë edhe në Departamente. Pasi i shkriu katër vite më parë, tashmë Basha kërkon të rikthejë departamentet, me të cilat mund të bëjë edhe ?qokat? e radhës, për servilët që i rrinë nga pas.

Basha mesa duket luan me variantin bëj e prish, e pastaj ribëj prapë.

Sikurse është raportuar nga CNA.al në departamente pritet të ketë shumë emra që do rivalizojnë që nga Enkelejd Alibeaj, Kreshnik Çollaku, Ervin Salianji, Luçiano Boçi, Gazmend Koduzi, Bardh Spahia, Fitim Zekthi, Ina Zhupa, Orjola Pampuri e deri tek Flamur Noka apo Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.

Shumë nga emrat do jenë edhe personazhet që kanë pasur vullnetin më të madh dhe që kanë mbeshtetur Lulzim Bashën në çdo aksion dhe dështim të tij politik, me shumë gjasë do marrin ?shpërblimin? e tyre.

Fakti i ndryshimeve që do bëhen në sekretariat, departamente etj do sjellë që shumë nga emrat aktualë të kryesisë të largohen, si Fatbardh Kadilli, Eno Bozdo, Florjon Mima, Endri Hasa etj.

Pra, mbledhja e Këshillit Kombëtar ditën e hënë, nuk do jetë asgjë më shumë sesa konfirmim I atyre emrave, që tashmë mesa duket janë vendosur nga Lulzim Basha dhe do bëhet vetëm një votim formal.

Edhe pas tetë vitesh në opozitë, dhe pas humbjes së zgjedhjeve të radhës, ku i siguroi Ramës mandatin e tretë, sërish Basha vjen me një ekip që në fakt nuk është se sjell ndonjë shpresë./CNA.al

CNA.al zbulon nënkryetarin e tretë të PD dhe zyrtaren e re të Bashës

Lëvizjet e fundit në PD/ Rushaj dhe Tabaku nënkryetarë, Bardhi ruan postin

Basha kthehet nga Hollanda/ Mbledh Këshillin Kombëtar dhe shkel statutin e PD

Lajmet e fundit nga