LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja e “nxehtë” në sirtaret e drejtësisë/ Kur do “zgjohet” SPAK për aferën e shekullit?

24 Gusht 2021, 11:57, Aktualitet CNA
Dosja e “nxehtë” në sirtaret e drejtësisë/ Kur

Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të dala prej saj janë parë si dritë shprese për shqiptarët, që më në fund të marrin drejtësinë e munguar dhe të goditet krimi dhe korrupsioni në nivelet e larta.

Një ndër institucionet e reja të drejtësisë, ndoshta më e trumbetuara nga politika por edhe nga faktori ndërkombëtar, është Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur ndryshe si SPAK.

Me fillimin e punës nga SPAK, pritej që të ashtuquajturit ?peshqit e mëdhenj? të përfundonin pas prangave, ndërkohë deri tani kemi parë vetëm ?cironka? në rrjetën e drejtësisë.

Por, në rast se ka një çështje që duhet folur e bërtitur me zë të lartë është ajo e inceneratorëve.

SPAK duhet të zgjohet dhe të përfundojë hetimet në lidhje me denoncimet për atë që quhet afera korruptive e shekullit, që shkon në vlera rreth 400 milionë euro.

Kujtojmë këtu se CNA.al prej më shumë se një viti ka publikuar një investigim të plotë në lidhje me skemën e incenetarorëve në Shqipëri.

Të gjitha kanë provuar me fakte dhe dokumente aferën korruptive të inceneratorëve, milionat e eurove që paguhen nga taksat e shqiptarëve, për llogari të Stela Gugallës, Klodian Zotos apo Mirel Mërtirit.

Janë këta pronarë inceneratorësh, të cilët më pas kanë lidhur ortakëri me pronarë dhe drejtues mediash, sic është rasti i ortakërisë me Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër në lidhje me inceneratorët në Shqipëri ka pasur akuza të forta edhe nga politika. Partia Demokratike, dhe kreu i kësaj force politike ka bërë një sërë denoncimesh të njëpasnjëshme, por më pas ra heshtja. Arsyen e dinë ata.

Gjithashtu edhe Nisma Thurje ka bërë një denoncim në SPAK, në lidhje me këtë aferë. Por, deri tani ka vetëm heshtje.

Sot është rasti për të zgjuar SPAK-un, dhe kreun e kësaj prokurorie Arben Kraja, i cili duhet t?iu tregojë shqiptarëve se SPAK po heton inceneratorët.

Arben Kraja duhet t?iu thotë shqiptarëve se SPAK ka provuar korrupsionin me inceneratorët dhe se do të çojë para përgjegjësisë ligjore çdo aktor apo regjisor të këtij filmi korruptiv, qofshin këta zyrtarë të lartë qeveritarë të Rilindjes, LSI-së, apo vegla të korruptuara të sistemit politik në Shqipëri.

Inceneratorët janë krim me paratë e taksapaguesve shqiptarë, dhe SPAK nuk mund të heshtë./CNA.al

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Lajmet e fundit nga