web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Covid nuk është zhdukur”/ Manastriliu apel qytetarëve: Vaksinohuni

1 Korrik 2021, 19:12, Lifestyle CNA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se vaksinimi masiv do të vazhdojë derisa të vaksinohet çdo qytetarë i Shqipërisë.

Manastirliu bën të ditur se Shqiëpria ka dalë nga zona e riskut, pork jo nuk od të thotë se Covid është zhdukur totalisht.

E ftuar në Real Story, ajo ka u ka bërë apel qytetarëve të vaksinohen.

?Nuk mund të themi që Covid është zhdukur apo ka vdekur por ka ende një qarkullim por nuk bëhet fjalë për një risk. Shqiëpria ka dalë nga zona e riskut. Doja të përmendja se ne si vend kemi marrë hapa të rëndësishëm për ndalimin e kësaj pandemie si dhe vaksinimin e popullatës.

Ende ne jemi duke pvijuar fort vaksinimin por ka ende xhepa në zona të ndryshme që ende nuk janë vaksinuar. Do të duhet të vaksinojmë sa më shumë qytetarë. Për të gjithë ata që ende nuk kanë vajtur të vaksinohen të mos humbin kohë pasi çdo minutë është e shenjtë për të jetuar.

Doza e dytë është vendimtare përsa i përket efikasitetit të vaksinimit?, shprehet Manastirliu./ CNA.al





Lajmet e fundit nga