LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk ishte në festën e abetares, kemi qarë pafund të dyja”/ Xhensila Myrtezaj prek me historinë e saj të fëmijërisë

30 Qershor 2021, 19:46, Lifestyle CNA
“Nuk ishte në festën e abetares, kemi qarë pafund të

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka rrëfyer e prekur disa momente nga fëmijëria e saj. Ajo ka treguar se prindërit e saj ishin divorcuar qëkur ishte në klasën e parë dhe për këtë arsye nënës së saj, e cila kishte marrë dhe kujdestarinë, i duhej të punonte shumë për tu kujdesur për të.

Këngëtarja ka treguar rastin kur e ëma kishte munguar në festën e abetares pasi nuk i kishin dhënë leje në punë dhe ky ka mbetur si një moment i hidhur në jetën e saj, por që e ka ndihmuar të ecë më shumë përpara, të vlerësojë dhe të punojë shumë fort për të arritur gjithçka në jetë.

E ftuar në emisionin ?E ardhmja është vajzë?, Xhensila ka rrëfyer:

?Ka qenë në një periudhë e vështirë për mua. Unë isha në klasë të parë kur prindërit e mi u divorcuan, mami më kishte në kujdestari mua dhe duhej të punonte shumë për tu kujdesur për mua. Mbaj mend që mami nuk mundi të vinte në festën e abetares.

Atë moment e kam si një imazh në mendjen time. Duke qenë se ishte në punë në festën e abetares mami nuk ka qenë e pranishme. E kam si një kujtim të hidhur, mamit nuk i dhanë leje atë ditë. Erdhi nga fundi kur unë kisha mbaruar së recituari dhe kemi qarë pafund.

Asgjë nuk ndodh rastësisht, kjo më ka ndihmuar të eci përpara. Muzika ka qenë dhuratë që mami im dhe Zoti më kanë dhënë. Të dyja bënim dy zëra, këndonim pafund bashkë, të gjitha momentet kemi qenë bashkë?, është shprehur e prekur Xhensila Myrtezaj teksa kujton fëmijërinë e saj të vështirë. / CNA.al

Lajmet e fundit nga