LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy herë më infektiv sesa paraardhësit e tij/ Cilat janë simptomat e variantit Delta?

1 Korrik 2021, 13:42, Lifestyle CNA
Dy herë më infektiv sesa paraardhësit e tij/ Cilat janë

Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHP

Epidemia Covid-19 ka përjetuar një ngadalësim serioz në javët e fundit, por varianti Delta mund t’i japë asaj një jetë të re. Autoritetet rekomandojne një strategji të re të vaksinës kur zbulohet një rast i një varianti.

Kerkojne vaksinim te rrethit te kontaktit pozitiv.

?Cilat janë simptomat e variantit Delta?

?Simptomat e Covid-19 janë të ndryshme nga ato me të cilat jemi mësuar.

??Pacientët kane “dhimbje koke, bllokime të hundës, dhimbje fyti, dhimbje muskulore, disa dhe humbje te shijes.”

??”Mund te kene diarre, gjithashtu.”

??Dhe për të shtuar: “Klima është e nxehtë dhe e thatë këtë sezon, disa mund te kene rrjedhje gjaku nga hunda ose fyti sepse kolliten ose teshtijne më shumë”.

?Sipas Tim Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College London, varianti Delta “duket më shumë si një ftohje në popullatat më të reja dhe njerëzit nuk e kuptojnë atë. Kjo do të thotë që njerëzit mendojnë se kanë një të ftohtë sezonal, kështu që ata vazhdojnë të dalin jashtë për të festuar, dhe kështu paditur mund ta përhapin virusin përreth “.

?Varianti Delta mund të jetë rreth dy herë më infektiv sesa paraardhësit e tij, pra nje  person që e kap atë , eshte në gjendje të transmetojë virusin te rreth gjashtë të tjerë.

?Nuk ka te dhena te jete me vdekjeprures ose me shume se te tjeret.

??Sidoqoftë është e paqartë nëse varianti Delta po bëhet vërtet një sëmundje më e lehtë, ose nëse kjo është thjesht mënyra se si paraqitet Covid-19 tek të rinjtë, njerëzit e shëndetshëm dhe ata që mbrohen prej vaksinimit.

“Shpresa jonë është që sëmundja të ulet”, shpreson Tim Spector, “dhe te jete  thjesht si një i ftohtë i zakonshem”.?

Lajmet e fundit nga