web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kam ardhur të gjej vajzë të virgjër”/ Lindita zbulon debatin me Armandin

26 Qershor 2021, 18:45, Lifestyle CNA

Në puntatën e sotme të emisionit ?Përputhen +40?, është transmetuar takimi i Linditës me Armandin.

Ky takim është pasur me debate në studio, ku Stela ka nxitur Linditën të zbulojë edhe një debat që ka ndodhur në prapaskenë.

Stela dhe Lindita kanë nisur një debat të ashpër për njëri-tjetrin për shkak të takimit që pati me Armandin.

Më pas Lindita ka treguar se debati me Armandin ka ndodhur në kohën kur ai e akuzonte se është puthur me Çimin. Ajo rrëfeu se i kishte thënë se nuk është vajzë e vorgjër, por e divorcuar, ndërsa konkurenti i ishte shprehur se kishte shkuar në emision për të gjetur një vajzë të virgjër.

Debati në studio:

Stela: Me të vërtetë mendon që ka qenë i respektueshëm ndaj teje?

Lindita: Në fillim po. Në takim po. Kujdes kur flet se kemi të bëjmë me disa rrethana. Nuk më intereson backstage.

Stela: Lindita e di mirë se Armando është shprehur në mënyrë shumë të keqe. I ke thënë gjithë fjalët e fundit që fjalori im  nuk e pranon.

Lindita: Ka ndodhur dy muaj më parë.

Stela: Janë gjëra që preket karakteri dhe dinjiteti i një personi.

Lindita: Po më akuzonte për diçka për Çimin dhe i thoja që nuk është e vërtetë. Nuk më ofendoi vetëm mua, por të gjitha femrat e meshkujt. Për një puthje time me Çimin, ke merak që do të ngelesh pa gjë? I thashë nuk jam e virgjër, vij nga një divorc. Ai tha kam ardhur të gjej vajzë të virgjër.

Armando: E hëngre karremin e Stelës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga