LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk ka aftësi si lider”/ Nishani: Basha rrezikon edhe zgjedhjet e ardhshme

15 Qershor 2021, 19:38, Politikë CNA
“Nuk ka aftësi si lider”/ Nishani: Basha rrezikon edhe

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të PD, Bujar Nishani është shprehur se fitorja e Bashës është një tregues që dhe në zgjedhjet e tjera do jemi opozitë.

I ftuar sonte në ABC news ai ka theksuar se me marrjen e kreut të PD për herë të parë Basha është parë si risi, por që në këto tetë vite nuk e ka treguar asnjë moment këtë.

?Në historinë e PD nuk ka pasur asnjë rast që të jetë tre mandate në opozitë dhe me risk të lartë të humbë dhe zgjedhjet e ardhshme.

Që nga dita që Basha ka ardhur në krye të PD unë e kam pa me simpati por e kam pa se ai nuk ka treguar aftësi që të tregojë se është lider, nuk ka një projekt për të konkluduar fitues.

PD nuk e ka garën me LSI por me PS për të dalë fituese. Partia demokratike nuk ka asnjë moment dhe asnjë investim fitues në këto tetë vite?, ka thënë ai./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga