LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji i dekriminalizimit/ Balliu: PD po shpëton institucionet nga kriminelët e PS

15 Qershor 2021, 15:37, Politikë CNA
Ligji i dekriminalizimit/ Balliu: PD po shpëton institucionet nga

Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu u shpreh se se kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij janë rritur shumë ekonomikisht, ndërsa ajo e Shqipërisë ka rënë në kuota dramatike.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Balliu u shpreh se institucionet shqiptare po shpëtojnë nga kriminelët e PS falë ligjit të dekriminalizimit të PD.

?Dekriminalizimi i PD po shpëton institucionet shqiptare nga kriminelët e PS.

I vetmi sukses i Shqipërisë përgjatë këtyre 8 viteve ka qenë procesi i dekriminalizimit të zyrtarëve të lartë, proces i cili largoi kriminelet nga Parlamenti dhe nga Bashkitë. Ky proces fatmirësisht po vijon të ketë sukses.

Dhe këtë sukses Shqipëria e ka nga Partia Demokratike.

Ndërsa sukseset e PS janë suksese të lartgjatësisë së tij por asgjë për Shqipërinë.

Dhe fakti më i qartë është se ekonomikisht Rama dhe ministrat e tij janë rritur, por ekonomia e Shqipërisë ka rënë në kuota dramatike?, tha Balliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga