U përfol për lidhje me ortaken/ Olës nuk i del inati me Muratin: Pse nuk dija asgjë

17 Maj 2021, 18:01, Lifestyle CNA
U përfol për lidhje me ortaken/ Olës nuk i del inati me Muratin:

Prej disa ditësh në media po qarkullon lajmi se djali nga Turqia, Murati, është në një lidhje me ortaken e tij, madje po presin të bëhen edhe prindër.

Ky lajm është mohuar nga konkurenti i emisionit të dashurisë ?Përputhgen?, i cili ka deklaruar se lajmet janë të rreme dhe kanë krijuar shqetësim edhe te ortakja.

Mirëpo vajza për të cilën ai është deklaruar në program, Ola, është ende skeptike dhe nuk e beson shumë për këtë çështje.

Në puntatën e sotme është transmetuar takimi i Muratit dhe Olës, dhe kjo e fundit e ka cekur sërish këtë temë.

Pjesë nga biseda:

Ola: Nuk më ke sqaruar ballë për ballë.

Murat: Ti i ke fajet, nuk më pyete.

Ola: Të kam pyetur me kë je tjetër. Është ortak, është gjysma tjetër që do jesh gjithë kohës në kontakt dhe unë nuk dija asgjë.

Murat: Ti e ke parë dhe i ke thënë produksionit, pse nuk më the mua?

Ola: Se kisha inat. Ti nuk më the që ke hapur sallon.

Murat: Po nuk kam bërë festë.

Ola: Nuk vij për festë unë, vij për ty./ CNA.al

Lajmet e fundit nga