web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtësia e Kavajës në Vetting/ Rënia e kryegjyqtares dhe raporti i zi i DSIK-ut, për kryeprokurorin

4 Mars 2021, 08:15, Vetingu CNA

Gjykatës së Kavajës, Vettingu i ka marrë drejtuesen, ndërkohë edhe drejtuesi i Prokurorisë rrezikon shkarkimin, nga shkalla e dytë e Vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkonte drejtuesen e Gjykatës së Kavajës Entela Shedula, pas gjetjes së pasurive me burime të pajustifikuara si të ligjshme. Komisioni shpalli vendimin e shkarkimit për kryetaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë Entela Shedula në një proces që kishte nisur që më 30 Janar 2020 dhe që ishte ndërprerë në në mars për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

Shkarkimi i kryegjyqtares Shedula erdhi pasi, hetimi administrativ ngriti dyshime mbi një shtëpi trekatëshe në Kavajë, e cila i përket familjes së bashkëshortit të gjyqtares. Shtëpia ishte deklaruar me vlerë 8.2 milionë lekësh. Ndërsa Shedula u hetua nga Vettingu, gjyqtari Osman Aliu shpejtoi të largohej nga sistemi dhe siç u lakua në media qëllimisht për t?i shpëtuar hetimeve të Vettingut.

Më herët gjyqtari Aliu, ishte kallëzuar penalisht për fshehje pasurie si dhe ishte pezulluar nga KLD, por gjykatat e kishin shpallur të pafajshëm.
Kujtojmë se Këshilli i Lartë Gjyqësorë vendosi të rrëzojë një vendim të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë të datës 29 prill 2015 për pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kavajës Osman Aliu, duke e rikthyer në detyrë, por ky i fundit pasi mori pagat e humbura u largua nga sistemi.

Nga ana tjetër Komisioni i Vetingut, ka vendosur të ndërpresë Vetingun për gjyqtarin Osman Aliu dhe t’i heqë të drejtën për t’u kthyer në sistem për 15 vitet e ardhshme, duke e konsideruar largimin e gjyqtarit Aliut, si një dorëhqje nga ana e tij.

Ndërsa, Kryeprokurori i Kavajës, Artan Madani është ende me një këmbë në Vetting. Madani u komnfirmua në detyrë nga KPK, e cila pohoi se prokurori ka burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar pasurinë, nuk është në situatë konflikti interesi, por janë konstatuar disa pasaktësi, që lidhen me vlerën e apartementit që ai ka në pronësi.

Lidhur me fuigurën morale, Komisioni rrëzoi gjetjet e Drejtorisë së Sigurimit të informacionit të Klasifikuar, i cili në raportin e parë konstatonte përshtatshmërinë e prokurorit për të vijuar detyrën. Pasi vetë Madani kishte deklaruar se kishte një vëlla të dënuar në Itali, DSIK, kishte ndryshuar tërësisht qëndrim, duke e cilësuar atë të papërshtatshëm

Por, Komisioneri Publik ka reaguar duke kërkuar shkarkimin nga detyra të drejtuesit te Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani. Tashmë rasti ?Madani? ndodhet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe me 11 Mars 2021, do të zhvillohet seanca gjyqësore. Pjesa më e madhe e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Kavajës, ende nuk kanë dalë në Vetting, por hetimet ndaj tyre tashmë kanë nisur në të tria kriteret.

Më poshtë po sjellim shkrimet mbi pasuritë dhe anën profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kavajës./CNA.al

Nga pasuria tek drejtimi i togave të zeza/ Gjyqtarja që ?refuzoi? trafikantin e drogës

 

Prokurori i denoncuar për mitmarrje/ Si e shpëtoi bashkëshortja-gjyqtare nga drejtësia?

 

Nga ILDKPKI në organin e akuzës/ Prokurori me patundshmëri dhe miliona në bono thesari

 

15 apartamente, lokal, troje dhe makina të shtrenjta/ Prokurori që u ?siguroi? luksin fëmijëve

Makinë dhuratë dhe pa shtëpi/ Pasuria e prokurorit kollovar

Biznese dhe patundshmëri të dyshimta?/ Gjyqtari që ka privatizuar bregdetin e Spillesë

 

Nga Kushtetuesja në Gjykatën e Lartë/ Pasuria e gjyqtarit që ?përplasi? Zaganjorin me KLD

 

Skandali i tokave në bregdet/ Gjyqtarja ?shfryu? Operacionin ?Forca e Ligjit?

 

 

Kryegjyqtarja e skandaleve/ Vilë trekatëshe me të ardhurat vetëm nga paga

Ngec në vetting/ Vila 3 katëshe djeg sërish gjyqtaren Entela Shedula

 

Prokurori si Fond Investimi që shton kursimet/ Deklasifikohet Artan Madani

 





Lajmet e fundit nga