LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokurori si Fond Investimi që shton kursimet/ Deklasifikohet Artan Madani

6 Prill 2019, 11:22, Aktualitet CNA
Prokurori si Fond Investimi që shton kursimet/ Deklasifikohet Artan Madani

Në fillim të vitit 2015, Artan Madani nga Durrësi është transferuar në Prokurorinë e Kavajës. Lëvizja e tij u firmos nga Prokurori i Përgjithshëm në atë kohë, Adriatik Llalla.

Prokurori Madani bën pjesë në listën e 28 prokurorëve dhe gjyqtarëve që do të deklasifikohen plotësisht, nga statusi sekret që kanë patur deri më sot.

Vendimi është marrë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), më 16 Janar 2019.

Bazuar në ligjin nr. 8457, datë 11.2.1999, ?Për informacionin e klasifikuar ?Sekret shtetëror??, i ndryshuar, në vendimin e Këshillit të Ministrave, nr. 662, datë 15.11.2017, ?Për miratimin e rregullores për deklasifikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar ?Sekret shtetëror?? dhe udhëzimin e drejtorit të DSIK-së, nr. 99, datë 13.4.2018 ?Për zbatimin e vendimit nr. 662, datë 15.11.2017 ?Për miratimin e rregullores për deklasifikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar ?Sekret shtetëror??, Komisioni i Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit të Informacionit të Klasifikuar ?Sekret shtetëror? (KDZH) në DSIK ka deklasifikuar informacionet e klasifikuara ?Sekret shtetëror, të desiklasifikojë plotësisht, raportin e Grupit të Punës në DSIK nr. 12424, datë 02.11.2017 ?Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Artan Sulejman Madani?, niveli ?Sekret?.

Me datë 15.03.2018 KPK ka njoftuar se për prokurorin Artan Madani kanë filluar procedurat e rivlerësimit.

CNA.al po sjell pasurinë e tij, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Në deklarimin fillestar të vitit 2003 Madani ka thotë është pronar pronar i një apartamenti banimi 3+1 që kushton 5 500 000 lekë, ndërsa në vitin 2004 dhe 2004 deklaron pagën dhe kursime kesh, 350 000 lekë. Në vitin 2006, ai ka deklaruar se hapur një depozitë bankare, 5 000 dollarë si dhe ka gjendje kursime kesh, 200 000 lekë, ndërsa në vititn  ka hapur një depozitë të re bankare në shumën 600 000 lekë.

Në vitin 2008, kursimet i janë shtuar me 940 000 lekë. Nga viti në vit, duket se i janë shtuar kursimet, edhe në 2009 ai deklaron, gjendje depozitë bankare, shtuar me 3 000 dollarë dhe gjendje kursime kesh, shtuar me 450 000 lekë. As në vitin 2010 nuk  e ka ndryshuar linjës, pasi i ka shtuar kursimet  me 1 000 000 lekë, për të vijuar më tej në vitin 2011  me gjendje kursime kesh, shtuar me 400 000 lekë.

Në vitin 2012, kursimet kesh, i ka shtuar me 600 000 lekë, në vitin 2013  me 500 000 lekë, në vitin 2014 gjendja e kursimeve kesh është shtuar me 400 000 lekë dhe 2 400 000 lekë si dhe ka hapur një fond investimi në vlerën 4 000 000 lekëve.

Në vitin 2015, gjendja e kursime kesh është shtuar me 300 000 lekë, ndërsa në vitin 2016 ka deklaruar vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes.

Deklarimi fillestar viti 2003

Pronar i një ap. banimi 3+1, 5 500 000 lekë.

Rivlerësuar më 22.12.2011 ap. banimi 3+1, 10 933 353 lekë.

Pronar me 100% i një veture, 500 000 lekë.

Shitur në Nëntor 2005 veturë, 500 000 lekë.

Fond Investimi çelur më 29.01.2014, 4 000 000 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 854 972 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 833 491 lekë.

Gjendje kursime kesh, 350 000 lekë.

Shitur në Nëntor veturë, 500 000 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 830 037 lekë.

Gjendje kursime kesh, pakësuar me 350 000 lekë.

Çelur depozitë bankare, 5 000 dollarë.

Gjendje kursime kesh, 200 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 886 403 lekë.

Gjendje depozitë bankare, 5 000 dollarë.

Gjendje kursime kesh, 200 000 lekë.

Çelur depozitë bankare, 600 000 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 206 508 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 181 172 lekë.

Gjendje depozitë bankare, pakësuar me 640 000lekë.

Gjendje kursime kesh, shtuar me 940 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 537 630 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 385 780 lekë.

Gjendje depozitë bankare, shtuar me 3 000 dollarë.

Gjendje kursime kesh, shtuar me 450 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 828 256 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 3 922 lekë.

Gjendje kursime kesh, shtuar me 1 000 000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 3 152 312 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 383 439 lekë.

Gjendje kursime kesh, shtuar me 400 000 lekë.

Gjendje llogarisë së pagës, 1 400 000 lekë.

Rivlerësuar më 22.12.2011 ap. banimi 3+1, 10 933 353 lekë.

Viti 2012

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 500 010 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 643 879 lekë.

Gjendje kursime kesh, shtuar me 600 000 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 388 838 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 508 038 lekë.

Gjendje kursime kesh, shtuar me 500 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 574 812 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 545 816 lekë.

Gjendje kursime kesh, shtuar me 400 000 lekë.

Fond Investimi çelur më 29.01.2014, 4 000 000 lekë.

Gjendje kursime kesh, 2 400 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 589 430 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 558 659 lekë.

Gjendje kursime kesh, shtuar me 300 000 lekë.

Viti 2016

Llogari bankare,  1 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga me bashkëshorten, 2 240  722 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga