web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makinë dhuratë dhe pa shtëpi/ Pasuria e prokurorit kollovar

24 Shkurt 2021, 14:50, Vetingu CNA

Për prokurorin Durim Bedini, Vettingu ka nisur Dhjetorin e vitit 2020.

Bedini ka ushtruar detyrën e prokurorit në Elbasan dhe më vonë në vitin 2008 transferuar në Kavajë, ku ndodhet aktualisht nga Prokurorja e Përgjithshme e asaj kohe Ina Rama. Emri i tij është lakuar në vitin 2019, pas nisjes së hetimeve për vrasjen e ndodhur në banesë të Marsida Qatjas. Në atë ngjarje humbi jetën Dritan Hoxholli, pasi u qëllua nga një efektiv i policisë së burgjeve.

Nuk rezulton që prokurori Durim Bedini të ketë maarrë ndonjë masë ndëshkuese ndër vite dhe thuajse apekti i tij professional ka qenë i heshtur. Sa i përket pasurisë, të ardhurat e prokurorit burojnë nga paga e tij dhe dhe nga të ardhurat e bashkëshortes si notere. Përveç pasurisë së luajtshme si depozita bankare, apo automjete që ka blerë e ka shitur, prokurori Durim Bedini nuk deklaron patundshmëri, te paktën në emër të tij.

Ai deklaron se jeton në shtëpinë e vjehrrës me sipërfaqe 84 metra katror. Këtë pronë e ai deklaron në vitin 2003, bashkë me një automjet BMV me vlerë 0,4 milion lekë, të cilën deklaron se ia kanë dhuruar, por nuk jep më tepër të dhëna.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori i Kavajës Durim Bedini, bazuar në të dhënat e ILDKPKI-së.

Viti 2003
Shtëpi banimi 84 m2, ku zotëron 1/3. Bashkëjeton në banesën e vjehrrës.
Makinë BMV me vlerë 0,4 milion lekë. Dhurate nuk e thorë emrin apo lidhjen me personin që ia ka dhuruar.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 158 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si notere, 1 000 000 lekë.

Viti 2004
Depozitë kursimi-nuk kuptohet shifra.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 220 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si notere, 1 500 000 lekë.

Viti 2005
Depozitë bankare, 1 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 529 904 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si notere, 2 000 000 lekë.

Viti 2006
Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues me bashkëshorten, 2 373 465 lekë.
Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues, 1 244 626 lekë.
Shitur automjeti BMV, 400 000 lekë.
Depozitë bankare 2 000 paund dhe 3 000 euro.
Depozitë bankare, 213 189 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 538 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si notere, 3 500 000 lekë.

Viti 2007
Llogari bankare me vlerë, 730 000 lekë, 69 839 lekë, 97 000 lekë dhe 146 euro.
Këmbyer 13 000 euro, 3 000 paund dhe 4500 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 598 684 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si notere, 3 500 000 lekë.

Viti 2008
Blerë autoveturë, 5 800 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë dhe në Elbasan, 1 123 460 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si notere, 3 243 850 lekë.
Depozita bankare në emër të bashkëshortes, 1 500 dollarë, 3 000 dollarë, -10 500 euro, -18 440 euro.
Tërhequr nga bashkëshortja, 12 300 euro, 2 250 000 lekë dhe 1 498 140 lekë.
Llogari e bashkëshortes, 1 288 100 lekë.
Interesa të depozitës bankare të bashkëshortes, 84 360 lekë.

Viti 2009
Blerë automjet Benz me vlerë 1 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 180 487 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si notere, 2 810 500 lekë.
Tërhequr nga bashkëshortja 3 000 euro.
Shpenzime, 900 000 lekë.

Viti 2010
Blerë automjet 125 000 lekë.
Shitur automjeti 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 427 207 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si notere, 2 201 303 lekë.
Tërhequr nga bashkëshortja 6 000 euro dhe 2 500 dollarë.

Viti 2011
Shitur automjeti 10 500 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 564 642 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si notere, 2 101 358 lekë.
Blerë në Gjermani, autoveturë nga bashkëshortja, 3 700 euro.
Shpenzime për transportin e mjetit, 1 500 euro.
Depozitë bankare 1 174 000 lekë.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 554 373 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si notere, 2 097 593 lekë.

Viti 2013
Shitur autovetura 3 000 euro.
Blerë autoveturë, 1 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 135 771 lekë dhe bonus transporti 70 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si notere, 3 184 449 lekë.
Bashkëshortja ka shitur automjetin 1 200 000 lekë.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 341 911 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si notere, 3 610 101 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 321 632 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si notere, 4 011 797 lekë.
Depozitë kursimi e bashkëshortes, 5 586 842 lekë.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 381 250 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si notere, 2 504 019 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga