Connect with Us

Nga ILDKPKI në organin e akuzës/ Prokurori me patundshmëri dhe miliona në bono thesari

Vetingu

Nga ILDKPKI në organin e akuzës/ Prokurori me patundshmëri dhe miliona në bono thesari

Publikuar

-

Për prokurorin e Kavajës Gëzim Çopa, hetimet-Vetting kanë nisur në Dhjetor të vitit 2020.

Çopa ka hyrë në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në Tiranë dhe më pas ka kaluar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive si inspektor dhe më tej sekretar i përgjithshëm.

Në vitin 2015 është emëruar prokuror në Pukë dhe një vit më vonë është transferuar në Kavajë. Në aspektin profesional Çopa nuk rezulton të jetë lakuar as negativisht apo pozitivisht.

Sa i përket pasurisë, ai deklaron disa patundshmëri, si trojem tokë, arë, garazhe dhe banesa. Bëhet fjalë për prona të trashëguara por edhe të blera ndër vite. Të ardhurat e tij burojnë, sigurisht nga paga e tij, nga paga e bashkëshortes që ka ushtruar profesionin e oficeres së kredisë dhe më pas ka punuar në Postën Shqiptare në Tiranë.

Gjithashtu të ardhura deklaron edhe nga qiraja e një shtëpie të blerë në Tiranë. Pavarësisht pastundshmërive të tëra dhe parave të fituara nga shitja e disa prej tyre, prokurori deklaron edhe disa kredi, që më e madhja shkon në 40 000 euro.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Gëzim Çopa.

Viti 2005
Dy shtëpi banimi në fshat që kushtojnë 10 000 dollarë dhe 30 000 dollarë.
Tpkë bujqësore, 12 000 m2, ku zotëron 25 %.
Llogari me vlerë 3 000 000 lekë.
Makinë 6 000 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si opgj, në Tiranë, 520 800 lekë.
Qira nga shtëpia, 36 000 dollarë.

Viti 2009 (Deklarata fillestare)
Pemishte me truall 5 678 m2, nga e cila 300 m2 truall dhe banesë 90 m2 ndrëtuar në vitin 1950. Trashëguar nga prindërit.
Shtëpi me sipërfaqe 432 m2, truall 600 m2, ndërtuar në vitin 1996 me vlerë 40 000 dollarë.
Tokë bujqësore 3 682 m2 nga e cila janë 300 m2 truall dhe 56 m2 ndërtim në Durrës, blerë në vitin 2002 për 480 000 lekë.
Ap banimi 174 m2 dhe dy garazhe blerë në vitin 2008 për 130 000 euro. Burimi: Shitur tokë arë 2 717 m2, në të cilën është fusha e mini futbollit dhe lokali me sipërfaqe 1 400 m2 për 95 000 euro dhe me kredi 35 000 euro.
Tokë bujqësore dhe ullishte 3 500 m2.
Tokë arë 2 000 m2.
Tokë arë dhe pemëtore 2007 m2.
Tokë bujqësore 2 717 m2, blerë në vitin 2003.
Depozitë bankare 7 000 000 lekë.
Autoveturë Golf 4 me vlerë 500 000 lekë.
Llogari bankare 5 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si opgj, në Tiranë, 25 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si oficere kredie, 35 000 lekë.
Kredi 40 000 euro. Pa shlyer 38 700 euro.
Detyrim për blerje ap me vlerë 5 000 euro.
Pasuria e bashkëshortes
Tokë bujqësore 2 000 m2 në fshatin Rinia.
Depozitë bankare, 3 000 000 lekë.
Autoveturë Golf 2 me vlerë 300 000 lekë.
Depozitë bankare, 500 000 lekë.
Viti 2009 (Deklarata vjetore)
Blerë garazh 21.2 m2 me vlerë 18 000 euro. Paguar 8 000 euro.
Bono thesari me vlerë 7 000 000 lekë.
Tërhequr nga llogaria bankare 7 000 000 lekë dhe 5 000 euro.
Gjendje kesh 600 000 lekë.
Llogaria e pagës me vlerë 458 484 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si inspector në ILDKPKI, 1 205 535 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si oficere kredie, 1 053 887 lekë.
Të ardhura nga shitja e bonove të thesarit, 584 312 lekë.
Kredi 40 000 euro. Pa shlyer 37 100 euro.
Detyrim për blerjen e garazhit, 10 000 euro.
Shpenzime për shkollën e djalit, 1 200 euro.
Shlyerje (nuk e thotë se ndaj kujt), 3 000 euro.
Pakësim i depozitës bankare të bashkëshortes, 1 000 000 lekë.
Mbyllur depozita e bashkëshortes me vlerë 500 000 lekë.

Viti 2010
Shtuar tokë truall me sip 28 104 m2.
Llogari page, 540 000 lekë.
Gjendje kesh në emër të bashkëshortes 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si inspektor në ILDKPKI, 1 387 623 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si Drejtore e Drejtorisë së shërbimeve mbështetëse në filialin e Postës Shqiptare, 728 000 lekë.
Interesa nga bono thesari, 511 129 lekë.
Interesa nga llogaria e bashkëshortes, 120 000 lekë.
Të ardhura nga pensioni i nënës, 48 396 lekë.
Kredi në shumën 45 000 euro. Pa shlyer 37 676 euro.
Shlyerje detyrimi për arsimin e dy djemve, 4 098 euro.
Pakësim i depozitës së bashkëshortes me 1 000 000 lekë.

Viti 2011
Shtuar bono thesari me vlerë 3 000 000 lekë.
Pakësuar gjendja e llogarisë rrjedhëse, -540 000 lekë.
Pakësuar gjendja kesh -750 000 lekë.
Gjendje, kursime në shumën 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues në ILDKPKI, 1 319 713 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si Drejtore e Drejtorisë së shërbimeve mbështetëse në filialin e Postës Shqiptare, 728 000 lekë.
Interesa nga bono thesari, 683 000 lekë.
Interesa nga llogaria e bashkëshortes, 34 000 lekë.
Të ardhura nga pensioni i nënës, 48 396 lekë.
Kredi në shumën 45 000 euro. Pa shlyer 36 445 euro.
Shlyerje detyrimi për arsimin e dy djemve, 4 602 euro.
Mbyllur llogaria e bashkëshortes dhe kaluar në bono thesari shuma 1 000 000 lekë.

LEXO EDHE:  Reagon babai i ish-shefit të kabinetit të Haxhinastos/ Sulmet ndaj meje, politike

Viti 2012
Llogari bankare 21 000 euro, krijuar nga shitja e tokës.
Të ardhura nga bono thesari, 684 353 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues në ILDKPKI, 1 267 309 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si Drejtore e Drejtorisë së shërbimeve mbështetëse në filialin e Postës Shqiptare, 780 000 lekë.
Të ardhura nga pensioni i nënës, 520 000 lekë.
Kredi në shumën 45 000 euro. Pa shlyer 36 445 euro.
Shlyerje detyrimi për arsimin e dy djemve, 4 671 euro.

Viti 2013
Shitur tokë bujqësore 1 750 m2, me vlerë 210 000 euro.
Shtuar bono thesari në 22 000 000 lekë.
Llogari me vlerë 2 000 000 lekë.
Blerë makinë Audi 22 000 euro. Shitur pas një aksidenti në shumën 990 000 lekë.
Llogari bankare 3 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues në ILDKPKI, 249 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Posta Shqiptare, 746 778 lekë.
Të ardhurat nga interesat e bonos së thesarit, 1 607 000 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare 49 000 lekë.
Kredi në shumën 45 000 euro. Pa shlyer 33 660 euro.
Shlyer detyrimi për garazhin 10 000 euro.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues në ILDKPKI, 170 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Posta Shqiptare, 124 000 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Pukë, 168 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Posta Shqiptare, 136 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit në OSSHE, 144 998 lekë.
Të ardhura nga obligacionet 423 000 lekë.
Të ardhura (nuk e thotë nga ), 94 300 lekë.
Kredi 40 000 euro. Pa shlyer 30 156 lekë.
Kredi marrë nga djali 1 000 000 lekë. Pa shlyer 844 000 lekë.

Viti 2006
Pakësuar llogaria me 1 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 001 916 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Posta Shqiptare, 804 180 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si jurist në OSSHE, 869 900 lekë.
Interesa nga obligacionet, 846 000 lekë.
Të ardhura…612 000 lekë.
Kredi 40 000 euro. Pa shlyer 28 486 lekë.
Sigurim jetë 1 040 euro.
Overdraft 250 000 lekë.
Kredi konsumatore në emër të bashkëshortes, në shumën 310 000 lekë. Pa shlyer 248 000 lekë.
Kredi marrë nga djali 1 000 000 lekë. Pa shlyer 926 000 lekë.

Viti 2017
Shitur tokë, 200 m2 me vlerë 300 000 lekë.
Shitur makina Mercedez Benz, 7 500 euro.
Pakësuar llogaria me 1 000 000 lekë.
Gjendja kesh 2 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 001 916 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Posta Shqiptare, 903 500 lekë.
Shpërblim bashkëshortes nga angazhimi në Komitetin e Kontrollit SHKK “Alber kredi”, 55 250 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si jurist në OSSHE, 869 900 lekë.
Të ardhura… 490 000 lekë.
Interesa nga obligacionet, 846 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e banesës në Tiranë, 1 050 euro.
Kredi 40 000 euro. Pa shlyer 26 501 lekë.
Sigurim jetë 1 040 euro.
Kredi konsumatore në emër të bashkëshortes, në shumën 310 000 lekë. Pa shlyer 106 000 lekë.
Kredi marrë nga djali 1 000 000 lekë. Pa shlyer 816 000 lekë.

Viti 2018
Blerë makinë Volvo XC 60 me vlerë 13 500 euro.
Pakësuar llogaria me 8 000 000 lekë.
Shitur 1 000 m2 tokë, për 25 000 euro.
Gjendje kesh 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 1 001 916 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Posta Shqiptare, 900 228 lekë.
Shpërblim bashkëshortes nga angazhimi në Komitetin e Kontrollit SHKK “Alber kredi”, 123 250 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si jurist në OSSHE, 869 900 lekë.
Të ardhura… 273 000 lekë.
Interesa nga obligacionet, 846 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e banesës në Tiranë, 287 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna në një kompani në USA, 55 000 dollarë.
Kredi 40 000 euro. Shlyer.
Sigurim jetë 1 040 euro.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 171 173 lekë.
Kredi konsumatore në emër të bashkëshortes, në shumën 310 000 lekë. Shlyer.
Kredi marrë nga djali 1 000 000 lekë. Shlyer.
Kredi e marrë nga djali 2 000 000 lekë. Pa shlyer 1 853 000 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Mbeti jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet/ KPA “rrëzoi” bashkëshorten e Denar Bibës

Publikuar

-

Nga

Mbeti jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet/ KPA "rrëzon" bashkëshorten e Denar Bibës

Nga Edmond Hoxhaj*

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar si të pabazuar pretendimet e ish-këshilltares ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Elona Kana, për të cilën Komisioni vendosi më 3 shkurt 2020 të ndërpresë procesin e rivlerësimit dhe i hoqi të drejtën për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Kana pretendonte në ankim se ishte larguar nga Shkolla e Magjistraturës dhe nuk kishte dhënë dorëheqje sipas nenit G të Kushtetutës. Sipas saj për këtë rast kishte boshllëk ligjorë dhe KPK nuk do duhej të dilte me vendim.

Trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari, i kujton Kanës në vendimin e zbardhur se vendi në Shkollën e Magjistraturës e kishte marrë si këshilltare ligjore e Gjykatës së Lartë.

Përkundër pretendimit të saj se kishte boshllëk, ishte parashikuar shprehimisht në ligj se për këshilltarët që nuk e kalonin procesin, ndërpritej edhe mundësia e vijimit të Shkollës së Magjistraturës.

Elona Kana, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën e Lartë.

Në maj të 2018-ës, ajo iu nënshtrua testimit për vlerësimin e aftësive profesionale për subjektet e rivlerësimit ex officio, të zhvilluar nga Shkolla e Magjistraturës. Pas kalimit me sukses të testimit, Kana zgjodhi të ndjekë programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, në profilin “gjyqtar”.

Pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi përfundimin e hetimit administrativ për të tria kriteret e vlerësimit për Kanën, e ftoi atë në seancë dëgjimore.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 2 tetor 2019, Elona Kana kërkoi përjashtimin e relatores së çështjes, Xhensila Pine, kërkesë që u rrëzua si e pabazuar në ligj e prova nga një trupë tjetër gjyqësore e KPK.

Kana ngriti dyshime për ndikim politik të Pines në qëndrimin ndaj saj, duke u shprehur se relatorja e çështjes ishte zgjedhur nga Partia Demokratike. Ajo e lidhi ndikimin politik me funksionin e bashkëshortit të saj, Denar Biba si nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, Kana e mbështeti kërkesën edhe me ndjesinë e saj se nuk ishin marrë parasysh provat dhe dokumentet e dorëzuara në lidhje me udhëtimet e punës, si dhe të ardhurat.

Pak ditë pas seancës dëgjimore, subjekti i rivlerësimit i paraqiti Këshillit Drejtues dhe Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës dorëheqjen me shkrim nga vazhdimi i mëtejshëm i procesit akademik, duke vënë në dijeni edhe Komisionin për këtë veprim të sajin.

KPK riçeli hetimin për verifikimin e dorëheqjes duke e thirrur sërish Kanën në seancë dëgjimore më 30 janar 2020, për t’u dëgjuar. Pasi subjekti zgjodhi të mos ishte e pranishme, Komisioni e zhvilloi seancën dëgjimore në mungesë të saj dhe vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar dhe t’i heqi të drejtën për emërimin e saj në pozicione të caktuara në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Në ankim, Kana pretendon se vendimi i Komisionit është i paligjshëm dhe i paarsyetuar dhe se vjen në kundërshtim me parimet e përgjithshme të të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Kushtetuta dhe nga KEDNj-ja.

Ajo e konsideron të gabuar zbatimin në rastin e saj, të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, që parashikon sanksionin për ndalimin e emërimit në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare, kur subjekti i rivlerësimit dorëhiqet.

Subjekti i rivlerësimit, pretendon se Komisioni gjendej përpara një boshllëku ligjor dhe se ishte në pamundësi për të dhënë vendim përfundimtar, pasi në momentin e dorëheqjes, ajo ka qenë studente e Shkollës së Magjistraturës dhe nuk gëzonte asnjë status tjetër në kuptim të legjislacionit.

Kana argumenton se nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ndihmëses ligjore në Gjykatën e Lartë në kuptim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ku parashikohet sanksioni që i heq subjektit të rivlerësimit të drejtën e emërimit në institucionet e drejtësisë. Ajo thekson se është larguar nga detyra në zbatim të nenit 165 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ku parashikohen dispozitat kalimtare për ndihmësit ligjorë.

Kana pretendon se, në rastin e saj, as Kushtetuta dhe as legjislacioni nuk ka parashikuar se çfarë vendimi do të duhet të marrin institucionet e rivlerësimit për ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë, apo për subjekte të tjera që vazhdojnë Shkollën e Magjistraturës, kur dorëheqjen nga detyra për shkak të së cilës u bënë subjekte rivlerësimit. Sipas saj, Komisioni e kishte të pamundur për të dhënë vendim pasi ajo nuk gëzonte asnjë status pas dorëheqjes së dhënë.

Pasi analizon procedurën e ndjekur në Komsion për rivlerësimin e Kanës, Kolegji sjell në vëmendje se ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë përfshihen në kategorinë e subjekteve që i nënshtrohen procesit të rivlerësimit ex officio, në vijim të parashikimeve kushtetutese dhe ligjore, ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët.

LEXO EDHE:  Tahiri dhe Rama të inkriminuar/ Ja apeli opozitës për Prokurorinë

LEXO EDHE:  "Doshi"/ Monika Kryemadhi dëshmon sonte në Prokurori

Në mënyrë të shprehur, ligjvënësi i ka kategorizuar ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë si subjekte të rivlerësimit”, vëren Kolegji.

Trupi gjykues i KPA, argumenton se subjektet e rivlerësimit ex officio, ndër të cilat edhe Kana, përfituan lehtësira ligjore për të ndjekur programin e trajnimit dyvjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Ndryshe nga procedura e zakonshme e programit trevjeçar që ndjek Shkolla e Magjistraturës për studentët që vijnë nga jashtë sistemit, për këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë është përcaktuar të jetë dy vjet. Këto subjekte rivlerësimi, nuk përfitojnë bursë sikurse ndodh në rekrutimet e zakonshme, por marrin pagë barabartë me atë të pozicionit të tyre respektiv.

Ligji nr. 96/2016, në nenin 165 nuk parashikon humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit ex officio për shkak të ndjekjes së programit të formimit profesional në Shkollën e Magjistraturës, përkundrazi. Gjuha dhe fryma e dispozitave që rregullojnë procesin e rivlerësimit, dhe sidomos neni 165, pika 8 e ligjit nr. 96/2016, përcaktojnë që moskalimi me sukses i procesit të rivlerësimit përbën shkak për ndërprerjen e programit akademik në Shkollën e Magjistraturës”, evidentohet në vendim.

Trupi gjykues vëren se, përkundër nga çfarë pretendon Kana, gjatë procesit të rivlerësimit nuk ka paraqitur në asnjë moment kërkesë ku të parashtrojë pretendimin se nuk duhej t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit, pasi nuk përfshihej më në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit duke qenë se ishte studente pranë Shkollës së Magjistraturës.

Kolegji konstaton se akti i dorëheqjes nga Kana para vitit të dytë të programit të formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës ka ndodhur pas ndërprerjes së seancës dëgjimore, që është një fazë që i paraprin marrjes së vendimit nga ana e Komisionit.

Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës”, konstaton Kolegji.

KPA e quan të pabazuar edhe pretendimin tjetër të Kanës se, ndalimi për 15 vite cënon të drejtën kushtetuese për punë, si dhe është në kundërshtim me parimin e proporcionalitetit pasi KPK ka vendosur masë penalizuese të njëtrajtshme për cilindo subjekt kur ndërpritet procesi i rivlerësimit, pa marrë parasysh specifikat rast pas rasti.

Kana ankohet edhe mbi formulimin e nenit G të Aneksit të Kushtetutës, duke pretenduar se bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës pasi parashikon një dënim fiks, shumë herë më të rëndë se dënimi penal dhe se në mënyrë jo proporcionale vendos trajtim të barabartë për subjekte krejtësisht të pabarabarta.

Kolegji thekson se kushtetutshmëria e parimeve mbi të cilat është bazuar procesi i rivlerësimit, nuk është objekt diskutimi i kësaj çështjeje. Në vijim, duke ju referuar edhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, trupi gjykues vlerëson se parashikimi i nenit G të Aneksit të Kushtetutës është i qartë në frymën dhe gjuhën e tij, ku parashikohet se dhënia e dorëheqjes sjell ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe sanksionon ndalimin prej 15 vitesh për të kryer detyra të caktuara në sistemin e drejtësisë.

Trupi gjykues i KPA vëren se në dritën e qëllimit për të cilin është ngritur sistemi i rivlerësimit, ndalimi i ushtrimit të detyrave në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, nuk është disproporcional, për sa kohë shteti legjitimohet të sanksionojë ndalime të caktuara në fusha të caktuara të funksioneve publike.

Në vendim thuhet se pretendimi i subjektit bie ndesh edhe me kriteret e përcaktuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GjEDNj-ja dhe sillet në vëmendje çështja “Niadin kundër Rumanisë”.

Gjykata vëren se shteti nuk ka vendosur ndalime mbi punësimin e ardhshëm të kërkuesit”, citohet argumenti i GjEDNj në vendimin e KPA.

Më tej, trupi gjykues i Kolegjit vëren se nga ana e Komisionit rezulton të jenë respektuar parimet e procesit të rregullt ligjor, duke i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit për të ushtruar të drejtat bazuar në parimin e kontradiktorialitetit, për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, përpara marrjes së vendimit.

KPA lë në fuqi vendimin e KPK/ Bashkëshortja e Denar Bibës ngelet jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Huatë nga prindërit “fundosin” gjyqtaren Alma Hicka

Publikuar

-

Nga

Huatë nga prindërit “fundosin” gjyqtaren Alma Hicka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqatren Alma Hiçka.

KPK relatoi për së dyti mungesën e dokumentimit të të ardhurave të prindërve si dhe dyshimet për një rast të konfliktit të interesit, ndërkohë që kandidatja për Gjykatën e Lartë, Alma Hicka kërkoi konfirmimin në detyrë.

Në seancën e dytë dëgjimore të zhvilluar të mërkurën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me kandiaten për Gjykatën e Lartë, Alma Hicka, u relatuan sërish mungesa të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive, si dhe një rast konflikti interesi gjatë kohës që ajo ushtronte detyrën e Avokates së Shtetit.

Relatorja Xhensila Pine vuri në dukje në relatim se Hicka kishte marrë tre hua nga prindërit e saj. Huaja e parë prej 250 mijë lekë ishte marrë në vitin 2003 për blerjen e një makine. E dyta në shumë 13 mijë euro ishte marrë për blerjen e një makine në vlerën 23.900 euro në vitin 2010. Huaja e tretë në shumën 4.2 milionë lekë ishte marrë në vitin 2015 për të financuar këstet e një apartamenti 90 mijë euro të blerë në Tiranë

LEXO EDHE:  ILDKPKI/ 186 gjoba në 2017 për zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë por edhe për…

LEXO EDHE:  ILDKPKI/ 186 gjoba në 2017 për zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë por edhe për...

Pine tha në të tre rastet se huatë ishin deklaruar në deklarimet periodike, por nuk ishin deklaruar në deklaratën veting. Ajo tha se për këtë i ishin kërkuar shpjegime Hickës.
Po ashtu Pine vuri në dukje se të ardhurat e dokumentuara të prindërve nuk ishin të mjaftueshme për të financuar asnjë nga këto hua.

Duke iu referuar huasë prej 4.2 milionë lekë për apartamentin, Pine tha se nga analiza financiare rezultonte se prindërit e subjektit pa llogaritur shpenzimet e jetesës kishin pasur deri në atë periudhë më pak të ardhura të ligjshme se vetë huaja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK jep vendimin për Elisabeta Imerajn

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarurr i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imerajn.

Elisabeta Imeraj është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës që prej gushtit të vitit 2018.
Ajo u komandua në atë post pas shkarkimit prej KPK-së të ish-prokurorit, Dritan Rreshka. Imeraj që më herët ka qenë prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Trupa gjykuese e KPK-së që kreu vlerësimin për Imerajn përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: