Connect with Us

Biznese dhe patundshmëri të dyshimta?/ Gjyqtari që ka privatizuar bregdetin e Spillesë

Shëndeti

Biznese dhe patundshmëri të dyshimta?/ Gjyqtari që ka privatizuar bregdetin e Spillesë

Publikuar

-

Iku nga frika e Vettingut/ “Rebelohet sheiku”, Agim Bendo ndaj KPK-së

Luan Lusha është zgjedhur kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Kavajë.

Për Lushën hetimet-Vetting kanë nisur që në vitin 2019, por ende nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka një datë për seancën dëgjimore.
Gjyqtari Luan Lusha nuk është një emër i panjohur për opinionin publik. Në vitin 2018 ai ka pranuar kërkesën për prokurorisë për të shqyrtyar të ashtuquajturën “Dosjen e Spillesë”, ku bëhet fjalë për abuzime e falsifikime me pronat në bregdet.

Nga ana tjetër rezuton që gjyqtari Lusha, është vetë pronar në Spille, ku ka ngritur një stacion plazhi siç e quan ai, që në realiteti bëhet fjalë për një resort turistik. Kështu përveçse eksponentëve të Partisë Socialiste në Kavajë një nga përfituesit e pronave në Spille të Kavajës është edhe gjyqtari Luan Lusha.

Pasuria e tij në bregdet është marramendëse nga Golemi në Spille dhe sigurisht edhe në Kavajë. Ai deklaron patundshmëri të tërë, si tokë, arë, truall apo pyll në Golem. Duke qenë se u jemi referuar vetëm deklaratave të ILDKPKI-së, nuk dihet, nëse këto deklarime pronash janë të vërteta, pranë janë arë, truall, pyll tokë bujqësore, apo kemi të bëjmë me sipërfaqe bregdetare të deklaruara me emërtime të tjera apo thënë ndryshe me falsifikime.

Të ardhurat gjyqtari Lusha i ka nga paga e tij, nga aktvitetet bujqësore dhe blegtora, nga një biznes i bashkëshortes në Kavajë, dhe nga aktiviteti privat në plazh, prej të cilit, deklarojnë të ardhura edhe fëmijët.

Këta të fundit duket se kanë qenë me fat dhe sa i përkt punësive, pasi të gjithë janë rehatuar në punë shteti dhe ndër të tjera rezultojnë pronarë apartamentesh e makinash.

Më poshtë po sjellim pasurinë e gjyqtarit Luan Lusha.

Viti 2003
Tokë, truall 200 m2, ku zotëron 25 %.
Arë, 100 m2, ku zotëron 25 %.
Ndërtesë banimi 43 m2, ku zotëron 50 %.
Tokë arë me sip, 1265 m2, 1647 m2, 1370 m2, 3 634 m2, 2480 m2, ku zotëron nga 25 % dhe 300 m2, ku zotëron 50 % me vlerë 200 000 lekë.
Magazinë e ndërtuar para vitit 1990 me sip 218.7 m2, me vlerë 800 000 lekë.
Benz me vlerë 0, 4 milion lekë.
Llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes me vlerë 1 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kavajë, 62 408 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga një aktivitet privat, dyqan, 500 000 lekë.

Viti 2004
Tokë bujqësore, 580 m2, në Spille, Kavajë, me vlerë 1 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kavajë, 788 424 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga një aktivitet privat, dyqan, 1 700 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 300 000 lekë.

Viti 2005
Shtesë, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kavajë, 847 552 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga një aktivitet privat, dyqan, 1 500 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 600 000 lekë.

Viti 2006
U pakësua në 200 m2 truall, 143 m2 arë, dhe 43 m2 ndërtesë.
Shtuar 500 m2 arë në Kavajë.
Shtuar 82 38 m2 pyll në Golem, me vlerë 50 000 lekë.
Të njëjtën sipërfaqe prone e ka deklaruar sërish, por nuk sqaron ka blerë tjetër apo ka shitur atë që kishte me vlerë 110 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kavajë, 1 131 521 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga një aktivitet privat, dyqan, 2 000 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 400 000 lekë.

Viti 2007
U shtua 64 m2 arë në Golem me vlerë 50 000 lekë.
92 m2 arë në Golem, Kavajë me vlerë 70 000 lekë.
120 m2 arë në Golem, Kavajë me vlerë 80 000 lekë.
82.38 m2 pyll në Golem me vlerë 150 000 lekë.
Kontejner banimi me vlerë 150 000 lekë.
50 çadra me shezllone në plazh për ti dhënë me qira, me vlerë 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kavajë, 884 921 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga një aktivitet privat, dyqan, 4 540 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga biznesi në fushën e shërbimeve sezonale në Golem, 2 000 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 400 000 lekë.
Të ardhura të Betim Lushës nga shërbimi me çadra e shezllone në plazh me vlerë 200 000 lekë.

Viti 2008
Lokal në Spille me vlerë 1 200 000 lekë.
Çadra dhe shezllone, 200 000 lekë.
Investim për ujitje me vlerë 276 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kavajë, 1 071 238 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga një aktivitet privat, dyqan, 908 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga biznesi në fushën e shërbimeve sezonale në Golem, 600 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes dhe të familjarëve të tjerë nga biznesi në fushën e shërbimeve sezonale në Golem, 200 000 lekë.
Të ardhura të Betim Lushës nga shërbimi me çadra e shezllone në plazh me vlerë 200 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 400 000 lekë.
Shtuar depozitat bankare me 71 000 lekë dhe 63 760 lekë.

Viti 2009
Blerë autoveturë Benz, me vlerë 3 000 euro, të cilën ua ka dhuruar djemve që studiojnë në Tiranë.
Investim në biznesin familjar në Spilled he në shezllone e çadra, 1 000 000 lekë.
Investim në bono thesari në vlerën 1 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kavajë, 973 211 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga një aktivitet privat, dyqan, 980 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga biznesi në fushën e shërbimeve sezonale në Golem, 600 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes dhe të familjarëve të tjerë nga biznesi në fushën e shërbimeve sezonale në Golem, 200 000 lekë.
Të ardhura të Betim Lushës nga biznesi, bar restorant në Spille me vlerë 1 400 000 lekë.
Të ardhura të Betim Lushës nga shërbimi me çadra e shezllone në plazh me vlerë 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore dhe blegtoria 300 000 lekë.
Interesa nga depozita bankare 120 000 lekë.
Interesa nga bono thesari, 70 000 lekë.
Interesa të depozitës së bankare të bashkëshortes 86 000 lekë.
Subjekti deklarues ka shitur makinën ne shumën 600 000 lekë.

Viti 2010
Investim me bono thesari, 1 000 000 lekë.
Investim ne biznesin familjar, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kavajë, 1 097 544 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga një aktivitet privat, dyqan, 980 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga biznesi në fushën e shërbimeve sezonale në Golem, 600 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes dhe të familjarëve të tjerë nga biznesi në fushën e shërbimeve sezonale në Golem, 300 000 lekë.
Të ardhura të Emin Lushës nga biznesi familjar, 1 000 000 lekë.

Të ardhura të Betim Lushës nga shërbimi me çadra e shezllone në plazh me vlerë 1 300 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore dhe blegtoria 300 000 lekë.

Interesa nga depozita bankare 69 842 lekë dhe 75 419 lekë.
Interesa të depozitës së bankare të bashkëshortes 117 347 lekë.

Viti 2011
Investim në Bono thesari, 1 400 000 lekë.
Blerë makinë Benz, nga djali Emin Lusha, me vlerë 3 500 euro.
Blerë makinë Benz, nga djali Emin Lusha, me vlerë 200 000 lekë.
Shpenzime për riparimin e makinës Benz, nga djali Betim Lusha, me vlerë 450 000 lekë.
Investim në bizneset e familjes, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kavajë, 1 197 048 lekë.
Të ardhura nga prodhimet bujqësore, 300 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga biznesi privat në Kavajë, me xhiro vjetore, 4 118 400 me fitim 900 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga aktiviteti familjar privat sezonal në Golem, 600 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga aktiviteti familjar privat sezonal për çadra e shezllone në Golem me vlerë 300 000 lekë.
Të ardhura trë djalit Emin Lusha nga Bar Piceri me vlerë 1 000 000 lekë.
Të ardhura trë djalit Emin Lusha nga aktiviteti serzonal familjar, çadra e shezllone, në Spille me vlerë 1 300 000 lekë.
Interesa të subjektit deklarues nga bono e thesarit, 128 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga interesa të depozitës bankare, 80 170 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga interesa të depozitës bankare, 103 524 lekë.
Teprica nga viti paraardhës, 1 000 000 lekë.

Viti 2012
Investim në bono thesari, 2 400 000 lekë.
Investim në fond investimi, 1 905 497 lekë.
Blerë makina Benz nga bashkëshortja me vlerë 200 000 lekë.
Blerë tokë bujqësore, 1 890 000 lekë.
Shpenzime në bizneset e familjes, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kavajë, 1 082 143 lekë.
Të ardhura nga prodhimet bujqësore, 300 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga biznesi privat në Kavajë, me xhiro vjetore, 4 000 0000- 5 000 000 me fitim 1 000 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga aktiviteti familjar privat sezonal për çadra e shezllone në Golem me vlerë 1 400 000 lekë.
Të ardhura trë djalit Emin Lusha nga Bar Piceri me vlerë 1 500 000 lekë.
Të ardhura trë djalit Emin Lusha nga aktiviteti serzonal familjar, çadra e shezllone, në Spille me vlerë 1 300 000 lekë.
Interesa të subjektit deklarues nga bono e thesarit, 139 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga interesa të depozitës bankare, 120 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga interesa të depozitës bankare, 98 053 lekë dhe 63 889 lekë.
Teprica nga viti paraardhës, 1 000 000 lekë.

LEXO EDHE:  “Përplasen” komisionet e Vettingut/ KPA u jep shpresa të shkarkuarve

Viti 2013
Shpenzime për blerjen e tre ndërtesave, magazinë, 1 470 000 lekë.
Shpenzime në biznesin e familjes, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kavajë, 1 143 863 lekë.
Të ardhura nga prodhimet bujqësore, 300 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga biznesi privat në Kavajë, 1 000 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga aktiviteti privat sezonal ambulant në Golem me vlerë 150 000 lekë.
Interesa të subjektit deklarues nga bono thesari dhe fondi i investimit, 318 726 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga interesa të depozitës bankare, 63 889 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga interesa të depozitës bankare, 103 000 lekë.
Të ardhura të Betim Lushës nga KQZ, 124 158 lekë.
Të ardhura të Betim Lushës si avokat, 203 946 lekë.
Të ardhura të Emin Lushës nga Drejtoria e Sherbimit të Provës, 318 907 lekë.
Të ardhura te Emin Lushës nga aktiviteti privat sezonal në Spille, 1 400 000 lekë.
Të ardhura te Emin Lushës nga aktiviteti privat sezonal, çadra, shezllone në Spille, 1 300 000 lekë.

Viti 2014
Kontratë porosie për shtëpi banimi në Tiranë, (nuk e thotë vlerën e plotë, kësti i parë, 16 700 euro.
Bashkëshortja ka dhënë hua 2 00 000 lekë.
Investim në fondin e investimeve, 1 962 900 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kavajë, 1 393 593 lekë.
Të ardhura nga prodhimet bujqësore, 600 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga biznesi privat në Kavajë, me xhiro vjetore, 400 000 lekë.
Interesa të subjektit deklarues nga bono thesari dhe fondi i investimit, 276 772 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga interesa të depozitës bankare, 65 222 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga interesa të depozitës bankare, 102 124 lekë.
Të ardhura të Betim Lushës si avokat, 1 056 834 lekë.
Të ardhura të Emin Lushës nga Drejtoria e Sherbimit të Provës, 570 516 lekë.
Të ardhura te Emin Lushës nga aktiviteti privat sezonal në Spille, 400 000 lekë.
Tepricat nga viti paraardhës 1 000 000 lekë.

Viti 2015
Kontratë porosie për shtëpi banimi në Tiranë, (nuk e thotë vlerën e plotë, kësti 16 700 euro.
Emin Lusha ka bërë lëvzije pasurie,(nuk sqarohet) po përmend një garazh me vlerë 300 000 lekë.
Investim në fondine investimeve, 1 372 546 lekë.
Blerë makinë nga Betim Lusha, me vlerë 900 000 lekë.
Emin Lusha, shpenzime për doktoraturë me vlerë 5 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kavajë, 1 408 428 lekë.
Të ardhura nga prodhimet bujqësore, 600 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga biznesi privat në Kavajë dhe Golem, 994 075 lekë.
Interesa të subjektit deklarues nga bono thesari dhe fondi i investimit, 472 546 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga interesa të depozitës bankare, 38 297 lekë.
Të ardhura të Betim Lushës si avokat, 829 761 lekë.
Të ardhura të Emin Lushës nga Drejtoria e Sherbimit të Provës, 591 853 lekë.
Të ardhura të Betim dhe Emin Lushës nga shitja e Benzit, 500 000 lekë.
Tepricat, 1 000 000 lekë.
Te ardhura të Betim Lushës si anëtar i Këshillit Bashkiak, Kavajë, 55 034 lekë.
Kthim i huasë nga Agim Pici në vlerën 1 000 000 lekë.

 

Rinndërtuar bar piceri në Spille me vlerë 1 100 000 lekë.
Autoveturë Mercedez Benz blerë nga djali Ismet Lusha me vlerë 950 000 lekë.
Blerë BMV X5 nga bashkëshortja me vlerë 3 600 000 lekë.
Gjendje kesh, 2 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kavajë, 1 442 925 lekë.
Të ardhura nga prodhimet bujqësore, 500 000 lekë.
Interesa të subjektit deklarues nga bono thesari dhe fondi i investimit, 695 861 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga interesa të depozitës bankare, 22 097 lekë.
Të ardhura të Betim Lushës si avokat, 1 160 421 lekë.
Të ardhura të Emin Lushës nga aktiviteti privat, stacion plazhi, bar -restorant në Spille, 3 365 516 lekë.
Të ardhura të Emin Lushës nga Drejtoria e Sherbimit të Provës, 566 334 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat I bashkëshortes në Kavajë, 940 944 lekë.
Tepricat, 1 000 000 lekë.
Te ardhura të Betim Lushës si anëtar i Këshillit Bashkiak, Kavajë, 97 745 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga revokimi I kontratës për blerjen e makinë Benz ML me vlerë 200 000 lekë.
Kthyer huaja nga Agim Pici, 1 400 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e kontejnerit të Betim Lushës 110 000 lekë.
Hua ndaj një shtetasi 10 000 euro.
Detyrim për rindërtimin e lokalit ndaj një subjekti me vlerë 500 000 lekë.

Viti 2017
Investim në fondin e investimit nga bashkëshortja, 3 000 000 lekë.
Shlyerje e detyrimit nga djali Emin Lusha për rindërtimin e lokalit me vlerë 500 000 lekë.
Shlyer huaja prej 10 000 euro.
Teprica 2 000 000 lekë.
Autoveturë Smart blerë nga djali Emin Lusha me vlerë 300 000 lekë.
Investim në fondin e investimit nga subjekti deklarues 4 610 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kavajë, 1 415 202 lekë.
Të ardhura nga prodhimet bujqësore, 200 000 lekë.
Interesa të subjektit deklarues nga bono thesari dhe fondi i investimit, 391 019 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga interesa të fondit të investimit, 7 579 lekë.
Të ardhura të Betim Lushës si avokat, 1 240 358 lekë.
Të ardhura të Emin Lushës nga aktiviteti privat, stacion plazhi, bar -restorant në Spille, 2 795 000 lekë.
Të ardhura të djalit Ismet Lusha nga aktiviteti privat sezonal, 3 995 280 lekë.
Të ardhura të Emin Lushës nga Drejtoria e Sherbimit të Provës, 108 087 lekë.
Të ardhura të Emin Lushës si punonjës i Autoritetit të Mbikqyrjes financiare, 1 066 747 lekë.
Të ardhura të Emin Lushës si lector I jastëm në UAMD, 24 616 lekë.
Të ardhura nga biznesi i basshkëshortes, 538 443 lekë.
Tepricat 2 000 0000 lekë.
Te ardhura të Betim Lushës si anëtar i Këshillit Bashkiak, Kavajë, 111 967 lekë.
Të ardhura të Emin Lushës nga shitja e Benzit, 750 000 lekë.

Viti 2018
Investim në fondin e investimit nga subjekti deklarues 1 500 000 lekë që i shtohet shumës 14 459 000 lekë.
Kontratë për blerje banese nga djali Ismet Lusha me vlerë 6 000 000 lekë.
Kontratë për blerje banese dhe garazhi nga djali Betim Lusha, me vlerë 7 182 000 lekë.
Teprica, 2 000 000 lekë.
Llogari bankare e subjektit deklarues me vlerë 98 275 lekë.
LLogari page e Ismet Lushës me vlerë 107 220 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Kavajë, 1 433 080 lekë.
Të ardhura nga prodhimet bujqësore, 200 000 lekë.
Interesa të subjektit deklarues nga bono thesari dhe fondi i investimit, 445 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga interesa të fondit të investimit, 127 591 lekë.
Të ardhura të Emin Lushës nga aktiviteti privat, stacion plazhi, bar -restorant në Spille, 2 612 087 lekë.
Të ardhura të Ismet Lushës nga Drejtoria e Tatimeve, 233 800 lekë.
Të ardhura të Ismet Lushës si asistent te vëllai I tij avoakt Betim Lusha, 48 000 lekë.
Të ardhura të Emin Lushës si punonjës i Autoritetit të Mbikqyrjes financiare, 1 278 867 lekë.
Të ardhura të Emin Lushës si lector I jastëm në UAMD, 35 418 lekë.
Të ardhura nga biznesi i bashkëshortes, 3 700 356 lekë.
Teprica, 2 000 000 lekë.
Te ardhura të Betim Lushës si anëtar i Këshillit Bashkiak, Kavajë, 117 546 lekë.
Të ardhura të Emin Lushës nga dhënia me qira e banesës , 1 020 euro./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Shëndeti

Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe sfidat e pandemisë

Publikuar

-

Nga

Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe sfidat e pandemisë

Për më shumë se një shekull, Dita Ndërkombëtare e Gruas ka festuar arritjet e grave në të gjithë globin, duke kapërcyer pabarazinë e vazhdueshme gjinore. Këtë vit kjo ditë shënohet në një kohë kur OKB-ja ka njoftuar se gratë, veçanërisht ato me ngjyrë, përballen me nivele veçanërisht të larta të papunësisë.

Ndërsa punësimi ka rënë në të gjithë botën gjatë pandemisë së Covid-19, gratë janë goditur më rëndë nga rënie ekonomike, thuhet në një raport të OKB-së.

“Gratë, të cilat përfaqësojnë 70 përqind të të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor, kanë qenë më të goditura nga pandemia dhe më të angazhuara në luftën kundër saj. Pabarazia gjinore është rritur në mënyrë dramatike gjatë vitit të kaluar, pasi gratë po bartin barrën më të madhe të mbylljes së shkollave dhe punës nga shtëpia”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Të dhënat e OKB-së tregojnë se ne në nivel global humbja e vendeve të punës për gratë është afërsisht 5 përqind, krahasuar me nivelin 3.9 përqind për burrat.

“Nënat dhe fëmijët e tyre thonë se nuk kanë asgjë për të ngrënë. Kjo ma theu zemrën. Pse? Unë e kam përjetuar atë, dhe për mua është e rëndë të shoh fëmijët të vuajnë nga uria, duhet t’u japim atyre të paktën një copë bukë që mos të qajnë për shkak të urisë”, thotë fermerja kolombiane, Nubia Rocío Gaona Cárdenas.

Në Shtetet e Bashkuara, humbja e vendeve të punës ka qenë në nivele të larta veçanërisht në mesin e grave afrikano-amerikane dhe latine, thotë shefja ekzekutive e një organizate që promovon karrierën e grave me ngjyrë.

“Gratë me ngjyrë janë të punësuara më së shumti në industritë e shërbimeve, si hotelet. Në vitin 2020, shumë prej këtyre industrive u goditën rëndë nga pandemia. Prandaj, kjo preku gratë që ishin të punësuara në këto industri. Shumë prej tyre kanë humbur vendet e punës”, thotë aktivistja e barazisë gjinore, Mida Harts.

LEXO EDHE:  Gjumi, dieta, apo ushtrimet fizike? Ja kush është faktori më ndikues për një shëndet mendor më të mirë

LEXO EDHE:  Basha publikon grafikun/ Ministrat shumëfishojnë pasuritë, Shqipëria varfërohet

Pavarësisht se përballen me sfida ekonomike dhe mbajnë barrën e kujdesit për fëmijët ndërsa shkollat janë të mbyllura, gratë në të gjithë botën kanë gjetur mënyra për të përdorur aftësitë e tyre dhe për të frymëzuar të tjerët.

“Djali im më tha,‘mami të bëjmë diçka produktive. ‘Disa kanale në YouTube që ata i ndjekin, nuk ofrojnë asgjë konkrete. T’i mësojmë se si të merren me bujqësi, ose diçka tjetër konkrete. Le t’i japim shpresë”, thotë fermerja nga Kolombia, Nubia Rocío Gaona Cárdenas.

“Ne besojmë se gratë janë të forta dhe mund të bëjnë ndryshime. Edhe ne kemi aftësi dhe mund të punojmë së bashku me burrat”, thotë rrobaqepësja irakiane, Niga Mohammed.

Tema e Ditës Ndërkombëtare të Gruas për vitin 2021 është “Zgjidhni të Sfidoni”, një thirrje për veprim për një botë më të barabartë. Për shumë gra, sfida më e madhe e menjëhershme mund të jetë thjesht mbijetesa në një botë të shkatërruar nga pandemia./ VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Rritet dhe numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Rritet dhe numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3372 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 819 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 21 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
300 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 38 në Shkodër, 36 në Berat, 32 në Elbasan, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Lezhë, Gjirokastër, 25 në Pogradec, nga 22 raste në Fier, Kavajë, 21 në Kurbin, 19 në Korçë, 18 në Krujë, 17 në Vlorë, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kamëz, Mat, Peqin, nga 7 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Sarandë, nga 6 raste në Kolonjë, Vorë, nga 5 raste në Pukë, Prrenjas, Kuçovë, Cerrik, nga 4 raste në Kukës, Tepelenë, Malësi e Madhe, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Memaliaj, Maliq, nga 2 raste në Delvinë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, nga 1 rast në Has, Mirditë, Tropojë, Dibër, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 838 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75,190 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetar nga Lushnja, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 35-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  Agron Duka “shuplakë” Bashës/ Do vazhdoj ta sulmoj, duhet të nxitojë të…

LEXO EDHE:  Agron Duka “shuplakë” Bashës/ Do vazhdoj ta sulmoj, duhet të nxitojë të…

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombët are për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (7 Mars 2021)
Raste të reja ditore 819
Të shëruar në 24 orë 838
Të shtruar në spitale 647
Humbje jete në 24 orë 21
Testime ditore 3372

Testime totale 489,136
Raste pozitive 112,897
Raste të shëruara 75,190
Raste Aktive 35,768
Humbje jete 1,939

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23425
Fier 2566
Vlorë 1721
Durrës 1682
Shkodër 1352
Gjirokastër 1209
Korçë 942
Elbasan 778
Lezhë 793
Berat 608
Dibër 364
Kukës 328

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Studimi/ Tronditjet rrisin rrezikun e çrregullimit të gjumit

Publikuar

-

Nga

Studimi/ Tronditjet rrisin rrezikun e çrregullimit të gjumit

Sipas një studimi tronditjet mund të rrisin rrezikun afatgjatë të një game të gjerë çrregullimesh të gjumit. Studiuesit vëzhguan më shumë se 98,700 veteranë amerikanë të diagnostikuar me një dëmtim traumatik të trurit (TBI) dhe të njëjtin numër të veteranëve pa histori të TBI. Lëndimet e trurit varionin nga TBI i lehtë (tronditje) deri te të rëndat. Asnjë nga pjesëmarrësit nuk kishte çrregullime të gjumit në fillim të studimit, por mbi 14 vjet ndjekje, 23% e atyre me TBI zhvilluan çrregullime të gjumit, krahasuar me 16% të atyre pa histori të dëmtimit të trurit.

“Ne zbuluam se njerëzit me TBI kishin një rrezik në rritje të pagjumësisë, apneas së gjumit, çrregullimeve të lëvizjes të lidhura me gjumin dhe përgjumjes së tepërt të ditës – çdo çrregullim i gjumit që kemi parë”, tha autori i studimit Dr. Yue Leng, një epidemiolog dhe studiues i gjumit në Universiteti i Kalifornisë, San Francisco. Pas përshtatjes për faktorët e tjerë të rrezikut të çrregullimit të gjumit si diabeti, përdorimi i duhanit ose çrregullimi i përdorimit të substancave, studiuesit arritën në përfundimin se njerëzit me TBI kishin 40% më shumë gjasa të zhvillonin një çrregullim të gjumit sesa ata pa një të tillë. Shoqata ishte më e fortë për veteranët që kishin tronditje sesa për ata që kishin TBI të moderuar ose të rëndë.

Studimi zbuloi se 11% e veteranëve me TBI zhvilluan apnea të gjumit dhe 12% zhvilluan pagjumësi, krahasuar me 8% dhe 7%, përkatësisht, të atyre pa TBI. Në apnea e gjumit, frymëmarrja vazhdimisht ndalet dhe fillon gjatë natës, ndërsa njerëzit me pagjumësi kanë probleme të bien në gjumë ose të qëndrojnë në gjumë. Të paturit e çrregullimit të stresit post-traumatik nuk rriti ose uli rrezikun e çrregullimeve të gjumit, sipas studimit. Gjetjet u botuan në internet më 3 mars në revistën Neurology.

LEXO EDHE:  Gjumi, dieta, apo ushtrimet fizike? Ja kush është faktori më ndikues për një shëndet mendor më të mirë

LEXO EDHE:  “Kam më shumë besim te Haga se teknikët shqiptarë”/ Pashaj për detin: Është problem Gjiri i Sarandës

“Meqenëse çrregullimet e gjumit ndikojnë në cilësinë e jetës së njerëzve dhe procesin e tyre të rehabilitimit, do të jetë e rëndësishme të zhvillohen strategji për të identifikuar këto çrregullime herët, si dhe për t’i parandaluar ato të ndodhin pas dëmtimeve traumatike të trurit për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm dhe cilësinë e jetës së njerëzve”, tha Leng në një njoftim për shtyp të ditarit.

Nevojitet më shumë punë për të kuptuar lidhjen midis ashpërsisë së ndryshme të TBI dhe zhvillimit të çrregullimeve të gjumit, vuri në dukje ajo. “Shoqata më e fortë për njerëzit me TBI të lehtë mund të jetë për shkak të mekanizmit të ndryshëm të dëmtimit të trurit për ato dëmtime,” tha Leng.

Për shembull, TBI i butë shpesh përfshin dëmtime të përsëritura tronditjeje ose dëmtime të përshpejtimit ose ngadalësimit që shkaktojnë dëmtime dhe inflamacion më të përhapur, shpjegoi ajo. Nga ana tjetër, TBI të moderuar ose të rëndë shpesh janë për shkak të një goditje direkte në kokë me dëmtime më të përqendruara, por të rënda./ CNA.al

Marrë nga Newsmax

LEXO TE PLOTE