LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryegjyqtarja e skandaleve/ Vilë trekatëshe me të ardhurat vetëm nga paga

9 Qershor 2018, 09:33, Aktualitet CNA

Gjyqtarët dhe prokurorët që do të kalojnë Vettingun, do të përfitojnë shpërbime marramendëse. Të paktën të shpresojmë që arsyet për t?u korruptuar, nuk do të jenë më pagat e ulta.

Ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët që nuk e kalojnë Vettingun, ligjërisht duhet t?u sekuestrohet pasuria dhe pse jo t?ju vihen prangat.

Duke qenë se subjekt rivlerësimi me përparësi do të jenë kryetarët e gjykatave dhe prokurorive  CNA.al do të publikojë çdo ditë pasuritë e tyre, pa lënë mënjanë edhe të kaluarën profesionale.

Kryetarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Kavajë, Entela Shedula rezulton me një të kaluar profesionale me shumë probleme.

Ndër vite mediat kanë raportuar përfshirjen e saj në skandale.

Lirimi i një personi të akuzuar për vepra të rënda penale, në vitin 2014 ka detyruar ish- Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri që të reagojë zyrtarisht.

Letra zyrtare e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, drejtuar ish-Presidentit Bujar Nishani, mban datën 18 prill 2014, dhe ka numër protokolli 2630/3.

Bëhet fjalë  për lirimin e një shtetasi të akuzuar për tri vepra penale, të cilin kryetarja e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula e ka liruar nga burgu, në kundërshtim edhe me kërkesën e Prokurorisë.

Por, gjyqtares Entela Shedula, pavarësisht këtij veprimi, nuk i ka hyrë gjemb në këmbë.

Sërish më vonë mediat kanë raportuar për një tjetër skandal, ku është përfshirë në cilësinë e kryegjyqtares Entela Shedula.

Shedula është denoncuar nga një qytetar për favorizim të një pale në një gjykim për çështje pronësie.

Në vendimin e firmosur nga vetë gjyqtarja Shedula, në përmbajtjen e të cilit pasqyrohen akuzat e rënda të hedhura në drejtim të saj nga shtetasi B. K. Ky i fundit ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Luan Lusha, që po gjykonte një çështje pronësie, ku ai vetë ishte paditës dhe palë e paditur ishte shoqëria ?H?? sh.p.k dhe persona të tretë Bashkia Kavajë dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë.

Sipas vendimit, gjyqtari Lusha ka paraqitur vetë dorëheqje, me pretendimin se kishte konflikt ligjor, por kërkesa e tij nuk është pranuar nga kryetarja Shedula.

Sipas denonocuesit, kryegjyqtarja Shedula, ishte e interesuar që ai të humbte gjyqin për pronën.

Përveç se për anën profesionale, ktyegjyqtarja Shedula është përfolur në media edhe për anën pasurore.

CNA.al sjell pasurinë e deklaruar nga Shedula, në mars të vitit 2018, por edhe pasurinë deklaruar ndër vite, duke iu referuar mediave të tjera.

Të ardhurat vjetore të gjyqtares Shedula nga rroga e saj kanë variuar nga 788 424 lekë të rinj në total, në vitin 2005, në 1 450 999 në vitin 2017.

Mediat më herët kanë raportuar se në deklaratën e pasurisë së vitit 2005, në formularin përkatës për deklarimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme gjyqtarja Shedula deklaron se zotëron 1/3-at e një banese, me kat përdhes magazinë dhe katin e parë të banuar, të përfunduar dhe katin e dytë të papërfunduar.

Në të njëjtën faqe gjyqtarja deklaron se ndërtimi i kësaj banese ka nisur në vitin 1995. Situata ka ndryshuar gjatë dy viteve në vijim. Në deklaratën e dorë- zuar në vitin 2007, gjyqtarja Shedula i ka bërë me dije ILDKPKI-së se ka aplikuar për legalizimin e banesës.

Ndërsa në vitin 2006,  ajo ka deklaruar marrjen e një kredie në një bankë të nivelit të dytë, në shumën 2 milionë lekë të rinj, me shënimin ?marrë për ndërtimin e shtëpisë, katin e tretë e deklaruar më parë? dhe për blerjen e një furgoni.

Një vit më vonë, në deklarimin e vitit 2007, gjyqtarja deklaron se e gjithë kredia është përdorur për blerjen e një autoveture, ambientet e brendshme të kopshtit për fëmijë, rikonstruksionin e banesës dykatëshe (shtëpisë ekzistuese) dhe për ndërtimin e katit të tretë.

Referuar deklaratave në vite, kredia 2 milionë lekë është likuiduar në vitin 2010. Po atë vit gjyqtarja ka marrë një kredi tjetër në një bankë të nivelit të dytë në shumën 2.5 milionë lekë të rinj.

Sipas dekarimit të pasurisë për vitin e fundit, 2017, Shedula rezulton se të ardhuarat i ka nga paga e saj dhe bashkëshortit, por fakt është se ajo ka nën pronësi një vilë,për të cilën ndër vite ka deklaruar se e ka ndërtuar pjesë- pjesë me kredi.

 

Godina trekatëshe,  e cila ndodhet në zonën pranë spitalit të Kavajës rrethohet nga pemët dekorative.

Pasuria e deklaruar nga kryegjyqtarja Entela Shedula

Gjendja në llogarinë e pagës 8.92 lekë.

Gjendja në llogarinë bankare, kursime, në shumën 28.29 lekë.

Gjendja në llogarinë bankare të Fatmir Shedula në shumën 105 lekë dhe 52.72 euro.

Të ardhura cash në shumën 1.53 lekë

Gjendja në llogarinë bankare të Kujtim Shedula në shumën 1.53 lekë.

Gjendja në llogarinë e kursimeve  të fëmijës (shtuar për vitin 2017) në shumën 74.604.6 lekë. Gjithsej janë 396.750.94 lekë.

Gjendja në llogarinë e kursimeve të fëmijës (shtuar në vitin 2017) në shumën 74.602.66 lekë. Gjithsej 396 595 54 lekë.

Të ardhura nga paga si kryetare e Rrethit Gjyqësor Kavajë në shumën 1 465 732 lekë.

Fatmir Shedula, të ardhura nga aktiviteti privat, kopësht për fëmijë (i pezulluar me 15.09.2017), në shumën 310 558 lekë.

Fatmir Shedula, të ardhura nga aktiviteti privat i shoqërisë AKF Petroleum në shumën 495 000 lekë.

Fatmir Shedula, të ardhura nga puna e kryer në Itali, në shumën 443 euro.

Të ardhura të përfituara nga kompesimi financiar i pasurisë s ëish-pronarit Mustafa Ismailati, si trashgimtari i trashgimlënëses Etleva Shedula, në shumën 116.175 lekë.

Kontratë shkollore Harry Fultz 2017-2018 për fëmijën, në vlerën 200 000 lekë. Shuma e shlyer është 70 000 lekë, ndërsa e pashlyer është 130 000 lekë./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga