LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rryshfeti në spitale/ Manastirliu thirrje qytetarëve: Denonconi abuzimet

21 Janar 2021, 20:56, Aktualitet CNA
Rryshfeti në spitale/ Manastirliu thirrje qytetarëve: Denonconi

Ministrja e Shëmndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur mbrëmjen e sotme për denoncimet e abuzimeve në spitalet Covid dhe për rryshfetin që qytetarët i japin mjekëve dhe infermierëve në këmbim të shërbimit.

Manastirliu tha se shumica e mjekëve dhe infermierëve e bëjnë punën me ndershmëri, ndërsa bëri edhe një thirrje për qytetarët.

Ajo i kërkoi qytetarëve në emisionin ?Opinion? që të mos japin rryshfete dhe të denoncojnë çdo rast abuzimi.

?Duke qenë se kam shumë eksperiencë, mund të them që mjekët dhe infermierët, shumica dërrmuese e tyre bëjnë punën me ndershmëri. Nëse ka qytetarë që u kërkohet lekë duhet ta denoncojnë.

Ftoj të gjithë qytetarët të cilët mund të kenë qoftë edhe një ankesë, të përdorin sistemin e ngritur për denoncime“, deklaroi ministrja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga