271 pacientë të shtruar në spitalet Covid/ Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po traj...
Dimri po afrohet me shpejtësi në Hemisferën Veriore, dhe studiuesit paralajmërojnë se shpërthimet epidemike të Covid-19 ka të ngjarë të përkeqësohen, sidomos në ato rajone që nuk kanë nën kontroll përhapjen e virusit.
?Ky virus do të ketë një periudhë kulmore?- thotë Dejvid Relman, mikrobiolog në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni. ?Ne do të përballemi me disa muaj shumë vështirë?- thekson ai. Infeksionet e shkaktuara nga shumë viruse të frymëmarrjes, përfshirë gripin dhe disa koronaviruse të tjerë, shtohen në dimër dhe bien në verë.
Studiuesit thonë se është shumë herët për të thënë nëse SARS-CoV-2, do të bëhet një virus sezonal. Por dëshmi në rritje, sugjerojnë që një efekti i vogël sezonal ndoshta do të kontribuojë në shpërthime epidemik më të mëdha në dimër, në bazë të asaj që dihet se si përhapet virusi dhe mënyrës sesi sillen njerëzit gjatë muajve të ftohtë të vitit.
Njerëzit qëndrojnë më shpesh në ambiente të brendshme me një ajrosje të dobët, gjë që do të rrisë rrezikun e transmetimit, thotë Mauricio Santilana, matematikan në Shkollën Mjekësore të Harvardit në Boston, i cili modelon përhapjen e sëmundjes.
Por edhe nëse ka një efekt të vogël sezonal, nxitësi kryesor i përhapjes së shtuar të Covid-19, do të jetë numri i madh i njerëzve që janë akoma të ndjeshëm ndaj infeksionit, thotë Rejçëll Bejker, epidemiologe në Universitetin Prinston në NjuXhersi.
?Deri më tani faktori më i madh që do të ndikojë në madhësinë e një shpërthimi epidemik, do të jenë masat e kontrollit si distancimi social dhe mbajtja e maskës?- thotë Bejker. Tendencat sezonale në infeksionin viral, diktohen nga faktorë të shumtë, përfshirë sjelljen e njerëzve dhe vetitë e virusit.
Disa viruse nuk pëlqejnë temperaturat e larta dhe lagështinë e madhe. Eksperimentet laboratorike kanë zbuluar se SARS-CoV-2 favorizohet nga moti i ftohtë dhe i thatë, sidomos në ambientet ku nuk bien rrezet e diellit.
Për shembull, rrezatimi ultraviolet artificial mund të inaktivizojë grimcat SARS-CoV-2 në sipërfaqe dhe në aerosole, sidomos në temperatura rreth 40 gradë Celcius. Virusi që është në gjendje të infektojë, degradon më shpejt në sipërfaqe në mjedise më të ngrohta dhe më të lagështa.
Në dimër, njerëzit priren të ngrohin shtëpitë e tyre deri në temperaturën 20 gradë Celcius, dhe ajri është i thatë dhe jo shumë i ajrosur, thotë Dilan Morris, biolog matematikor në Prinston. ?Kushtet e brendshme në dimër, janë mjaft të favorshme për këtë virus?- thekson ai.
Për të vlerësuar nëse infeksionet nga një virus i veçantë rriten dhe bien sipas stinëve, studiuesit e studiojnë zakonisht përhapjen e tij në një vend specifik, shumë herë në vit, dhe për shumë vite. Por pa pasur shumë kohë në dispozicion, ata janë përpjekur të studiojnë ndikimin e sezoneve në transmetimin e SARS-CoV-2, duke analizuar nivelet e infeksionit në vende të ndryshme në të gjithë botën.
Një studim i botuar më 13 tetor,analizoi rritjen e infeksioneve me SARS-CoV-2 në 4 muajt e parë të pandemisë, përpara se shumica e vendeve të vendosnin masa të ashpra të kontrollit. Ai zbuloi se infeksionet rriteshin më shpejt në vendet me më pak dritë ultravjollcë, dhe parashikoi se nëse nuk ndërhyhet, rastet do të bien në verë dhe do të kulmojnë në dimër.
?Në dimër, rreziku rritet, por sërish mund të zvogëlohet në mënyrë dramatike rreziku personal falë sjelljes së mirë?-thotë Kori Merou, ekologe në Universitetin e Konektikatit, dhe një nga bashkë-autoret e studimit.
Por Fransua Kohen, një ekonomist mjedisor në Universitetin e Barcelonës në Spanjë, thotë se testimet ishin shumë të kufizuara në fillim të pandemisë. Për pasojë të dhënat vazhdojnë të jenë jo shumë të besueshme, ndaj është e pamundur të përcaktohet efekti i motit në përhapjen e virusit.
Bejker është përpjekur të analizojë efektin e klimës mbi modelin sezonal të rasteve gjatë një pandemie, duke përdorur të dhëna në lidhje me ndjeshmërinë ndaj lagështisë së një koronavirusi tjetër. Ajo dhe kolegët e saj modeluan rritjen dhe rënien e normave të infeksionit gjatë disa viteve në Nju Jork me dhe pa një efekt klimatik, dhe me nivele të ndryshme të masave të kontrollit.
Ata zbuluan se një efekt i vogël klimatik, mund të sjellë shpërthime epidemike të konsiderueshme kur ndryshojnë stinët, edhe nëse masat e kontrollit arrijnë ta përmbajnë deri diku përhapjen e virusit. Autorët sugjerojnë që masa më të rrepta kontrolli mund të jenë të nevojshme gjatë dimrit, për të zvogëluar rrezikun e shpërthimeve të tilla.
Por nëse do të shfaqet një model sezonal, apo si do të duket, kjo do të varet nga shumë faktorë që nuk janë kuptuar ende, përfshirë çështjen sa zgjat imuniteti, sa zgjat shërimi, dhe sa është e mundur që njerëzit të mund të ri-infektohen, thotë Kolin Karlson, biolog që studion sëmundjet në zhvillim në Universitetin Xhorxh në Uashington./ Scientificamerican.com–Përshtatur nga CNA.al
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po traj...
Klea Huta është një nga personazhet më të komentuara dhe të ...
299 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në 24...
Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi është një nga persona...
Ngjyra e zezë nuk del kurrë nga moda. Është një nga ngjyrat ...
Të flasësh në gjumë pa qenë i vetëdijshëm është shumë e zako...
QSUT ka reaguar pas vdekjes së 53-vjeçarit, Lutfi Çekiri nga...
Shefja e Shërbimit në Spitalin Infektiv Najada Çomo i është ...
Për këngëtaren Arilena Ara sot është një ditë shumë e veçant...
Prej shumë kohësh këngëtarja Elvana Gjata duket se ka vendos...
Capital T ka qenë një nga personazhet publikë që jetën e tij...
Capital T është një nga reperët më të kometuar dhe të sukses...
Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, qindra fakultet...
Këngëtarja Fifi, tashmë nuk e fsheh dashurinë e saj as nga m...
Kseniya Belousova është një modele siberiane e cila u bë e n...
Agustina Gandolfo është një nga influencueset më seksi në r...
Natalia Barulich është një modele amerikane, vokaliste, një ...
Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, vijon të japë mesa...
Mjeku epidemiolog Taulant Muka vijon të përcjellë mesazhe të...
Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është raportuar në afërsi të Syrit të Kaltër,...
Pas dy ditësh kërkime është gjetur trupi i pajetë i 37-vje...
Vihen në pranga 7 shtetas shqiptarë, paraguajan dhe angole...
Nis procedimi penal për 16 protestues në lidhje me bllokim...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi zyrtarisht se pas 1...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se në t...
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën k...
Vetëm 2 ditë para nënshkrimit të marrëveshjes, e planifiku...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Qeveria rikthen propozimin për dyfishimin e shkallës së ta...
Në vitin 2025, tetë vende të BE-së regjistruan një konsum ...
Ekonomia shqiptare po përballet me një rritje të re të pre...
Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme uljen e çm...