web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nëse i doni fëmijët tuaj, hiquni maskat!”/ Taulant Muka bën thirrjen e fortë

24 Tetor 2020, 18:50, Lifestyle CNA

Mjeku epidemiolog Taulant Muka vijon të përcjellë mesazhe të forta në lidhje me situatën e covid-19.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Muka ka bërë një reagim edhe në lidhje me vendimin për mbajtjen e maskave me detyrim në ambiente të hapuara.

Duke iu referuar tre vendeve si Suedia, Norvegjia dhe Finlanda që nuk i përdorin maskat me detyrim, dhe kanë një ulje të vdekshmërisë, Muka shkruan se është kriminale detyrimi i fëmijëve për të mbajtur maska.

Ndaj nësë i doni fëmijët tuaj, hiquni maskat, vijon ai.

?Suedia, Norvegjia dhe Finlanda- tre vende qe nuk po perdorin maskat me detyrim kane nje ulje te vdekshmerise krahasuar me vendet e tjera te Europes, perfshire Danimarken. Kjo nuk do te thote qe mos perdorimi i maskave ka efekt mbrojtjes, por eshte tregues se situata Covid-19 mund te menaxhohet shume mire pa maskat! Te treja vendet nordike i kane shkollat e hapura! Eshte kriminale detyrimi i e femijeve te perdorin maskat, kur maskat prej cope nuk ka prove shkencore te japin ndonje efekt ne uljen e transmetimit te infeksionit.

Distancim fizik, higjena personale, dhe kontrolli i perhapjes se infeksionit ne spitale duhet te jene elemente te rendesishem te kontrollit te situates Covid-19!?/CNA.al





Lajmet e fundit nga