Sloganet kundër në protestë/ Berisha: Janë vegël e opozitës së opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Nga Kingston Mills ?The Conversation?
* Shumica e shkencëtarëve bien dakord se masat e rrepta të kontrollit, që përfshijnë gjurmimin e efektshëm të kontaktit, testimin dhe izolimin, së bashku me distancimin social dhe mbajtjen e maskës, janë të nevojshme për të kufizuar përhapjen e SARS-CoV-2.
Koreja e Jugut, Tajvani, Kina dhe Zelanda e Re i kanë përdorur me sukses këto qasje për të mposhtur virusin. Disa madje kanë bërë thirrje për një përqasje të zero rasteve me Covid-19, duke u përpjekur ta eleminojnë virusin, në vend se thjeshte të frenojnë përhapjen e tij. Zelanda e Re gati pati sukses në këtë aspekt. Por pas 100 ditësh pa asnjë rast, u shfaqën raste të reja për shkak të udhëtimeve ndërkombëtare dhe burimeve të tjera të panjohura. Ndërsa është e mundur të rrafshohet kurba duke përdorur këto masa kontrolli, zerimi i rasteve me Covid-19 është diçka shumë më e vështirë. Ai mund të jetë i mundur për disa vende ishullore. Por edhe shembulli i Zelandës së Re, tregon se edhe atëherë është e nevojshme të parandalohet ri-importimi i virusit nga jashtë.
Kjo gjë do të kërkonte kufizime të zgjatura dhe të rënda të udhëtimeve ndërkombëtare, dhe testim rigoroz të pasagjerëve para dhe pas udhëtimit. Duke pasur parasysh se ka pak oreks për një mbyllje të zgjatur të kufijve, vetëm masat e kontrollit të komunitetit nuk janë të mjaftueshme për ta eleminuar virusin, dhe zerimi i rasteve nuk është aktualisht i mundur. Por mund të jetë në të ardhmen, në rast se përdorim qasje të ndryshme.
Mënyra më efektive e frenimit të Covid-19 shfrytëzon mekanizmin natyror të mbrojtjes së trupit të njeriut:sistemin e tij imunitar. Shërimi nga një infeksion viral, shoqërohet zakonisht me zhvillimin e imunitetit. Nëse infeksioni me SARS-CoV-2 të mbron nga ri-infektimi, kjo nuk dihet ende, por ka shumë pak shembuj të njerëzve që ri-infektohen prej tij.
Shumica e njerëzve të infektuar, zhvillojnë antitrupa kundër koronavirusit, dhe ndërsa ata që nuk shfaqin simptoma mund të mos gjenerojnë antitrupa, infeksioni mund të aktivizojë sërish qelizat T të sistemit imunitar, të cilat ofrojnë një mbrojtje alternative.
Pra, duket se infeksioni gjeneron imunitet tek shumica e njerëzve, të paktën në një periudhë afatshkurtër. Ndaj, kohët e fundit disa shkencëtarë kanë sugjeruar që virusi të lejohet të përhapet në masë në popullata – duke mbrojtur të moshuarit dhe më të rrezikuarit- për të lejuar arritjen e imunitetit të tufës.
Ky është pragu ku mjaftueshëm njerëz në një popullatë janë bërë imunë, dhe e ndalin përhapjen e madhe të një sëmundje. Për një virus shumë të transmetueshëm si fruthi, pragu është deri në 90-95 për qind. Disa kanë sugjeruar se ai mund të jetë deri në 50 për qind për SARS-CoV-2.
Konsensusi më i gjerë, është se ai do të jetë rreth 60-70 për qind. Por përqindja e njerëzve që janë infektuar deri tani me SARS-CoV-2 dhe që janë shëruar aktualisht, është shumë larg kësaj shifre. Studimet sugjerojnë se rreth 3 përqind e njerëzve në Dublin të Irlandës janë prekur nga virus.
Në Nu Jork të SHBA-së, kjo shifër është shumë më e lartë:23 për qind. Por shkalla e lartë e infeksioneve atje, ka sjellë vdekjen e shumë më tepër njerëzve, madje edhe duke marrë parasysh popullsinë e saj të madhe. Edhe Suedia, që zbatoi një politikë liberale për frenimin e pandemisë, solli një numër të lartë rastesh, teksa ka pasur 10 herë më shumë vdekje për 1 milionë banorë sesa Finlanda dhe Norvegjia fqinje.
Pra për shumicën e njerëzve, rreziqet shoqëruese të ndjekjes së strategjisë së imunitetit të tufës, e bëjnë atë të papranueshme për mposhtjen e virusit, e lëre më pastaj për eliminimin e tij të plotë Gjithsesi, arritja e imunitetit të tufës përmes vaksinimit, ka të paktën në teori potencialin për të na çuar në zerimin e vështirë të rasteve me Covid-19. Vaksinat kanë zvogëluar shumë rastet me difteri, tetanoz, fruth, shyta, rubeolë dhe hemofili, thuajse deri afër zeros në shumë vende të zhvilluara.
Aktualisht janë në zhvillim e sipër më shumë se 200 vaksina kundër SARS-CoV-2. Por ato kanë një objektiv më modest sesa zhdukja e plotë e virusit:të jenë të paktën 50 për qind efektive, pragu i nevojshëm që ato të miratohen nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.
Ndërkohë, ato do të duhet të jenë efektive dhe të sigurta për të gjitha grupmoshat, teksa duhet të prodhohet në sasi të mjaftueshme për të vaksinuar mbi 7 miliardë njerëz, dhe kjo gjë do të kërkojë kohë. Për shembull, AstraZeneca ka nënshkruar marrëveshje për të prodhuar 2 miliardë doza deri në fund të vitit 2021.
Por vaksinimi i të gjithëve mund të zgjasë me vite. Dhe ndikimi nuk do të jetë i menjëhershëm. Rasti i fundit i lisë ishte në vitin 1977, 10 vjet pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë nisi një program global për çrrënjosjen e asaj sëmundje, dhe gati 200 vjet pasi u zhvillua vaksina e parë e lisë. Dhe janë dashur më shumë se 30 vjet që nga fillimi i Nismës Globale të Çrrënjosjes së Poliomelitit, për të eleminuar poliomelitin kudo në botë përveç Pakistanit dhe Afganistanit .
Pra, ndërsa një vaksinë efektive ofron shansin më të mirë për të zeruar rastet me Covid-19, ne duhet të jemi realistë mbi atë që është e mundur. Eliminimi i virusit në pjesën më të madhe të botës, edhe pse nuk është i paimagjinueshëm, mund të kërkojë shumë vjet përpjekje./ Përshtatur nga CNA.al
Me koronavirusin SARS-CoV-2 ende aktiv dhe në gjendje të qar...
Në një kohë kur shumë qytetarë kanë kundërshtuar vendimin pë...
Një studim i ri tregon se pas një të ftohure personi mund të...
Ireland Baldwin ka përdorur platformën e saj për të inkuraju...
Këngëtarja me famë botërore, Adele i ka befasuar të gjithë n...
Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Soni Malaj ...
Mushkëritë e vogla artificiale të rritura në një laborator n...
Aurela Hoxha është një nga modelet më seksi shqiptare që po ...
Ekziston një fjalë e urtë e vjetër që thotë të besosh zorrën...
Djali i Victoria dhe David Beckham, Brooklyn ka vendosur të ...
Çrregullimi i karakterizuar nga zgjerim i përhershëm i venav...
Për shkak të pandemisë, artistët e kanë të pamundur të reali...
Sipas një studimi të ri, një gotë verë e kuqe ose filxhan ça...
Rregullatorët amerikanë kanë dhënë miratimin e plotë për ila...
Kida është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe të pëlqye...
Ylli i Keeping up With Kardashians, Khloe Kardashian dhe Tri...
Bukuroshja tepër seksi, Jessica Cribbon, nuk di të ndalet me...
Sommer Ray është një nga modelet më seksi të fitnessit. Ajo ...
Ajo është një nga modelet më provokuese të Instagramit. Bëhe...
Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, ishte i ftuar mb...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...