web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E kapi mat me bashkëshortin e saj/ Aktorja turke rreh modelen e njohur në mes të restorantit

24 Tetor 2020, 10:35, Lifestyle CNA

Aktorja e famshme turke Tuba Unsal rrezikon 1 vit burg për shkak të një skandali tradhtie që prej kohësh ka pushtuar mediat turke.  Modelja spanjolle, Elisabeth Mas Vall ka ngritur padi ndaj aktores pasi pretendon se ajo e ka rrahur në një restorant kur e kapi mat me bashkëshortin e saj.

Pak kohë më parë Elisabeth shkoi në një restorant për të folur me bashkëshortin e saj Caner Karaloglu, i cili e tradhtoi me aktoren turke. Por atje ajo pretendon se u dhunua si nga bashkëshorti, edhe nga e dashura e tij, aktorja Tuba Unsal.

Karaloglu rrezikon deri në 5 vite burg për sulm dhe fyerje, ndërsa Unsal rrezikon 1 vit burg. Në padinë e ngritur, modelja pretendon se aktorja e tërhoqi nga flokët dhe e goditi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga