“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, vijon të japë mesazhe të forta në lidhje me sitemin shëndetësor në vend.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Dasho shkruan se me ?shitjen? e shëndetësisë tek oligarkët, qeveria e degdisi sistemin shëndetësor dhe sot kemi arritur fundin dhe po shkojë drejt greminës.
Analiza e plote
Fakti që qytetari shqiptar sot ndodhet i pambrojtur përballë pandemisë më serioze të njëqind viteve të fundit, nuk është diçka e re. Qytetari shqiptar është i pambrojtur edhe kur preket nga një sëmundje tumorale apo çdo sëmundje tjetër që kërkon teknologji bashkëkohore. Qytetari shqiptar që banon jashtë Tiranës, sheh çdo ditë se si spitalet lokale apo ato rajonale janë të paafta të ofrojnë specialitete të caktuara për shkak të mungesës së mjekëve dhe e lënë atë të pambrojtur edhe përballë problemeve më të thjeshta shëndetësore.
Në përgjithësi, çdo qytetar të cilin fati i keq e çon në dyert e spitaleve apo qendrave shëndetësore përallohet me një sistem jo efektiv, jo efiçient, të pabarabartë dhe me cilësi të pakrahasueshme me atë të vendeve të tjera të kontinentit ku bëjmë pjesë.
Në një cikël statusesh do të trajtoj shkaqet që e kanë çuar sistemin shëndetësor shqiptar në pikën e fundit, ku rikthimi dhe rivendosja në shina ngjan si një mision i pamundur.
Në radhë të parë, shëndetësia asnjëherë nuk ka qënë prioritet i ndonjë prej qeverive shqiptare të pas viteve ?90. Duke mos qënë prioritet qeverisës, shëndetësisë nuk i është ofruar as vëmendje politike, as financime dhe as projekte. Qeveria aktuale e degdisi edhe më keq në radhën e prioriteteve kur arriti deri edhe të shkrinte Ministrinë e Shëndetësisë për të krijuar një mamuth të pamenaxhueshëm që bashkon shëndetin me çështjet sociale.
Së dyti, shëndetësia asnjëherë nuk pati një strategji të mirëfilltë që të konkretizohej me plane afat-shkurtra, afat-mesme dhe afat-gjata. Çdo reformë, madje edhe çdo projekt ishin ad-hoc dhe të drejtuar vetëm nga interesa të momentit, shpeshherë interesa korruptivë apo favorizues. Për pasojë, Shqipëria sot mund të shërbejë si laboratori i fundit europian i sistemit të dizenjuar 100 vjet më parë nga komisari sovjetik Semashko.
Së treti dhe si pasojë direkte e mungesës së strategjisë, Shqipëria asnjëherë nuk arriti të harmonizojë burimet aq të nevojshme për zhvillimin e sistemit shëndetësor, ato infrastrukturore, teknologjike, financiare dhe, të fundit por më të rëndësishmet, burimet njerëzore. Sot kur flitet për burimet, përmendet vetëm ?paga e mjekëve? dhe rritja e saj kaq ose aq, duke harruar se mjeksia nuk ofrohet vetëm me një burim, atë njerëzor. Koha kur mjeku ofronte i vetëm kujdes ka shekuj që ka kaluar. Ta thjeshtëzosh problemin vetëm tek prezenca apo jo e mjekëve dhe tek paga e tyre, tregon se ende nuk ke kuptuar asgjë nga shëndetësia.
Së fundi, qershia mbi tortë, shëndetësinë shqiptare e fundosën përfundimisht dy tendenca të viteve të fundit – konçesionet dhe ?shitja? e shëndetësisë tek oligarkët. Konçesionet thithën çdo burim të mundshëm i cili mund të ishte përdorur strategjikisht për arritur synime të caktuara apo adresuar nevoja të caktuara. Nga ana tjetër, oligarkët tashmë i kanë ndjerë lezetin shëndetësisë sikundër ja kishin ndjerë më parë rrugëve, ndërtimit, tregëtisë dhe turizmit. Monopolet kanë nisur të krijohen dhe lufta kundër tyre do të jetë një betejë nga më të vështirat që janë zhvilluar ndonjëherë në shëndetësinë tonë.
Përvoja e përballimit me epideminë e COVID tregoi se shëndetësia shqiptare nuk ka asnjë mundësi për të përballuar sfidat bashkëkohore në fushën e shëndetit, as ato ekzistuese dhe as ato emergjente. Sipas shumë ekspertëve dhe njohësve të shëndetësisë, tashmë ne kemi arritur fundin e fundit dhe jemi ende duke shkuar drejt greminës.
Në ditët në vijim do të mundohem të ndaj me miqtë e faqes dhe kolegët disa analiza të secilit prej problemeve që trajtova më lart si dhe disa mendime personale se si mund të punohet për të dalë nga kjo gjendje.”/CNA.al
Mjeku epidemiolog Taulant Muka vijon të përcjellë mesazhe të...
Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin ...
Në vendin tonë janë konfirmuar 302 raste të reja me koronavi...
Një infermiere ka rezultuar pozitive me COVID-19, në Peqin,...
Prej kohësh, këngëtarja Fifi ka folur rreth dashurisë dhe nj...
Terapia e dritës konsiderohet si një trajtim i vijës së parë...
Blogerja Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha po jetojnë dash...
Shumë trende të dasmave të viteve 2010-2020 po zbehen dhe po...
Çdo ditë bëhet një njoftim i ri. Çdo ditë planet anulohen dh...
Të gjithë shohin një femër që mendojnë të kalojnë të ardhmen...
Nëse fle më pak se 6 orë, atëherë sipas studimeve përkatëse...
Aktorja e famshme turke Tuba Unsal rrezikon 1 vit burg për s...
Moderatorja Roza Lati ka treguar se kush është artistja e sa...
Pak ditë më parë, Kim Kardashian festoi 40 vjetorin e saj të...
Aktorja e famshme e Holliwoodit, Jennifer Aniston iu ka bërë...
Reperja Melinda Ademi është një nga vajzat e showbizit që gj...
Policia më në fund arrin të gjejë vendndodhjen e Ejlylit. Fe...
Mya Mills është një modele e cila është bërë shumë e njohur ...
Maria Liman është padyshim një nga tifozet më seksi të futbo...
Falë formave të saj bombastike, Monica Gunnella një modele r...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...