web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Investimet e shtuara amerikane në Ballkanin Perëndimor, mund të nxisin pajtimin rajonal

6 Tetor 2020, 06:38, Blog CNA

Nga Paul Mccarthy & Paul Prososki ?National Interest?

Ballkani duket shpesh sikur ka mbetur peng i së kaluarës. . . ose ndonjëherë ai është thjesht një rajon i izoluar. Një nga problemet më të vështira në rajon është ngërçi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Pasojat e luftës së viteve 1998-1999 dhe bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës një dekadë më vonë.

Për Serbinë, njohja e pavarësisë së Kosovës mbetet e papranueshme. Kjo qasje ka çuar në izolimin e të dyja vendeve nga integrimi në institucionet perëndimore, ka penguar zhvillimin e tyre ekonomik, por edhe penguar aftësinë e tyre për t?u integruar në ekonominë globale.

Gjithashtu kjo krizë e lë veçanërisht Serbinë, të ekspozuar ndaj ndikimit të aktorëve jo-perëndimorë si Rusia dhe Kina. Bashkimi Evropian, është përpjekur që t?i pajtojë të dyja palët gjatë 2 dekadave të fundit, por këto përpjekje kanë pasur pak përparim domethënës. Deri vitin e kaluar, të dyja palët mbetën të bllokuara në një mori tensionesh në rritje dhe masash ndëshkimore reciproke.

Marrëveshja e fundit midis Serbisë dhe Kosovës, e nënshkruar në 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, tregon shenja të zhbllokimit të një konflikti të ngrirë, dhe potencialisht një ndryshimi pozitiv në mbarë rajonin. Nëse ajo zbatohet, mund të përfaqësojë një hap të rëndësishëm drejt normalizimit ekonomik midis të dyja vendeve, dhe njëherazi fillimin e një qasjeje kundër Moskës dhe Pekinit.

Ç?është më e rëndësishmja, marrëveshja përmban premtime nga të dyja vendet për të ndalur ?bizneset e pasigurta? nga hapja e rrjeteve të tyre 5G, një lëvizje që synon qartazi kompaninë Huauei dhe kompanitë e tjera kineze.

Ndërkohë marrëveshja e nënshkruara në Uashington, përmban mundësinë e investimeve më të mëdha të SHBA në rajon, të cilat mund të jenë një kundërpeshë e mirë ndaj praktikave kineze të financimit, të cilat janë më pak në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtarisht, dhe inkurajojnë një mjedis rregullator më kaotik.

Kina bëri një përpjekje të madhe për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor në ditët e para të krizës së koronavirusit, duke dërguar ngarkesa me maska ??dhe pajisje të tjera mbrojtëse personale në Beograd, Shkup dhe Banja Luka. Në Serbi, kjo ndihmë mori një vëmendje të madhe mediatike, dhe u promovua shumë nga qeveria.

Dhe ajo ndihmë erdhi pas një serie investimesh të fundit në infrastrukturën dhe industrinë serbe, përfshirë ndërtimin e urave, rrugëve dhe hekurudhave, blerjen e një fabrike çeliku dhe një pajisje minierash, dhe ndërtimin e një fabrike gomash.

Investime të tilla kanë ndikuar shumë më qasjen e këtyre vendeve ndaj Kinës, për shkak të një popullsie të dëshpëruar për zhvillim ekonomik, dhe qeverive të interesuara t?u japin përfitime të prekshme njerëzve të tyre. Hyrja e SHBA-së në fushën e zhvillimit ekonomik, duhet të mirëpritet edhe për shkak të transparencës që ofron.

Marrëveshja mund t?i shërbejë gjithashtu kundërvënies ndaj ndikimit rus në Serbi, ku forcat në terren tashmë po ndryshojnë pas takimit të Shtëpisë së Bardhë. Media serbe që tradicionalisht ishte dashamirëse ndaj Rusisë, po vlerëson papritmas Shtetet e Bashkuara, ndërsa qeveria që u kritikua për përpjekjen për t?u ?ulur në dy karrige? midis Lindjes dhe Perëndimit, dhe e kritikoi ashpër Rusinë për reagimin e saj negativ saj ndaj marrëveshjes së Uashingtonit.

Për vite me radhë, Rusia i ka shfrytëzuar lidhjet kulturore dhe fetare me popullin serb, ndërsa ngërçi i Kosovës e ka mbajtur Serbinë larg institucioneve perëndimore. Shembuj të fundit të diplomacisë kulturore ruse, përfshijnë ndërtimin nga Rusia të një statuje 23 metra të lartë në qendër të Beogradit të Stefan Nemanjës, princit mesjetar dhe shenjtorit të Kishës Ortodokse Serbe, dhe donacionet ruse për të përfunduar ndërtimin e mozaikëve të brendshëm në kupolën e Katedrales së Shën Savës në Beograd.

Thuhet se presidenti rus Vladimir Putin, po planifikon të marrë pjesë në hapjen e katedrales këtë muaj. Ndërsa Rusia i ka luajtur me sukses lidhjet kulturore, sondazhet tregojnë vazhdimisht se serbët dhe të tjerët në rajon, i japin prioritet çështjeve të standardit të jetesës, kërkojnë integrim evropian, dhe shpresojnë ta frenojnë valën e emigrimit jashtë vendit të të rinjve dhe të shkolluarve.

Këto aspirata për ?bukë dhe gjalpë? nuk mund të përmbushen nga Rusia, por nga ana tjetër ato janë lënë pas dore nga Perëndimi. Marrëveshja Serbi-Kosovë, mund ta ndryshojë atë situatë. Javën e kaluar, Adam Behler, kreu i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA (DFC), bashkë me të dërguarin special për bisedimet Serbi-Kosovë Riçard Grenëll, dhe zyrtarë të lartë nga Agjencia e SHBA-së për Zhvillimin Ndërkombëtar, udhëhoqi një delegacion në Serbi dhe Kosovë për të ngritur një zyrë të përhershme të DFC në rajon, dhe për të filluar punën për ndërtimin e ?Autostradës së Paqes?, që do të lidhë të dyja vendet.

Ky fokus është mbi zhvillimin dhe rritjen ekonomike, dhe në përgjithësi mbi një të ardhme më të ndritur sesa në të kaluarën e errët. Ai bart premtimin për të kthyer shpresën në një rajon të dëshpëruar, si në nivelin makro ashtu edhe në atë mikro.

Ndërsa diplomatët dhe bankierët po punojnë për të siguruar paqen përmes zhvillimit, përpjekje të ngjashme duhet të ndërmerren gjithashtu edhe në rritjen e kontakteve midis qytetarëve të rajonit, që mund të shërbejnë në ndërtimin e bashkëpunimit midis të dyja palëve.

Një ndërveprim më i madh midis komuniteteve të biznesit në Serbi dhe Kosovë, është vetëm një nga shumë fushat ku një bashkëpunimi i përmirësuar mund të sjellë rezultate pozitive. Fusha të tjera të veprimtarisë, mund të përfshijnë shkëmbime midis parlamentarëve dhe politikanëve të rinj, si dhe projekte të përbashkëta kërkimore të kryera nga akademikë dhe ekspertë nga të dy vendet.

Tek e fundit, udhëheqësit në rajon po diskutojnë për krijimin e të ashtuquajturës zonë të ?mini-Shengen?-it, një zonë ekonomike e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave nëpër Serbi, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe tani në Kosovë.

Komunikimi i shtuar në nivele të ndryshme midis Serbisë dhe Kosovës, dhe vendeve të tjera të rajonit, mund të kontribuojë në rritjen e besimit shoqëror, dhe të nxisë bashkëpunimin e ardhshëm të nevojshëm për pajtimin politik mes 2 vendeve.

Përpjekjet e SHBA-së, në nisma të tilla si hapja e një zyre të DFC-së në Beograd, mund të jenë një hap pozitiv në këtë drejtim për Serbinë, Kosovën dhe rajonin në tërësi. Përmes mbështetjes së synuar ndaj sipërmarrjeve private, SHBA-ja mund të ndihmojë në krijimin e standardeve më të larta të përbashkëta për transparencën dhe qëndrueshmërinë, të cilat kërkohen në mënyrë rutinore nga votuesit në rajon, dhe që për fat të keq minohen nga marrëveshjet e fshehta të bëra nga qeveritë e tyre me Partinë Komuniste Kineze dhe Kremlinin.

Në këtë mënyrë, Marrëveshja e Uashingtonit mund të kontribuojë në një angazhim më të madh të Amerikës në Ballkanin Perëndimor pas viteve tërheqjeje nga rajoni, dhe të ndihmojnë në kthimin e Ballkanit kundër ndikimit rus dhe kinez, në një pjesë strategjike dhe kronikisht të paqëndrueshme të Evropës.

Shënim: Paul Mccarthy është drejtori rajonal i Evropës në Institutin Republikan Ndërkombëtar. Paul Prososki, është drejtori i programit të Serbisë në Institutin Republikan Ndërkombëtar./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga