"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Nga David Catron ?The Spectator?
* Demokratët nuk po mundnin ta besonin sa me fat ishin, kur u përhap lajmi se presidenti Donald Trump kishte prekur nga Covid-19. Ata besojnë se ai ka mbaruar politikisht, dhe se kandidati i tyre presidencial potemkinian do t?i fitojë lehtësisht zgjedhjet e afërta.
Titulli në një artikull të ?Politico? e përmbledh më së miri këtë iluzion kolektiv:?Bajden gati të vulosë fatin e zgjedhjeve pas izolimit të Trump?. Po kështu reaguan ata edhe ndaj kasetës ?Hollywood Access?, që u bë publike në të njëjtin moment të garës presidenciale të vitit 2016.
Shumica e ?ekspertëve?, shpallën fundit e fushatës së Trump, ndërsa Hilari Klinton filloi të porosiste perdet e reja që do të përdorte në Zyrën Ovale. Ajo që askush nga ata njerëz nuk u mundua të bënte, ishte të maste efektin e kasetës tek mbështetësit e vërtetë të Trump.
Për pasojë CBS News shkruante më 10 tetor 2016:?Hilari Klinton është 14 për qind në avantazh ndaj Donald Trump?. Kjo histori ia atribuoi epërsinë iluzore të Klintonit ?komenteve të ndyra të Trump mbi gratë në vitin 2005?.
Por në fund, votuesit e Trump e injoruan atë kasetë, dhe presidenti pati shumë më shumë mbështetës në shtetet kryesore, sesa mund ta kishin imagjinuar anketuesit dhe ekspertët. Aktualisht Trump është padyshim në një pozitë më të mirë politikisht, sesa ishte pas ?javës së tij të Ferrit? të vitit 2016.
Ai supozohet se është sërish poshtë në sondazhet kombëtare. Por sondazhi më i saktë i vitit 2016, tregoi sërish një garë më të ngushtë sesa sondazhet e tjera, dhe studimet e fundit sugjerojnë që mbështetja ndaj Trumpit mund të nënvlerësohet ndjeshëm për shkak të fenomenit të votuesve të ndrojtur të presidentit.
Për më tepër, festimet e demokratëve dhe medias pranë tyre ndaj sëmundjes së Trump, gati me siguri që do të rrisë mbështetjen ndaj tij. Në CNN, në mesin e një diskutimi të lodhshëm rreth ?sinjaleve të përziera? që dalin nga Shtëpia e Bardhë, gazetarja e ?The New Yorker? Masha Gessen e krahasoi gjendjen e Trump me vdekjen e Stalinit:
Ditët e fundit ka pasur shumë krahasime me Bashkimin Sovjetik. Unë mendoj që ato nuk janë tërësisht pa vend. Periudha e veçantë që më vjen në mendje, është ajo për të cilën kam shkruar shumë. Ishin ditët dhe orës e vdekjes së Stalinit.?Kur si korrespondentët e huaj dhe ata vendas nuk e dinin se çfarë po ndodhte. Askush nuk po u jepte atyre ndonjë informacion.? Të gjithë prisnin njoftimin më të fundit, apo jo? Dhe planeti u mbush me thashetheme?.
Që CNN e pranoi këtë karikaturë groteske të gazetarisë, ky nuk ishte një gjest thjesht i neveritshëm por idiot. Është shumë më e vështirë të imagjinosh një mënyrë më të mirë për të transformuar të pavarurit në mbështetës të Trumpit, sesa të krahasosh presidentin e sëmurë rëndë me një nga vrasësit më famëkeq të historisë, dhe të bësh paralele midis komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë mbi shëndetin e tij, dhe propagandës së Kremlinit.
Neveritja që frymëzon kjo sjellje tek mbështetësit e tij besnikë, nuk mund të jetë më e madhe sesa në këtë rast. Amerikanët tubohen tradicionalisht pas një presidenti të sëmurë. Për shembull, pasi atentatit ndaj tij në pranverën e vitit 1981, popullariteti i Ronald Reganit u rrit në mënyrë dramatike.
Siç raportonte ?The Washington Post? në atë kohë: Atentati që plagosi presidentin Regan të hënën, shkaktoi një rritje të menjëhershme dhe të ndjeshme të popullaritetit të tij sipas një sondazhi të ri të Washington Post-ABC News??.
Meqë ra fjala një nga gjetjet më pikante të atij sondazhi, ishte ky:?Amerikanët e refuzojnë në shumicë idenë se presidentët duhet të izolojnë veten nga qytetarët, për hir të sigurisë së tyre?. Pra, megjithëse ish zëvendëspresidenti Xho Bajden e ka quajtur Trumpin ?krejtësisht të papërgjegjshëm?për mbajtjen e tubimeve publike, amerikanët nuk janë të prirur për nga temperamenti që kanë, të admirojnë një president që favorizon ngujimin brenda Shtëpisë së Bardhë për të qenë jashtë rrezikut nga virusi.
Për më tepër, siç vuri në dukje Trump gjatë mesazhit të tij të së shtunës nga Qendra Mjekësore ?Walter Reed?, nuk është e mundur që asnjë shef ekzekutiv të kryejë detyrat e tij me aq kujdes sa Bajden e ka kryer fushatën e tij presidenciale.
Trump e kupton që nuk mund të udhëheqë dot nga prapaskena. Ky është ndoshta ndryshimi më i rëndësishëm midis presidentit dhe Bajdenit. I pari e kupton se mosha e tij e bën atë pa dyshim të prekshëm nga ndërlikimet e koronavirusit. Por e di se detyra e tij e përjashton fshehjen në Shtëpinë e Bardhë, apo edhe pas një maske.
Bajden është një peng i të majtës. Mbështetësit e tij janë shprehur të kënaqur që Trump është me Covid-19, dhe i urojnë atij haptazi më të keqen:Xho Bajden ka frikë që ta denoncojë një gjuhë të tillë, ashtu sikundër nuk pranon të denoncojë grupimet terroriste amerikane si ANTIFA.
Trump mund të dalë shumë shpejt nga spitali. Por fundjavën e shkuar demokratët, miqtë e tyre në media, dhe kandidati i tyre për president dëshmuan se sa ç?njerëzorë janë. Dhe pikërisht kjo do të sigurojë rizgjedhjen e Trumpit në detyrë./ Përshtatur nga CNA.al
Në pamje që parë të kuptuarit e trishtimit përkundrejt depre...
Nga Sasha Toperich “The Hill”Nëntorin e kaluar, presidenti f...
Stiv Xhobs, themeluesi i kompanisë “Apple” dhe një nga gjeni...
Nga Billy Hallowell “Fox News”Shtrimi në spital i presidenti...
Fuqitë dhe sytë e tij misteriozë, që ishin në gjendje të hip...
Objekt i një debati të përhershëm, dhe nëse deri një vit më ...
Nga Timothy J. Lynch “The Conversation”Kur ka mbetur vetëm 1...
Sipas një studimi me 3.000 të rritur të kryer nga “Premier I...
Nga Gregorio Sorgi “Huffington Post”* Cili është sekreti i m...
Pavarësisht nëse shkaku ishte zhgënjimi, zemërimi apo disipl...
Ribashkimi 30 vjet më parë krijoi një Gjermani të fuqishme, ...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”* Historia e epidemive, është ...
Nga Simon Lamb “Cosmos Magazine”* A keni menduar ndonjëherë,...
Janarin e kaluar, Covid-19 goditi Italinë, ndalesa e parë ev...
Nga Boris Pistorius “The Financial Times”Është e qartë se pa...
Kijong-dong duket nga larg si një fshat tipik, me një depozi...
Me gjithë gëzimin që na sjellin marrëdhëniet në çift, s’ka n...
Gara presidenciale e vitit 1960 ishte një nga më të ngushtat...
Nga David N.Bossie “Fox News”Për çdo person të arsyeshëm që ...
Nga Rod Dreher “The New York Post”Histeria e krahut të majtë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...