E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Nga Rod Dreher ?The New York Post?
Histeria e krahut të majtë përmes platformave kryesore mediatike në SHBA, po ulërin prej vitesh se presidenti Donald Trump po synon që të instalojë një diktaturë fashiste. Ndërkohë, emigrantët e padëgjuar nga blloku sovjetik paralajmërojnë se tirania totalitare në të vërtetë po buron nga e majta – dhe amerikanët janë shumë naivë për ta parë atë.
Tingëllon si një çmenduri apo jo? Kështu mendova edhe unë kur dëgjova për herë të parë nga një grua e moshuar, e cila kaloi 6 vite të jetës së saj e burgosur politike nën regjimin marksist të Çekosllovakisë. Por sa më shumë që bisedoja me njerëz si ajo, aq më shumë i shihja si ?kanarina? në një minierë qymyri.
Mesazhi i tyre është i njëjtë:Ajo që po ndodh në SHBA sot më kujton jetën nën komunizëm. Kjo gjë është e vështirë të vërehet nga amerikanët, pjesërisht pasi ideja jonë mbi totalitarizmin vjen nga libri ?1984? i Xhorxh Oruellit dhe ?Arkipelagu Gulag? i Aleksandër Solzhenicinit.
Por Stalinizmi 2.0 nuk është ai që parashikojnë disidentët e dikurshëm. Ata theksojnë se e majta në pushtet po i arrin qëllimet e saj totalitare. Pra jo thjesht bindje, por brendësim, i ideologjisë së majtë me mjete shumë më të buta. Kush ka nevojë për gulagët, kur ju mund të impononi bindjen duke kërcënuar dikë me vendin e punës, apo shkatërrimin e imazhit të tij në mediat sociale?
Pse të merresh me ngritjen e policisë sekrete, kur turmat i dorëzojnë informacionet e tyre të hollësishme personale tek Google dhe të tjerët përmes smartfonëve dhe laptopëve të tyre?
Totalitarizmi i butë i së ardhshmes mund të bashkojë qeverinë, korporatat e mëdha, mediat dhe institucionet kryesore të shoqërisë civile, të cilat do të bashkëpunojnë për të shtypur çdo lloj disidence dhe për të imponuar konformitetin.
Shtetet e Bashkuara mund të kenë një ditë versionin e tyre të sistemit të krediteve sociale të teknologjisë së lartë që ka aktualisht Kina. Ata që i rezistuan komunizmit sovjetik, na nxisin të përgatitemi që tani për rezistencë, teksa kemi ende mundësi ta bëjmë këtë.
E vërteta tronditëse është se ne amerikanët po jetojmë në një situatë para-totalitare. Në vitin 1951, Hana Arend botoi studimin e saj historik ?Origjina e totalitarizmit?, në të cilin ajo studioi rrethanat që e çuan Rusinë sovjetike dhe Gjermaninë naziste të përqafonin totalitarizmin.
Kjo e bën leximin e kthjellët në rrethanat tona aktuale. Ndër shenjat e tjera:Vetmia dhe atomizimi shoqëror:Lëvizjet totalitare, thotë Arendt, janë ?organizimi masiv i individëve të atomizuar, të izoluar?.
Dhe ?ajo që i përgatit njerëzit për sundimin totalitar në botën jo-totalitare, është fakti se vetmia, dikur një përvojë kufitare që zakonisht vuhej në kushte të caktuara shoqërore margjinale si pleqëria, është bërë tashmë një përvojë e përditshme e masave gjithnjë në rritje të shekullit tonë. ?
Humbja e besimit tek hierarkitë dhe institucionet:Vetmia është e rëndësishme në aspektin politik, pasi ajo i lë masat e uritura për një ndjenjë të bashkësisë. Në një shoqëri të shëndetshme, një individ mund të gjejë shoqëri dhe qëllim të përbashkët përmes institucioneve të shoqërisë civile:partive politike, kishave, klubeve qytetare, ligave sportive dhe të ngjashme si këto. Në Amerikën bashkëkohore, këto institucione e kanë humbur rëndësinë e tyre.
Si në Rusinë para-bolshevike ashtu edhe në Gjermaninë para-naziste, elitat mbështetën aktet rebelimit që talleshin me traditat dhe standardet, morale etj. Ata u zhytën në akt të ulëta dhe e quajtën këtë ?çlirim?. Ato gjithashtu u kënaqën me përmbysjen e institucioneve dhe krijimin e praktikave për hir të të huajve.
Arend shkruan:?Anëtarët e elitës e nuk kundërshtuan pagimin e një kostoje, shkatërrimin e civilizimit?. Fjalët e saj vlejnë sot për trazirat e shkaktuara nga lëvizja ?Black Lives Matters? dhe për institucionet elitare.
Ndjeshmëria ndaj propagandës dhe ideologjisë:Në kombet para-totalitare, shkruan Arend, urrejtja e ?shoqërisë së respektueshme? ishte aq narkotike sa që elitat ishin të gatshme të pranonin ?falsifikime monstruoze të historiografisë? për hir të sulmit ndaj atyre që sipas mendimit të tyre, kishin ?përjashtuar të varfrit dhe të shtypurit nga kujtesa e njerëzimit?.
Amerika po ecën symbyllazi drejt një totalitarizmi të butë. Nëse injorojmë zërat profetikë të atyre që i mbijetuan komunizmit, ne e meritojmë atë që do të pësojmë.
Mbrojtja më e mirë që mund të kenë njerëzit e zakonshëm, tha dikur Solzhenicin, është të refuzojnë të qëndrojnë të heshtur përpara gënjeshtrave ideologjike. Nëse shpresojmë të mbrojmë lirinë tonë, duhet ta fillojmë duke refuzuar një gënjeshtër ngushëlluese që i themi vetes:se kjo gjë nuk mund të ndodhë këtu në SHBA./ Përshtatur nga CNA.al
Ditën kur do të aprovohet një vaksinë ndaj Covid-19, do të d...
Ndërsa pandemia e Covid-19 ka përparuar shumë, ekspertët kan...
Arsyeja pse legjendat janë aq shumë popullore, nuk është sep...
Miliarda vjet më parë, dhe shumë kohë para se oksigjeni të i...
Nga Zia Weise, Jan Cienski & David M.HerszenhornFundjavën që...
Nga Andrei Kolesnikov “The Moscow Times”Kur lideri rus i opo...
Pak pas mesnatës së datës 28 shtator 1994, trageti i pasagje...
Nga Jianli Jang & Peter Biar Ajak “The American Interest”Gja...
Nga Andrew MoravcsikDisa muaj më parë, kur pandemia e Covid ...
“Njerëzit janë lavdia dhe llumi i universit” tha filozofi fr...
Vdekja e Xhenis Xhoplin u përcaktua se ndodhi nga një mbidoz...
Progresi mbi vaksinat që do të përdoren kundër koronavirusit...
“Der Spiegel”Një mëngjes qershori, një logo gjigande “C” ngj...
Filozofi britanik Xhejms Allen tha dikur:”Nuk mund të ketë p...
Nga Georgi Boorman “The Federalist”Nuk është ndonjë gjë e re...
Nga Barbara Boland “The American Convervative”* Në fund të m...
Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”* Italia ishte simb...
Një studim i ri evropian, ka zbuluar se të moshuarit e sotëm...
Nga Ivan KrastevPër një evropian-lindor të brezit tim, vëzhg...
Sa rrezikojmë të prekemi nga Covid-19, kur udhëtojmë me avio...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...