web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjermanët të zhgënjyer nga aplikacioni për gjurmimin e koronavirusit

27 Shtator 2020, 07:15, Blog CNA

?Der Spiegel?

Një mëngjes qershori, një logo gjigande ?C? ngjyrë blu dhe e kuqe u shfaq përpara Zyrës Federale të Shtypit në Berlin. Qeveria gjermane po kërkonte të tërhiqte vëmendjen. Projekti kryesor i Gjermanisë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit ishte gati në kohën e duhur.
?#Ichappmit?, lexohej në një billboard. ?Po përdor aplikacionin?. Brenda godinës 5 përfaqësues të qeverisë gjermane dhe 2 anëtarë të bordit nga Deutsche Telekom dhe kompania softuerike ?SAP? u ngjitën në podium për ta prezantuar aplikacionin.

Shumë nga të pranishmit ishin entuziastë. Ai moment euforie ishte gati 100 ditë më parë. Nga atëherë, më shumë se 18 milion gjermanë e kanë shkarkuar aplikacionin, dhe ai është vlerësuar mirë nga përdoruesit. Vetë qeveria gjermane, e konsideron atë si një sukses të madh.
Por shpresat se koronavirusi mund të frenohet duke përdorur këtë aplikacionin, i kanë lënë vendin zhgënjimit. Por çfarë ka arritur në fakt aplikacioni? Dhe deri në çfarë mase po ndihmon në mbajtjen nën kontroll të pandemisë? Është e vështirë të kesh një lloj raporti
të ndërmjetëm të progresit, për shkak të mungesës së të dhënave të qëndrueshme në dispozicion. Askush nuk mund të thotë saktësisht se sa përdorues të smartfonëve e përdorin në mënyrë aktive aplikacionin. ?Ne supozojmë se aktualisht kjo shifër është 14 milion? u përgjigj Deutsche Telekom kur u pyet. Ndërkohë për Ministrinë e Shëndetësisë shifra shkon
17-18 milionë.

Komentet në internet, tregojnë se shumë përdorues janë të bezdisur nga aplikacioni, nga mesazhet e tij të çuditshme apo paralajmërimet konfuze. Numri i problemeve ka qenë serioz. Ai i kushtoi qeverisë 15 milion euro për ta zhvilluar, dhe 44.4 milion euro të tjera janë caktuar për ?mirëmbajtje dhe kujdes? gjatë funksionimit të aplikacionit deri në vitin 2021.
?Ky aplikacion meriton besimin tuaj?- u shpreh kancelarja Angela Merkel. Por përkundër promovimit, numri i shkarkimeve po rritet shumë ngadalë kohët e fundit.

Çdo përdorues i ri e konsideron aplikacionin si joefektiv, siç e tregonte edhe një sondazh i Universitetit Teknik të Mynihut. Disa ekspertë të shëndetit dhe informatikës kërkojnë që aplikacioni të rishikohet sa më shpejt që të jetë e mundur, përpara se nivelet e infeksionit të fillojnë të rriten edhe më shumë me mbërritjen e sezonit të ftohtë në Gjermani.
?Aplikacioni duhet të rishikohet urgjentisht për ta bërë atë efektiv?- thotë epidemiologu Karl Lauterbah
Qeveria gjermane zgjodhi atë që quhet zgjidhja e decentralizuar ? ku rreziku i infektimit nga koronavirusit përcaktohet nga vetë smartfoni. Kompanitë ?Apple? dhe ?Google?, kishin njoftuar se sistemet e tyre operative do të mbështesnin gjithsesi vetëm variante të decentralizuara.
Gati brenda natës, shefja e shtabit të kancelarisë Helga Braun dhe ministri Jens Shpan i porositën krerët e Deutsche Telekom dhe SAP për të zhvilluar atë variant. Tani aplikacioni plotëson kërkesat e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave, por ndërkohë e dobëson misionin kryesor të tij:atë të ndalimit të hershëm të zinxhirëve të infeksionit.

Kështu mendon edhe Patrik Larsheid, shefi i departamentit të shëndetit publik në distriktin e e Berlinit. Çdo ditë, ekipi i tij bën atë që duhet të jetë në gjendje të bëjë vetë aplikacioni: Ata kryejnë gjurmimin e kontakteve, për të paralajmëruar njerëzit që mund të jenë ekspozuar ndaj koronavirusit. Ata e vazhdojnë punën e tyre duke përdorur mjete tradicionale, duke intervistuar personat e infektuar, dhe më pas duke telefonuar kontaktet e tyre. Teorikisht, aplikacioni duhet të jetë në gjendje ta bëjë më të lehtë këtë punë. Por Larsheid thotë se nuk është kështu.?Ky aplikacion sjell më shumë dëme sesa dobi?- thotë ai.

?Aplikacioni nuk të tregon as nëse rreziku i pretenduar është jashtë, në një tren udhëtarësh apo kur viziton të afërmit në një spital. Algoritmet e aplikacionit veprojnë me gjasa të përafërta?- shton ai. Kritikë të tjerë mendojnë se rruga e zgjedhur ishte e saktë, por zbatimi
ka pasur dobësi.
Sipas Deutsche Telekom, që nga e marta e kaluar vetëm 3.613 rezultate pozitive me Covid-19 ishin raportuar përmes linjës telefonike. Edhe nëse supozojmë se përdoruesit e aplikacioneve i zbatojnë rregullat e higjenës dhe ka më pak të ngjarë të bëjnë pjesë në grupet e rrezikut, ky numër do të ishte relativisht i vogël nëse kemi parasysh se ka pasur rreth 80.000 infeksione të reja me koronavirus që nga vënia në përdorim e aplikacionit. Ka të ngjarë që shumë njerëz të infektuar, nuk po raportojnë në aplikacionin e tyre që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Ose shumë nga ata që e shkarkuan aplikacionin që në ditët e para nuk po e përdorin më atë. Zbehja e interesit ndaj aplikacionit, mund të shpjegohet edhe me problemet e shumta që kanë shoqëruar projektin.

Në fillim, ai nuk azhornohej automatikisht në ekranet e disa celularëve, çka do të thotë që aplikacioni nuk i paralajmëronte si duhet njerëzit. Tani, një gabim i ri po i bezdis përdoruesit. Nëse përditësoni iPhone tuaj me sistemin e ri operativ 13.7, aplikacioni mund të tregojë një rrezik të tepruar të infeksionit. Dhe ky problemi nuk ishte riparuar ende të paktën deri javën e kaluar.
Pas rreth 100 ditësh mund të thuhet se shpresa për të pasur një aplikacion që mund të ndihmojë në mënyrë efektive në kontrollin pandemisë, ndërsa në të njëjtën kohë të ofrojë një mbrojtje gjithëpërfshirëse për të dhënat private nuk është përmbushur, jo vetëm në Gjermani por në asnjë tjetër vend në botë./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga