Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Jamie Metzl ?The Hill?
Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara çeli punimet këtë javë në mesin e pandemisë më vdekjeprurëse në një shekull, katastrofave më të këqija të shkaktuara nga ndryshimet klimatike në mijëvjeçarë, dhe teksa qindra miliona njerëz janë të rrezikuar të zhyten sërish në varfëri ekstreme, një gjë është e qartë:ideali i Kombeve të Bashkuara, siç është përkufizuar nga themeluesit e tij, ka dështuar në shumë aspekte.
Por në vend se të fajësojmë Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare për këtë dështim, ne duhet të hedhim fajin atje ku duhet ? tek vendet anëtare të OKB, të cilat për dekada me radhë, kanë mbrojtur fort sovranitetin e tyre kombëtar, në kurriz të së mirës sonë të përbashkët.
Në rast se nuk gjejmë një mënyrë për të adresuar në mënyrë kolektive sfidat tona më të mëdha globale – nga pandemitë tek ndryshimi i klimës, dhe shkatërrimi i ekosistemit, nga varfëria sistematike dhe pabarazia, tek armët e shkatërrimit në masë – specia jonë jo vetëm që do të rrezikohet, por njerëzimi mund të përballet me rrezikun e zhdukjes së plotë.
Nuk ishte e rastit që kur nisi kriza e Covid-19 në fund të vitit të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë u kap e papërgatitur. Ne jetojmë në një botë të shteteve sovrane, me vetëm disa organizata ndërkombëtare që punojnë pa u lodhur, por shumë shpesh kot, për të na bërë bashkë të gjithëve.
OBSH-ja nuk mund t`a vlerësonte dot dezinformimin e qeverisë kineze apo të dërgonte ekipet e saj të emergjencë në Vuhan, pasi shtetet tona nuk i kanë garantuar OBSH-së një mbikëqyrje të pavarur mbi epidemitë, si dhe aftësinë e reagimit ndaj emergjencave, dhe kjo nga frika se kjo gjë mund të kompromentonte sovranitetin kombëtar.
E njëjta histori vlen edhe për faktin se përse nuk mund të zgjidhim kaq shumë probleme të tjera globale. Kjo sepse ndërsa problemet tona më të mëdha janë globale, mënyrat që ne kemi organizuar për t?i adresuar ato janë kryesisht kombëtare. Derisa ta rregullojmë këtë mospërputhje themelore, ne do të jemi në një rrezik të madh në rritje.
Ne nuk mund ta bëjmë këtë duke qëndruar duarkryq, duke kënduar këngë dhe duke tundur smartfonët tanë. Ne njerëzit kemi kaluar nga të qenit tufa të ndryshme nomadësh endacakë, në një specie globale, me fuqinë e jashtëzakonshme për të ri-bërë thuajse çdo aspekt të jetës në Tokë.
Por ne jemi bërë një specie globale, pa zhvilluar ama një vetëdije globale, apo një politikë që të përputhet me këtë realitet. Dhe për të ruajtur të ardhmen tonë, ne duhet që ta ndryshojmë atë. Na duhet një sistem i ri global operativ. Themeli i kësaj qasje të re, duhet të jetë njohja e përgjegjësive të ndërsjella të ndërvarësisë sonë të thellë globale.
Shfaqja e saj duhet të jetë një lëvizje globale e fuqizuar dhe gjithëpërfshirëse e njerëzve nga të gjitha prejardhjet. Udhëheqësit tanë kombëtarë dhe ndërkombëtarë kanë dështuar, prandaj u takon njerëzve të zakonshëm të ndajnë midis tyre punët e ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë – ose të përballen me pasojat e mosveprimit tonë.
Së pari, ne duhet të shtojmë urgjentisht fondet, stafin, autoritetin dhe rolin koordinues global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në një kohë që në të gjithë botën po ngrihen mure, ne kemi shumë nevojë për një organizatë të fuqishme globale të shëndetit që të veprojë përtej tyre. Sot për sot nuk kemi OBSH-në që na duhet – por mund ta ndërtojmë atë shpejt, nëse përdorim mendjen tonë kolektive.
Së dyti, ne duhet të krijojmë një agjenci të re të fuqishme të specializuar brenda OKB-së, që të fokusohet në përgjigjet e përbashkëta ndaj kërcënimeve të përbashkëta dhe ekzistenciale.
E mbështetur dhe e bashkërenduar me shtetet, por gjithashtu duke vepruar me një shkallë të lartë të një autonomie të depolitizuar, kjo agjenci do të ketë për detyrë të identifikojë dhe analizojë rreziqet më të mëdha me të cilat përballen speciet tona dhe shtëpia jonë e përbashkët, zhvillimin, koordinimin dhe zbatimin e planeve të veprimit në vazhdim për adresimin e tyre, përpilimin dhe ndarjen e praktikave më të mira nga e gjithë bota, dhe udhëheqjen e përpjekjeve për të ngritur kapacitete kudo, për t?u përgatitur dhe për të kërkuar parandalimin e krizave globale në të ardhmen, dhe koordinimin e përgjigjeve emergjente kur ndodhin kriza.
Së treti, udhëheqësit botërorë, veçanërisht ata të G-7 dhe G-20, duhet që të angazhohen për një plan specifik, të financuar në mënyrën e duhur për të siguruar ujë të pijshëm të sigurt, sistem kanalizimesh dhe mbrojtje thelbësore nga pandemitë vdekjeprurëse për çdo njeri në Tokë deri në vitin 2030.
Kjo pandemi dhe ndikimi i saj ekonomik, vë në rrezik jo vetëm popullatat më të prekshme në botë, po na kërcënon të gjithëve. Nëse virusi përhapet kudo dhe pëson mutacion, ai paraqet një kërcënim të shtuar për njerëzit kudo që ndodhen.
Në këtë kontekst, apeli për një përpjekje masive të bashkërenduar globale për të adresuar nevojat emergjente të popullatës më të prekshme në botë, nuk është një akt bamirësie, por një domosdoshmëri pragmatike. Bota jonë gjendet sot në një udhëkryq.
Pandemia, zjarret, varfëria dhe dëshpërimi që shohim rrotull nesh, janë tregues i problemeve edhe më të këqija me të cilat do të përballemi, në rast se nuk ndryshojmë në mënyrë dramatike kursin tonë. Lajmi i mirë është se na pret një e ardhme shpresëdhënëse, ku nevojat tona kolektive mund të plotësohen shumë më mirë.
Pyetja për udhëheqësit botërore që takohen këtë javë në Asamblenë e Përgjithshme të KB – dhe për të gjithë ne, është nëse kemi imagjinatën dhe guximin e duhur për të filluar së bashku ndërtimin e asaj bote./ Përshtatur nga CNA.al
Sipas një teorie, “ruleta ruse” u shfaq për herë të parë në ...
Nga Eva Hamrud ”Science Alert”Si specie, njerëzit kanë popul...
Nga Emma Reynolds “CNN”Pasi shtypi me sukses valën e parë t...
Misteret mbi Antarktidën, kanë ndezur gjithmonë imagjinatën ...
Mbetet një nga zbulimet shkencore më të papritura të këtij v...
Nga Robby Starbuck “The Federalist”Që prej vitit viti 2015, ...
Nga Thomas Trask & Jonathan Ruhe “National Interest”Duke pas...
Nga Colin Axon & Robert Dingëall “The Spectator”* Sa njerëz ...
Nga David Harsanyi ”National Riview”* Në një episod të seria...
Nga Matthew Ward “The Conversation”Pandemia e koronavirusit,...
Pandemia e koronavirusit, u ka siguruar një armë shumë të vl...
Nga Sergei Kuznetsov “Politico”Minsk – Svetlana Aleksieviç ë...
Nga Newt Gingrich “American Mind”Gjatë ditëve të fundit kam ...
Shumica e këtyre traditave, janë tashmë pjesë e historisë, o...
Nga Michael Peck “National Interest”Arsyeja kryesore:Armët e...
Nëse keni menduar se një jetë e shëndetshme do të thotë sean...
Greta Garbo e arriti kulmin e famës së saj në kinemanë e vit...
Nga Anastasia Rusanova “The American Conservative”* Pavarësi...
Nga Dick Morris “Newsmax”Konventa Kombëtare e Partisë Demokr...
Nga Melissa Burkley “Psychology Today”Një pandemi globale, p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...