web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si të shmanget një luftë brenda NATO-s

22 Shtator 2020, 06:15, Blog CNA

Nga Thomas Trask & Jonathan Ruhe ?National Interest?

Duke pasur parasysh gjithçka që ka ndodhur këtë vit, nuk do të ishte ndonjë habi po të shihnim këtë vit një ?konflikt të armatosur brendapërbrenda NATO-s?. Kjo është pikërisht ajo që mund të ndodhë pa udhëheqjen e vonuar të SHBA-së në Mesdheun Lindor, një rajon gjithnjë e më i paqëndrueshëm dhe shumë i rëndësishëm në aspektin strategjik.

Uashingtoni e ka shpërfillur këtë zonën në dekadat që pasuan fundin e Luftës së Ftohtë, si për shkak të mundësive që kishte në dispozicion, ashtu edhe për shkak se kishte probleme më të ngutshme diku tjetër. Por 2 tendenca fillimisht të ndara po bashkohen për ta ri-formatuar, duke paraqitur mundësi dhe sfida të reja për SHBA-në.

E para është transformimi i Turqisë nën presidentin Rexhep Taip Erdogan. Vendi që dikur ishte një partner shekullor dhe demokratik i Perëndimit, që ruante krahun juglindor të NATO-s, është tashmë shumë më islamik, nacionaliste dhe autokratik. Një tipar kryesor i kësaj Turqie të re, është ndërhyrja e saj në Mesdheun Lindor, duke shpalosur një version shumë më agresiv të diplomacisë turke.

Tendenca e dytë është zbulimi i rezervave të mëdha energjike nënujore nga Qipro, Egjipti, Izraeli, dhe potencialisht edhe aktorë të tjerë rajonalë në të ardhmen. Të kombinuara së bashku, këto burime përbëjnë disa nga burimet më të mëdha të gazit natyror në botë në det të hapur të zbuluara gjatë dekadës së fundit.

Këto dy tendenca u shfaqën për herë të parë në fund të vitit të kaluar kur Turqia ndërhyri ushtarakisht në luftën civile të Libisë. Në këmbim të shpëtimit nga humbja, Ankaraja siguroi nga qeveria e Tripolit me lidhje të forta me Vëllazërinë Myslimane një marrëveshje mbi kufirin detar, që pretendonte të njihte pretendimet e mëdha territoriale turke në Mesdheun Lindor.

Jo rastësisht, kjo marrëveshje kërcënon drejtpërdrejt të gjithë të tjerët në rajon. Ndryshe nga fqinjët e saj, që janë dakord me zbatimin e Ligjit të Detit, Ankaraja pretendon në mënyrë unike se ishujt nuk mund të jenë pjesë e një Zone Ekonomike Ekskluzive (EEZ).

Prandaj, marrëveshja e saj me Tripolin shtrihet gati buzë bregdetit të Qipros dhe ishujve Grekë si Kreta dhe Rodosi, duke kërcënuar përpjekjet e këtyre vendeve për të kërkuar burime energjitike shtesë, dhe që bashkë me Izraelin ta shpërndajnë atë përmes gazsjellësve në Evropë.

Tani tensionet po rriten. Për të treguar pretendimin e saj të ri mbi EEZ, Turqia dërgoi anijet e veta të kërkimit në ujërat qipriote dhe muajin e kaluar edhe në ujërat greke. Ato ishin  të shoqëruara nga luftanijet turke. Bashkë me rritjen e pranisë ushtarake dhe ekonomike të Ankarasë në Libi, këto provokime kanë shkaktuar gati shkëmbime zjarri midis anijeve detare të aleatëve të NATO-s si Turqia, Franca dhe Greqia.

Në ditët dhe javët e fundit Turqia, Rusia, Franca, Emiratet e Bashkuara Arabe, Greqia dhe Qipro, kanë forcuar secila praninë e ushtrisë së tyre në rajon. Brukseli dhe Berlini janë përpjekur që t?i zbusin këto tensione, teksa shprehin mbështetje për Greqinë dhe Qipron, por përshkallëzimi i mëtejshëm i veprimeve të Turqisë duket i mundshëm.

Edhe kur flet me një zë, Bashkimit Evropian i mungojnë mjetet e forta stimuluese për ta penguar Ankaranë, sidomos tani pasi kriza ekonomike në Turqi – e rënduar nga pandemia – po e shton  tundimin e Erdoganit për të nxitur nacionalizmin brenda vendit dhe synuar përçarjen jashtë vendit.

Deri tani, Shtetet e Bashkuara kanë lejuar përshkallëzimin e situatës, duke qëndruar mënjanë. Siç e argumenton Instituti Hebre për Sigurinë Kombëtare të Amerikës (JINSA) në disa raporte të fundit, Uashingtoni duhet të riafirmojë rolin e tij të mëparshëm stabilizues në rajon për t?i adresuar këto kriza të rrezikshme e për të mbrojtur interesat e SHBA-së.

Një hap vendimtar do të jetë emërimi i një të dërguari special amerikan për Mesdheun Lindor. Ai ose ajo duhet të punojë me Forumin e Gazit të Mesdhun Lindor – Qipron, Egjiptin, Greqinë, Izraelin, Italinë, Jordaninë dhe Autoritetin Palestinez – për të krijuar një kundërpeshë të qartë ndaj pengesave në rritje të Turqisë për zhvillimin rajonal të energjisë.

Udhëheqja diplomatike amerikane, mund të ndihmojë edhe në përshkallëzimin e tensioneve midis Ankarasë dhe Athinës, ku që të dyja janë të hapura ndaj bisedimeve.

Një i dërguar i posaçëm i Uashingtonit, duhet t?i japë fund një dekade ?drejtimi nga prapaskena? në Libi, ku Turqia dhe Rusia duket se po krijojnë një bazë të përhershme, dhe po koordinojnë veprimet mes tyre për të diktuar të ardhmen e këtij vendi, edhe pse janë rreshtuar në anë të kundërta të konfliktit.

Zyrtarët amerikanë duhet të fokusohen në kufizimin e ndikimit të Ankarasë mbi qeverinë e Tripolit. Kufizime të tilla duhet të përfshijnë shpërnguljen e aseteve ushtarake të SHBA-së nga Turqia, duke marrë ndoshta në konsideratë vendosjen e tyre në Greqi.

Si një plotësues i një diplomacie më të fortë, Shtetet e Bashkuara gjithashtu duhet të forcojnë praninë e tyre ushtarake në Mesdheun Lindor. Lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes me Athinën, do të ndihmonin në përballjen kundër Turqisë dhe Rusisë.

Kjo mund të arrihet përmes rritjes së financimit amerikan mbi ushtrinë greke, dhe ndoshta edhe ngritjes së një baze të përhershme ushtarake në Greqi. Vendim i fundit nga Uashingtoni për të zbutur embargon e armëve ndaj Qipros, duhet të shihet si një hap produktiv drejt eliminimit të pranisë së vetë Rusisë në ishullin me rëndësi strategjike.

Në mesin e tensioneve gati të papara në gjirin e aleancën transatlantike, këto masa fillestare do të promovonin interesat e SHBA në stabilitetin dhe zhvillimin paqësor të burimeve të energjisë./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga