Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Nga Anastasia Rusanova ?The American Conservative?
* Pavarësisht shumë kritikëve, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar zhvillimin e mundshëm të një vaksine amerikane kundër koronavirusit deri në Ditën e Zgjedhjeve. Ndërsa disa thonë se kjo është e pamundur, të tjerët shpresojnë për një fund të afërt të terrorit që ka përhapur pandemia aktuale.
Por a është e mundur që gara kundër Covid-19 të ketë tashmë një fitues në Rusi? Kur është fjala për testimin e vaksinave, Amerika duket se është shumë hapa pas rusëve. Vaksinat amerikane kundër Covid-19 hynë në fazën e tretë të testimit mbi një numër të madh njerëzish më 27 korrik.
Ndërkohë Rusia deklaroi pak kohë më parë fundin e periudhës së testimit të vaksinave të saj, shpalli planet për të nisur vaksinimin mbarëkombëtar në fillim të muajit tetor. Por shumë njerëz janë të shqetësuar, dhe kanë plotësisht të drejtë.
Metodologjia dhe siguria e testimeve ruse ka pasur shumë probleme. Por kjo nuk e ka penguar Rusinë të njoftojë se do të nisë brenda këtij muaji vaksinimin e rusëve që janë më të rrezikuar nga koronavirusi. Besueshmëria e çdo rezultati nga testet e kryera, do të jetë e dobët në rastin më të mirë.
Pra me turra-vrapin e saj për ta fituar garën globale të vaksinave, qeveria ruse mund të vaksinojë qytetarët e saj me një vaksinë të tipit placebo që nuk do të funksionojë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 34 vaksina kandidate nga e gjithë bota janë ende në fazën e testimeve që prej datës 8 shtator.
Vetëm 8 prej tyre kanë hyrë në testimet e fazës së tretë tek njerëzit, që është edhe mënyra më e besueshme për të përcaktuar efektivitetin e një vaksine. Sipas OBSH-së, lista përmban vetëm një vaksinë ruse.
Ajo u zhvillua nga Qendra Kombëtare e Kërkimit e Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamaleja. Edhe pse sapo ka hyrë në fazën e tretë, rusët shpallën që në gusht zhvillimin e vaksinës së parë të aprovuar në botë kundër koronavirusit për përdorim të gjerë publik, pra para se të kishin përfunduar testimet e fazës së tretë.
I gjithë ky nxitim ka pak të bëjë me sigurinë e popullatës ruse, dhe më shumë me fitimin e garës globale për një vaksinë kundër koronavirusit. Prej disa muajsh, mediat shtetërore ruse kanë transmetuar në mënyrë aktive idenë e udhëheqjes ruse në këtë garë.
Është e njëjta propagandë që lulëzoi dikur gjatë garës hapësinore të epokës së viteve 1960. ?Ngjan me momentin e lëshimit të satelitit. Amerikanët u habitën kur dëgjuan sinjalin satelitor. E njëjta gjë është e vërtetë edhe për këtë vaksinë. Rusia do të jetë e para në këtë garë?-tha Kiril Dimitriev, drejtori i përgjithshëm i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF).
Në qershor, Vladimir Putin kritikoi Shtetet e Bashkuara se kishin dështuar të reagonin si duhet ndaj krizës Covid-19, duke e krahasuar paaftësinë e SHBA-së me suksesin e pretenduar të Rusisë në frenimin e përhapjes së virusit në territorin e vet.
Të qenit e para në prodhimin e vaksinës, është një vazhdim logjik i narratives së udhëheqjes ruse. Por mungesa e të dhënave të besueshme mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës ruse është shumë shqetësuese.
?Sigurisht, është e mundur të krijohet prototipi i një vaksine gjatë një periudhe kaq të shkurtër kohe?- tha Vitali Zverev, kreu i departamentit të teknologjisë molekulare në Institutin e Vaksinave Meçnikov në Moskë. ?Por është e pamundur që ato të testohen siç duhet? Disa gjëra thjesht nuk mund të përshpejtohen?- theksoi ai.
Ministria ruse e Shëndetësisë, lejoi kryerjen e 2 prova klinike për 2 variantet e vaksinës Gamaleja. E para u krye në Spitalin Ushtarak Burdenko më 19 qershor. Ndërsa vaksina e dytë iu bë vullnetarëve në Universitetin e Parë Shtetëror të Mjekësisë Seçenov në Moskë. Mostra e testimit për të dyja testet ishte jashtëzakonisht i vogël:76 ushtarë vullnetarë u vaksina gjithsej (38 për secilin studim).
Pasi u vaksinuan, pacientëve iu kërkua të karantinoheshin në spital për 28 ditë, e njëjta periudhë kohore gjatë së cilës po testohen vullnetarët në SHBA. Të gjithë pacientët dolën nga spitali me imunitet dhe pa efekte anësore. Por kjo nuk tregon shumë.
Vetëm një testimi i rastësishëm mund të eleminojë paragjykimet të cilat çojnë në një vlerësim të pasaktë të efektit të vaksinës. Në SHBA, nga 30.000 vullnetarë, gjysma do të marrë një vaksinë-placebo të kripur, dhe gjysma tjetër vaksinën e vërtetë.
Ashish Jha, dekani i Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit Braun, ka shprehur shqetësimet e tij rreth sigurisë së vaksinës ruse. ?Është vërtet shqetësuese, kur njerëzit fillojnë ta anashkalojnë procesin standard, që ne kemi për zhvillimin e vaksinave?- thotë ai.
Shumica e testeve klinike në të gjithë botën kërkojnë qindra – në mos mijëra – pacientë vullnetarë, si dhe muaj dhe madje edhe vite që të aprovohen. Edhe udhëzimi zyrtar mbi vaksinat i Ministrisë ruse të Shëndetësisë, thotë qartazi se që një vaksinë të marrë një dritën jeshile, do të duhet në teste të marrin pjesë mijëra njerëz.
Edhe nëse vaksina Gamaleja nuk është e dëmshme në vetvete, ajo sërish paraqet një kërcënim për popullin rus. Nëse qeveria ruse e vaksinon popullsinë e saj me një ?placebo? jo të besueshme, teksa i bën qytetarët e saj të besojnë se janë të sigurt, pasojat e një ?fitoreje? të tillë mund të jenë katastrofike./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Dick Morris “Newsmax”Konventa Kombëtare e Partisë Demokr...
Nga Melissa Burkley “Psychology Today”Një pandemi globale, p...
Pas tmerreve të Holokaustit, kur kaq shumë gjermanë mbështet...
Ne e dimë se gjeografia e një vendi, luan një rol të madh në...
Nga Osama Al-Sharif “Arab News”Misioni i presidentit të SHBA...
Kur është fjala për anomali mjekësore, mjekësia moderne nuk ...
Nga Sinisa Vukovic & Majda Ruge “European Council on Foreign...
Nga Danielle Pletka “The Washington Post”Në vitin 2016, nuk ...
Nga Dalibor Rohac “American Interest”Pas Luftës së Dytë Botë...
Një raport i OKB-së thekson, se më të varfrit dhe refugjatët...
Në vjeshtë, katolikët dhe disa kisha të tjera të krishtera f...
Nga William ParkVënia e rripit të sigurimit në makinë apo mb...
Nga Adam O’Neal “The Wall Street Journal”Nëse Italia do të m...
Nga Andrew A.Michta “The Wall Street Journal”Një nga hilet q...
“Der Spiegel”* Shahrzadi ia doli. Ajo arriti t’u shpëtonte f...
Nga Lee Edwards “Nationl Riview”* Kur kongresmenet e ekstrem...
Nga Jana Tsoneva “Al Jazeera”Më 2 shtator, protestat 2-mujor...
Në shumë raste në të dyja luftërat botërore, vetëm pamja e n...
Nga Sebastian Gorka “American Greatness”E mbani mend ISIS-in...
Nga Etienne Lefebvre “Les Echos”Ajo që ndodhi ishte një zbri...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...