web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Saga e çuditshme e Adam Rainer/ I vetmi person në botë që lindi si xhuxh, dhe vdiq si një gjigant 

18 Shtator 2020, 06:58, Blog CNA

Kur është fjala për anomali mjekësore, mjekësia moderne nuk ka pasur ndonjë mungesë të sëmundjeve misterioze për t?i ekzaminuar. Por rasti i Adam Rainer  – i vetmi gjigant që më herët ka qenë xhuxh ? është padyshim për librat e rekordeve.

I lindur në Austri në vitin 1899, Rainer jetoi 20 vitet e para të jetës së tij si një xhuxh, duke qenë 1.42 metra i gjatë. Pastaj, si të ishte rrotulluar një çelës magjik diku në trupin e tij, Rainer filloi të bëhej më i gjatë me një ritëm alarmant, duke arritur gjatësinë 2.34 metra kur arriti moshën 30-vjeçare.

Rritja e tij e beftë e vuri atë në qendër të vëmendjes së komunitetin mjekësor, sidomos duke pasur parasysh faktin se shtat-lartësia e tij e kishte klasifikuar atë si njeriun e vetëm që kaloi nga të qenit xhuxh në një njeri gjigant.

Rainer u shndërrua në një lloj misteri mjekësor për një farë kohe, teksa mjekët u habitën por edhe u shqetësuan nga rritja e tij e shpejtë, duart dhe këmbët e zmadhuara si dhe përkeqësimi i shpejtë i shëndetit. Shkaku përfundimtar i ndryshimit të tij të shpejtë i atribuohej një tumori që bëri kërdinë në trupin e tij për pjesën tjetër të jetës së tij të shkurtër.

Xhuxhizmi i tij u zhvillua papritmas në gjigandizëm

Adam Rainer pati që në fillim të jetës probleme me zhvillimin trupor. Pavarësisht nga fakti se prindërit dhe vëllai i tij konsideroheshin se kishin një gjatësi dhe peshë normale për kohën, Rainer mezi arriti një gjatësi prej 1.41 metash kur mbushi 19-vjeç.

Edhe më kurioz ishte fakti që duke pasur parasysh shtatin e tij të vogël, duart dhe këmbët e tij ishin jashtëzakonisht të mëdha. Në fakt në adoleshencën e tij të vonë, Adam mbante veshur një palë këpucë me numër 10 me masën amerikane, dhe brenda tre vjetësh, madhësia e këpucës së tij ishte dyfishuar në 20, pavarësisht nga fakti se ai nuk ishte rritur më gjatë asaj periudhe.

Pastaj, papritur dukej se diçka e pazakontë kishte ngjarë brenda një nate, Rainer nisi që të bëhej më i gjatë. Midis moshës 21 dhe 30-vjeç, Rainer u rrit me gati 1 metër, duke arritur një gjatësi prej 2.34 metra para se ritmi i rritjes së tij të ngadalësohej në një ritëm më të arsyeshëm. Nga fundi i jetës së tij vetëm 50-vjeçare, Rainer thuhej se ishte 2.39 metra i gjatë.

Mjekët ia atribuuan një tumori rritjen e çuditshme trupore, si dhe degradimin e shëndetit të tij

Kur Rainer fitoi më shumë se disa centimetra në lartësinë trupore, mjekët filluan të kuptojnë diçka. Pas testeve dhe vëzhgimeve të shumta, e vetmja përgjigje që mjekët mund të jepnin ishte se rritja e tij e shpejtë, ishte për shkak të një tumori të madh që kishte vazhduar të rritej që prej fëmijërisë së tij të hershme në gjendrën e hipofizës së Rainer, duke shkaktuar një ndryshim hormonal dhe një rast të rëndë të akromegalisë.

Kjo së bashku me problemet e tij të tjera gjithnjë e më komplekse shëndetësore – përfshirë një gungë që po i zhvillohej në shpinë – i bindi mjekët se tumori ishte përgjegjës për këtë ndryshim drastik, dhe se çdo shpresë për të shpëtuar Rainerin varej nga operimi i tij urgjent, pavarësisht nga rreziqet që lidheshin me shëndetin e rënduar të Adam.

Ai vazhdoi të rritej, edhe pas heqjes së tumorit

Pasi e mori veten pas operimit dhe heqjes së masës tumorale, Rainer u mat përsëri, dhe ndonëse nuk u bë shumë më i gjatë, gunga në shpinë ishte bërë më e madhe, çka provonte se në fakt po vazhdonte të zgjatej, megjithëse me një ritëm më të ulët.

Kjo gjë vazhdoi për pjesën tjetër të jetës së tij, duke i sjellë probleme shëndetësore shtesë që kanë zakonisht lidhje me akromegalinë si verbëria e pjesshme, humbja e dëgjimit dhe dhimbje ekstreme të kyçeve.

Nga fundi i jetës, gjendja e tij shëndetësore dhe deformimi i shtyllës kurrizore ishin rënduar aq shumë sa që ai nuk ishte në gjendje të lëvizte normal, dhe mbeti i shtrirë në shtrat deri në vdekjen e tij në vitin 1950 në moshën 50-vjeçare./ ranker.comPërshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga