Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Dalibor Rohac ?American Interest?
Pas Luftës së Dytë Botërore, shumë intelektualë perëndimorë dyshuan nëse Gjermania mund të bëhej sërish një komb demokratik i civilizuar. Megjithatë, në më pak se një brez, gjermanët e arritën këtë gjë duke miratuar një kushtetutë federale, duke kufizuar me kujdes ata që ishin pranë ?levave? të pushtetit, duke krijuar një mrekulli ekonomike, dhe duke nxjerrë para drejtësisë shumë (megjithëse jo të gjithë) prej bashkëpunëtorëve në mizoritë naziste.
Kur ra komunizmi në vitin 1989, pati më pak dyshime mbi të ardhmen e ndritur të Evropës Qendrore dhe Lindore post-komuniste. Në fakt, edhe perspektiva e anëtarësimit të mundshëm të Rusisë në NATO dhe Komunitetin Ekonomik Evropian, nuk u pa si tërësisht e pamundur.
Tridhjetë vjet më vonë, rezultatet janë të përziera. Disa vende, si Bjellorusia, mezi kanë ecur drejt demokracisë, lirisë së individit dhe sundimit të ligjit; ndërsa të tjerat, si Polonia dhe Hungaria, kanë bërë hapa prapa, pas një progresi të madh fillestar.
Shumica e vendeve, për shembull në mbarë Ballkanin, duken të bllokuara dhe në vendnumëro, me një demokraci të brishtë, të mbushur me patronazh dhe korrupsion dhe cinizëm në lidhje me besnikëritë e tyre gjeopolitike. Disa bëjnë përgjegjës për situatën një reagim të ashpër kundër ?politikës së imitimit? që u përpoq ta shndërronte Evropën Qendrore dhe Lindore në një kopje të Perëndimit, pa pasur shumë vëmendje ndaj realiteteve lokale.
Por nëse Viktor Orban dhe të tjerët në rajon, janë produkte të një reagimi kundër përpjekjeve të ashpra për të krijuar institucione të ngjashme me Perëndimin, si shpjegohen shembujt edhe më të këqij të populizmit autoritar në vende që nuk u përballën kurrë me të njëjtin presion, si Bjellorusia, Serbia ose Moldavia?
Dhe çfarë ndodhi që disa nga ?imituesit? më të etur, të tillë si vendet baltike ose Çekia, kurrë nuk kanë bërë ndonjë hap kuptimplotë pas në aspektin e demokracisë? Si për t?i komplikuar gjërat më tej, strategjitë e reformave në të gjithë vendet post-komuniste ndryshuan gramatikisht nga njëra-tjetra.
Një nga shembujt më shqetësues të prapambetjes demokratike sot, Hungaria, ndoqi një përzierje unike të reformave ekonomike. Qeveria i dha përparësi ristrukturimit dhe konsolidimit të sektorit financiar, mbi privatizimin e ndërmarrjeve të saj shtetërore, duke shmangur përçarjet sociale dhe periudhat e gjata të papunësisë në nivele tepër të larta.
Rreth 15 vjet më parë, Hungaria dukej si një histori suksesi, pasi kishte shënuar një progres të konsiderueshëm në të gjitha llojet e standardeve të demokracisë, sundimit të ligjit dhe cilësisë së institucioneve.
Sot, për Freedom House, Banka Botërore etj, Hungaria mbetet dukshëm pas Republikës Çeke, që nuk ka përjetuar një shkallë të ngjashme të ?prapambetjes demokratike? apo të ?zhdemokratizimit?,- pavarësisht nga dominimi edhe aty i politikës populiste vitet e fundit.
Shembulli kryesor i rënies së Hungarisë është gjyqësori.
Në vitet 1990, qeveria hungareze e izoloi me sukses gjyqësorin nga presionet politike, duke ndjekur rekomandimet nga autoritetet ndërkombëtare, duke ngritur një këshill të pavarur të gjyqësorit – një hap që nuk u ndërmor kurë nga Republika Çeke, ku qeveria mbajti të paktën zyrtarisht, një rol të caktuar në drejtimin dhe mbikëqyrjen e gjyqësorit.
Në vitet 1990, Gjykata Kushtetuese e Hungarisë konsiderohej si një nga më të fortat në botë. Por duke mos i ngulitur parimeve e pavarësisë në praktikën ligjore hungareze dhe jetën politike, reformat e hershme çuan në një reagim dhe në fund në politizimin e plotë të gjykatave nën partinë qeverisëse FIDESZ.
Arsyeja për reagimin nuk ishte ?imitimi?, por politika përmes së cilës praktikat më të mira perëndimore u importuan në Hungari. Partia e Punëtorëve të Hungarisë u shndërrua në një Parti Socialiste në emër demokratike, duke e pastruar veten nga të gjitha simbolizmat komuniste dhe totalitare, por duke mbajtur pjesën më të madhe të kuadrove të saj. Ajo ndërmori disa reforma në gjyqësor, që duruan disa kohë.
Ndërkohë komunistët çekë nuk hoqën dorë kurrë nga trashëgimia e tyre totalitare. Për pasojë mbeti në skajet e politikë ceke të pas vitit 1989, me pak ndikim në politikë, dhe akoma më pak në reformat e gjyqësorit. Një aksident tjetër pasues i historisë ishte ndarja e Çekosllovakisë.
Nacionalizmi sllovak, i fjetur nën komunizëm, u bë një fenomen domethënës në vitet 1990- 1991. Por vendimi i Vasllav Klaus dhe Vladimir Meçiar për t’i dhënë fund federatës Çekosllovake pas zgjedhjeve në 1992 nuk ishte në asnjë mënyrë i paracaktuar, dhe as u imponuar nga presioni i opinionit publik.
Një efekt i rëndësishëm që ndikoi në atë ndarje ishte nevoja që çekët të hartonin kushtetutën e tyre, që u frymëzua nga ajo e Gjermanisë. Një faktor i rëndësishëm nëpër këto aksidente të historisë ishte çështja e vazhdimësisë. Ndryshe nga Gjermania e pasluftës, argumente bindëse mund të bëhen për një farë shkalle të vazhdimësisë ligjore dhe politike në Evropën Qendrore dhe Lindore post-komuniste.
Megjithatë, të paktën në retrospektivë, duket se ndryshimi në paanshmërinë me të cilën elitat e vjetra komuniste rimorën pozitat e ndikimit dhe pushtetit brenda sistemit të ri ishin thelbësore për shqetësimet e ardhshme të vendeve post-komuniste.
Në shtetet baltike, ekzistenca kombëtare ishte e papajtueshme me çdo formë të vazhdimësisë me shtypjen sovjetike. Në anën tjetër të spektrit, pak ndryshime aktuale politike shoqëruan shkatërrimin zyrtar të regjimit komunist në Bjellorusi, Ukrainë apo në Gjeorgjinë e Eduard Shevernaxes.
Midis këtyre dy poleve, ka shkallë të ndryshme me të cilat komunistët e vjetër e ri-shpikën veten si liberalë pro-BE (si në Hungari), përvetësuan pasuri të mëdha gjatë fazave më të egra të privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore (si në Sllovaki), apo u zhvendosën në periferinë e jetës ekonomike dhe politike.
A mund të ishin bërë gjërat ndryshe dhe më mirë, në vendet ku elitat komuniste vazhdoi të ushtrojë ndikimin e saj, mbase pas një ri-emërtimi? Ndërsa historia nuk lejon eksperimente të kontrolluara, përvoja e 30 viteve të kaluara sugjeron se ndarjet e pastra janë shpesh mënyra më e mirë për të rregulluar jo vetëm marrëdhëniet toksike, por edhe shoqëritë e qeverisura nga institucionet toksike./ Përshtatur nga CNA.al
Një raport i OKB-së thekson, se më të varfrit dhe refugjatët...
Në vjeshtë, katolikët dhe disa kisha të tjera të krishtera f...
Nga William ParkVënia e rripit të sigurimit në makinë apo mb...
Nga Adam O’Neal “The Wall Street Journal”Nëse Italia do të m...
Nga Andrew A.Michta “The Wall Street Journal”Një nga hilet q...
“Der Spiegel”* Shahrzadi ia doli. Ajo arriti t’u shpëtonte f...
Nga Lee Edwards “Nationl Riview”* Kur kongresmenet e ekstrem...
Nga Jana Tsoneva “Al Jazeera”Më 2 shtator, protestat 2-mujor...
Në shumë raste në të dyja luftërat botërore, vetëm pamja e n...
Nga Sebastian Gorka “American Greatness”E mbani mend ISIS-in...
Nga Etienne Lefebvre “Les Echos”Ajo që ndodhi ishte një zbri...
Në kohën e këtij shkrimi, faqja “worldometer” e statistikave...
Deri më tani e dimë, që koronavirusi i ri sulmon jo vetëm mu...
Nga Lindsey Kennedy & Nathan Paul Southern “Foreign Policy”*...
Nga Steven W.Mosher “American Greatness”* Gazeta “The New Yo...
Ndërsa e gjejmë veten të zënë me rutinat tona të përditshme,...
11 shtatori 2001 është një pikë kthese në historinë e Amerik...
Nga Russell A.Berman “National Interest”Presidenti amerikan ...
Kur gjermanët rrethuan Leningradin (sot Shën Petersburg) më ...
Kampi më i madh i refugjatëve në ishullin grek Lesbos u dogj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...