Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Osama Al-Sharif ?Arab News?
Misioni i presidentit të SHBA-së Donald Trump për t?u zgjedhur për një mandat të dytë në zgjedhjet e nëntorit, po shihet të jetë i vështirë, por jo i pamundur. Pandemia e koronavirusit, i ka marrë jetën më shumë se 190.000 amerikanëve deri më tani, dhe tashmë është faktori i vetëm madhor që kërcënon synimin e tij.
Por, siç e tregojnë sondazhet e fundit, hendeku mes tij dhe kandidatit demokrat Xho Bajden po ngushtohet ndërsa Shtetet e Bashkuara po hyjnë në një nga sezonet më të çuditshme të zgjedhjeve presidenciale në historinë e vendit.
Një Trump sfidues po vë në dyshim integritetin e votimit përmes postës, që favorizon demokratët, dhe po paralajmëron se procesi i 3 nëntorit mund të manipulohet. Ekspertët po parashikojnë se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mund të kërkojnë javë, ndoshta edhe muaj për t?u nxjerrë, dhe se në horizont shtrihet një betejë e ashpër ligjore.
Nëse humbet, Trump do ta kontestojë rezultatin në mesin e një Amerike thellësisht të polarizuar. Sido që të shkojnë punët, SHBA-ja do të përballet me disa muaj të vështirë përpara. Por çfarë do të nënkuptonte një mandat i dytë për Trumpin për Lindjen e Mesme? Një Trump i shkëlqyer në detyrë ka siguruar disa fitore të rëndësishme të politikës së jashtme përpara zgjedhjeve.
Javën e kaluar, Bahreini ndoqi shembullin e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke njoftuar se do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, dhe këto marrëveshje historike do të forcojnë padyshim imazhin e Trumpit si paqe-bërës në një rajon të përshkuar nga konfliktet dhe trazirat.
Vendet e tjera arabe, mund të ndërmarrin hapa të ngjashëm para votimeve të 3 nëntorit dhe, nëse Trump fiton një mandat të dytë, mund të pritet të shohim një normalitet të ri në rajon, ku Izraeli do të jetë shtylla kurrizore e një aleance të re rajonale.
Trump do të vazhdojë të zvogëlojë praninë fizike të Amerikës në rajon, ndërsa do të mbështet tek një aleancë izraelito-arabe që synon të përballet me kërcënimet e paraqitura nga Irani dhe Turqia. Vendet e Gjirit, i shohin me shqetësim të dy këta rivalë që synojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre në rajonin arab, dhe që paraqesin për to një kërcënim ekzistencial. Kjo është doktrina e re e sigurisë së Trump për rajonin. Dhe një ndër pasojat kryesore të tij është shkëputja e aleatëve të rinj të Izraelit nga ajo që dikur ishte kauza arabe qendrore: Çështja Palestineze.
Vizioni i Trump për paqen midis Izraelit dhe palestinezëve do të mbetet si një nga nismat e shumta për të zgjidhur këtë konflikt disa dekada të vjetër. Një mandat i dytë për Trumpin ka më pak të ngjarë të nxisë një zgjidhje të tillë.
Ekipi i paqes i Donald Trump, do t?i fokusojë përpjekjet e tij në forcimin e aleancës së re Izraelito-Arabe. Gjestet e tij ndaj palestinezëve, nëse ka të tillë, do të jenë të paqëndrueshme. Trump do të kërkojë tërheqjen e mëtejshme të trupave amerikane nga Iraku, Afganistani dhe në një moment edhe nga Siria.
Strategjia e tij anti-Iran do të mbetet e paprekur, në përputhje me aleancën izraelito-arabe të sapoformuar. Një mandat i dytë për Trumpin, do të ishte katastrofik për Iranin në një krizë të thellë ekonomike. Mbajtja nën kontroll e Teheranit do të shtojë presion mbi regjimin, por gjithashtu do ta shtyjë atë më tej drejt Rusisë dhe Kinës.
Rënia e regjimit iranian nuk do të jetë e afërt, dhe ka gjasa që përfaqësuesit e linjës më të ashpër ta zgjerojnë kontrollin e tyre në kurriz të së ashtuquajturve të moderuar. Përzierja e Iranit në çështjet irakiane dhe siriane do të vazhdojë.
Për Irakun, tërheqjet e mëtejshme të trupave amerikane do ta bëjnë akoma më të vështirë misionin e kryeministrit Mustafa Al-Kadimi në përballjen me milicitë rebele. Prioriteti i Trump do të jetë rikthimi me çdo kusht në shtëpi i trupave amerikane.
Polarizimi rajonal do të thellohet, teksa SHBA-ja do vijojë të mbështetet më tej tek përfaqësuesit e saj rajonalë. Trump nuk ka një strategji të qartë në marrëdhëniet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili po shfaqet si një faktor destabilizues në rajon. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për Irakun, Sirinë, Libinë, Katarin apo Mesdheun Lindor, Ankaraja është bërë një lojtare kryesor me një agjendë koloniale.
Aleanca e saj me Rusinë, në kundërshtim me NATO-n ku ajo është anëtare, ka dalë nga kontrolli i Uashingtonit. Një mandat i dytë për Trumpin, nuk ka gjasa të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj aventurave rajonale të Erdoganit.
Ndërkaq, sfida më e madhe rajonale gjatë mandatit të dytë të Trump, do të jetë çështja se kush do ta plotësojë boshllëkun e krijuar nga largimi i SHBA. Ndërhyrja e Rusisë në Siri në vitin 2015 është shndërruar në një moment historik për rritjen e ndikimit rajonal të Moskës, që tani është zgjeruar në Libi, Turqi, Iran dhe madje edhe Irak.
Dikush mund të hipotetizojë një aktivitet aktiv diplomatik, ekonomik dhe ushtarak rus në rajon nën një mandat të dytë të Trump. Largimi i Amerikës nga Lindja e Mesme, do t?i japë Kinës shansin ta zgjerojë ndikimin e saj ekonomik dhe për të ndërtuar partneritete të reja.
Një fitore e Trumpit, do të forconte realitetet e reja gjeopolitike, me aleancën Izraelito-Arabe në vendin e parë.
Do të jetë interesante të shihet se për sa kohë mund të ekzistojë kjo aleancë, dhe si do të testohet ajo. SHBA-ja do ta ushqejë atë, por kjo do të përkojë me një tërheqje të qëllimshme nga një rajon, të cilin Trumpi e sheh se po bëhet më pak i rëndësishëm për Amerikën në aspektin strategjik. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë ky mosangazhim i SHBA-së në drejtim të formimit të aleancave të reja dhe evolucionit të konflikteve lokale në vende si Iraku, Siria, Jemeni dhe Libia./ Përshtatur nga CNA.al
Kur është fjala për anomali mjekësore, mjekësia moderne nuk ...
Nga Sinisa Vukovic & Majda Ruge “European Council on Foreign...
Nga Danielle Pletka “The Washington Post”Në vitin 2016, nuk ...
Nga Dalibor Rohac “American Interest”Pas Luftës së Dytë Botë...
Një raport i OKB-së thekson, se më të varfrit dhe refugjatët...
Në vjeshtë, katolikët dhe disa kisha të tjera të krishtera f...
Nga William ParkVënia e rripit të sigurimit në makinë apo mb...
Nga Adam O’Neal “The Wall Street Journal”Nëse Italia do të m...
Nga Andrew A.Michta “The Wall Street Journal”Një nga hilet q...
“Der Spiegel”* Shahrzadi ia doli. Ajo arriti t’u shpëtonte f...
Nga Lee Edwards “Nationl Riview”* Kur kongresmenet e ekstrem...
Nga Jana Tsoneva “Al Jazeera”Më 2 shtator, protestat 2-mujor...
Në shumë raste në të dyja luftërat botërore, vetëm pamja e n...
Nga Sebastian Gorka “American Greatness”E mbani mend ISIS-in...
Nga Etienne Lefebvre “Les Echos”Ajo që ndodhi ishte një zbri...
Në kohën e këtij shkrimi, faqja “worldometer” e statistikave...
Deri më tani e dimë, që koronavirusi i ri sulmon jo vetëm mu...
Nga Lindsey Kennedy & Nathan Paul Southern “Foreign Policy”*...
Nga Steven W.Mosher “American Greatness”* Gazeta “The New Yo...
Ndërsa e gjejmë veten të zënë me rutinat tona të përditshme,...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...