Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Nga Matthew Ward ?The Conversation?
Pandemia e koronavirusit, është krahasuar me shumë epidemi të mëparshme, përfshirë Murtajën e Madhe dhe pandeminë e Gripit Spanjoll të vitit 1918. Gjithsesi, është marrë shumë pak parasysh ndoshta episodi historik më i rëndësishëm i sëmundjes.
Bota moderne siç e dimë nuk do të kishte ekzistuar pa epidemitë që përfshinë Amerikën
në shekujt XVII-XVII. Ishin ato epidemi që i dhanë formë botës moderne. Në vazhdën e eksplorimeve të Kristofor Kolombit, evropianët mbërritën në Amerikë në një numër gjithnjë e më të madh. Ata çuan aty një sërë virusesh, si ai i lisë, gripit, fruthit, shytave etj, ndaj të cilave amerikanët vendas nuk kishin pasur ndonjë ekspozim paraprak dhe kurrfarë imuniteti. Historianët i quajtën ato epidemi ?epidemi e tokës së virgjër?.
Koronavirusi ka treguar ndikimin që mund të ketë sëmundja epidemike në një popullatë të prekshme. Ngjashëm, ato epidemi përfshinë me shpejtësi komunitetet vendase të Amerikës. Shoqëritë u tronditën. Të gjithë u sëmurën menjëherë:nuk kishte kush të kujdesej për të sëmurët, dhe as për të mbjellur apo korrur. Ndikimi i atyre epidemive ishte i gjerë. Në një aspekt, ato zhdukën në masë njerëzit që mund t?i kishin rezistuar ekspansionit evropian. Studimet aktuale sugjerojnë se popullsia e Amerikave mund të ketë qenë deri në 100 milionë para kontaktit me evropianët. Në shumë rajone, brenda një shekulli nga ekspozimi ndaj këtyre sëmundjeve, 95 për qind e asaj popullsie vdiq.
Në njohim perandoritë Azteke dhe Inkase por shoqëri të ngjashme, në mos po aq komplekse, ekzistonin diku tjetër. Kur Hernando de Soto eksploroi atë që tani është SHBA-ja juglindore në vitet 1540, ai pa se popullata lokale jetonte në qytete të mëdha, të cilat mund të krijonin ushtri me mijëra burra. Ndërkaq, kur eksploruesit anglezë hynë në rajon në fund të shekullit pasues, ata gjetën vetëm disa fise të shpërndara. Për shumë vite, historianët vunë në dyshim vërtetësinë e ditarit të Sotos. Por tanimë arkeologjia ka verifikuar shumë nga përshkrimet e tij.
Shoqëritë vendase u shfarosën nga ?epidemitë e tokës së virgjër?, edhe pse kontakti i tyre i drejtpërdrejtë me evropianët ishte i kufizuar. Ato epidemi vranë jo vetëm vendasit, por ndërkohë shkatërruan kulturën dhe moralin e tyre. Shumica e shoqërive vendase nuk kishin një gjuhë të shkruar. Për rrjedhojë, kur pleqtë vdiqën njëkohësisht, u zhduk një pjesë e mirë e kulturës dhe njohurive të komunitetit.
Kjo humbje nxiti një cikël dëshpërimi dhe demoralizimi, që e minoi rezistencën e amerikanëve vendas përballë evropianëve, dhe ua bëri më të lehtë punën këtyre të fundit për tu zgjeruar. Disa analistë në Azinë Lindore, e kanë parë dështimin e qeverive perëndimore për të kontrolluar koronavirusin, si dëshmi të dobësisë dhe brishtësisë së demokracisë perëndimore. Në mënyrë të ngjashme në shekullin XVI-të, evropianët i panë ?epidemitë e tokës së virgjër? si provë të epërsisë së tyre morale dhe biologjike.
Ato ishin dëshmi se Zoti synonte që evropianët të merrnin nën kontroll dy Amerikat. Kur Pelegrinët mbërritën në Anglinë e Re në vitet 1620, ata zbuluan se popullata lokale tashmë ishte shfarosur nga sëmundjet epidemike. Përgjatë bregdetit kishte shumë fshatra të braktisura, që ishin vende të përsosura për të jetuar.
Dukej sikur vetë Zoti ta kishte bekuar misionin e Pelegrinëve. Vetë epidemitë ndihmuan për të racionalizuar kolonializmin:tek e fundit ishte vullneti i Zoti. Ato i dhanë mundësi evropianëve të përvetësonin tokat e vendasve. Ne ende nuk e dimë se sa të gjera do të jenë efektet afatgjata sociale dhe ekonomike të koronavirusit, por ?epidemitë e tokës së virgjër? patën pasoja të papritura.
Shumë nga aventurierët e hershëm evropianë, parashikuan se amerikanët vendas do të siguronin krahun e punës për të punuar në fushat e tyre. Kur ata nisën të prodhonin prodhime bujqësore fitimprurëse si sheqeri, kafeja dhe duhani, kërkesa për punë u bë më e madhe.
Duke mos pasur më njerëz në dispozicion, evropianët iu drejtuan Afrikës. Tregtia e skllevërve kishte ekzistuar prej kohësh në forma të ndryshme, por shkalla që arriti ajo në shekujt XVII-XVIII, metodat e përdorura dhe arsyetimet e dhëna, ishin të pashembullta. Pronësia absolute e njerëzve – skllavëria e egër – e justifikuar nga konceptet e epërsisë racore ishte në shumë aspekte, rezultat i këtyre ?epidemive të tokës së virgjër?. Ndërsa ?historia alternative? mund të jetë e vështirë dhe e rrezikshme, është e qartë se sikur ato epidemi të mos kishin përfshirë Amerikat, bota moderne do të ishte zhvilluar shumë ndryshe.
Kombet amerikane, përfshirë SHBA-në, nuk do të kishin ekzistuar në formën e tyre aktuale. Ndërkohë, pa fitimet nga pasuria natyrore e Amerikave, Evropa do të ishte bërë kaq mbizotëruese në botë. Mbetet për t’u parë se sa koronavirusi i ri do të transformojë gjithashtu botën./Përshtatur nga CNA.al
Pandemia e koronavirusit, u ka siguruar një armë shumë të vl...
Nga Sergei Kuznetsov “Politico”Minsk – Svetlana Aleksieviç ë...
Nga Newt Gingrich “American Mind”Gjatë ditëve të fundit kam ...
Shumica e këtyre traditave, janë tashmë pjesë e historisë, o...
Nga Michael Peck “National Interest”Arsyeja kryesore:Armët e...
Nëse keni menduar se një jetë e shëndetshme do të thotë sean...
Greta Garbo e arriti kulmin e famës së saj në kinemanë e vit...
Nga Anastasia Rusanova “The American Conservative”* Pavarësi...
Nga Dick Morris “Newsmax”Konventa Kombëtare e Partisë Demokr...
Nga Melissa Burkley “Psychology Today”Një pandemi globale, p...
Pas tmerreve të Holokaustit, kur kaq shumë gjermanë mbështet...
Ne e dimë se gjeografia e një vendi, luan një rol të madh në...
Nga Osama Al-Sharif “Arab News”Misioni i presidentit të SHBA...
Kur është fjala për anomali mjekësore, mjekësia moderne nuk ...
Nga Sinisa Vukovic & Majda Ruge “European Council on Foreign...
Nga Danielle Pletka “The Washington Post”Në vitin 2016, nuk ...
Nga Dalibor Rohac “American Interest”Pas Luftës së Dytë Botë...
Një raport i OKB-së thekson, se më të varfrit dhe refugjatët...
Në vjeshtë, katolikët dhe disa kisha të tjera të krishtera f...
Nga William ParkVënia e rripit të sigurimit në makinë apo mb...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...