Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pandemia e koronavirusit, u ka siguruar një armë shumë të vlefshme teoricienëve të konspiracionit të të gjitha llojeve. ?Der Spiegel? bisedoi me ekspertin e teorisë së konspiracioneve, Majkëll Bater mbi rreziqet që paraqesin ide të tilla për demokracinë tonë, dhe mbi mënyrën se si t?i bindim ithtarët e këtyre teorive se e kanë gabim. Bater, 43 vjeç, është profesor i letërsisë amerikane dhe historisë kulturore në Universitetin e Tybingenit në Gjermani.
A besoni ju se shumica e njerëzve që po protestojnë kundër masave të vendosura nga qeveria gjermane kundër koronavirusit, janë përkrahëse të teorive të konspiracionit. Dhe pse ndodh kjo?
Ata nuk mendojnë me argumente të arsyeshme, dhe e dëshmojnë hapur se e konsiderojnë koronavirusin si një shpikje ose si një rrezik të ekzagjeruar. Ata nuk mbajnë maska, i shpërfillin rregullat e distancimit social, dhe besojnë në një narrativë mjaft tipike.
Cilën?
Që elita ? pra politikanët, shkencëtarët dhe media tradicionale ? e kanë krijuar artificialisht këtë kërcënim për të garantuar privilegje të caktuara, dhe për t?ua hequr njërëzve të zakonshëm të drejtat që gëzojnë. Në vendet ku ka pasur një numër më të madh vdekjesh
nga pandemia, në lojë futen edhe narrativa të tjera.
Atje, historitë në lidhje me armët biologjike, që pretendohet se e kanë lëshuar virusin, po luajnë një rol më të madh. Në fillim, kur ekzistonte frika se Gjermania mund të kishte një numër të ngjashëm rastesh si në Itali apo Francë, kjo narrativë ishte më e përhapur këtu.
Doni të thoni që çdo teori konspirative, është e rrënjosur në rrethanat e momentit?
Kjo ka të bëjë me zhvillimin e ndjenjës së koherencës për jetën e gjithsecilit. Edhe nëse është kryesisht sub-kriminale, ajo është një domosdoshmëri elementare e njeriut. Përmes internetit, është veçanërisht e lehtë ta bësh këtë me ndihmën e mediave alternative. Rezultati është zhvillimi i kundër-publikut, në të cilin njerëzit, pikëpamjet e të cilëve konsiderohen të rreme në publikun tradicional, nderohen dhe respektohen si autoritete.
Por në protestat që janë zhvilluar kohët e fundit, nuk kanë marrë pjesë vetëm ata që nuk besojnë se koronavirusi ekziston. Atyre u janë bashkuar edhe shumë njerëz, që prej kohësh janë kundër vaksinave, apo që besojnë se valët e telefonisë celulare janë të rrezikshme?
Edhe ata besojnë se janë viktima të një komploti, dhe kanë një gjë të përbashkët:Kanë identifikuar të njëjtët fajtorë. Ata brohorisin ?Poshtë Merkel!?, dhe do të donin të zhduknin demokracinë përfaqësuese, në të cilën njerëzit nuk kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në vendimet e marra.
Në një dokumentar televiziv të kohëve të fundit, një burrë tha para kameras se elita gjermane pi gjakun e fëmijëve të vegjël. Çfarë i shtyn njerëzit në shekullin XXI të besojnë në fantazi të tilla?
Kjo është më pak befasuese nga sa mund të duket në pamje të parë. Në një shoqëri të iluminuar, njerëzit duhet të përballen me shumë pasiguri, dhe të kuptojnë se për shumë pyetje dhe probleme, nuk mund të ketë kurrë një zgjidhje. Por jo të gjithë mund të përballen me atë lloj pasigurie.
Dhe koronavirusi na ka ballafaquar me shumë pasiguri:Gjetjet shkencore mbi Covid-19, po ndryshojnë vazhdimisht, dhe struktura federaliste e Gjermanisë, me vendimet e saj të paqëndrueshme nga landi në land, e forcon edhe më shumë këtë ndjenjë. Disa njerëz e shohin si ngushëlluese të demonizojnë ata që janë në krye të vendit.
Teoricienët e konspiracionit ndihen më rehat se të tjerët?
Teoritë konfirmojnë pikëpamjen e tyre për botën ? dhe i largojnë ata nga përgjegjësia. Ata që besojnë se rreziqet e koronavirusit janë fryrë, ndaj as nuk duhet t?u binden rregullave, dhe as të shqetësohen për shëndetin e tyre apo të familjeve të tyre. Edhe për shkak se janë në gjendje t`i shohin të gjithë ata që janë të shqetësuar si pjesëtarë të një komploti armiqësor, ata nuk kanë pse të shqetësohen as për shkeljen e së drejtës së tyre për integritet trupor.
Teoritë e konspiracionit, kanë qenë pjesë e politikës që nga antikiteti. Çfarë mësimesh mund të nxirren nga e shkuara?
Asnjë që mund të përgjithësohet. Secili grup rrethanash është tepër unik. Në Republikën e Vajmarit, teoritë e konspiracionit ishin pjesë e njohurive të pranuara gjerësisht. Kishte nacionalistë me legjendat e tyre të lashta, komunistët me idenë e tyre mbi një komplot kapitalist që synonte klasën punëtore, dhe kishte ndërkohë propagandë përreth një komploti të supozuar global të hebrenjve. Vetëm në vitet 1960, teoritë e konspiracionit në Gjermani u tërhoqën në skajet e shoqërisë, dhe e ndryshuan rrënjësisht shënjestrën e tyre.
Ç?doni të thoni me këtë?
Deri në atë moment, ato u përdorën kryesisht nga ata me pushtet për të stigmatizuar superfuqitë e supozuara ? si hebrenjtë, masonët, socialistët apo katolikët. Por më pas, u shndërruan në një instrument populist për ata që e shohin veten si njerëz të zakonshëm, siç po e vëmë re edhe tani. Në vitet 1970-1980, pasuesve të teorisë së konspiracionit iu desh të investonin shumë më tepër nga koha e tyre.
Ata kopjonin libra dhe shpërndanin broshura. Sot, gjithçka që duhet të bësh është të futesh në google dhe të postosh. Dhe sa më i hollësishëm të jetë informacioni, aq më mirë. Sado që teoricienët e konspiracionit i përçmojnë parimet e Iluminizmit, ata përpiqen vazhdimisht
që t?i imitojnë ato.
Ju po flisni për ditare dhe grafikë të ndryshëm?
Ithtarët e ideve irracionale, mbajnë shënim një mori të dhënash, për të treguar se ata e zotërojnë të vërtetën. Nëse flisni me njerëz që besojnë se qeveria amerikane ishte përgjegjëse për shkatërrimin e kullave binjake më 11 Shtator, do të dëgjoni menjëherë që çeliku i përdorur në ndërtimin e kullave do të shkrihej vetëm në temperatura që nuk mund të arriheshin kurrë nga një shpërthim i karburantit të një avioni.
Argumente të tilla janë të lehta për t?u hedhur poshtë. Por për shkak se njerëzit nuk kanë zakonisht dijeni mbi temperaturat e shkrirjes së çelikut, ekziston një përshtypje fillestare e saktësisë shkencore.
Çfarë mund të bëjnë politikanët për t?i rikthyer ?me këmbë në tokë? këta njerëz?
Nuk kanë shumë në dorë. Ne e dimë nga një seri studimesh, që ithtarët e bindur të ideve irracionale i besojnë ato edhe më fort kur u paraqiten ide të kundërta. Më së shumti, veëm anëtarët e familjes ose miqtë mund t?i bindin ata që të rishikojnë qëndrimet e tyre.
Çfarë mund të bëjnë këta të fundit?
Ata duhet t?i pyesin pse i besojnë gjithë këto gjëra, por nuk duhet t?a bëjnë këtë për t?u argëtuar për vete dhe për të zemëruar të tjerët. Në mënyrë ideale, një diskutim i tillë i hapur do të shkaktojë një proces vetë-reflektimi.
Është një proces i gjatë, shpesh i pasuksesshëm, por është e arsyeshme të mbështeten nisma të tilla, me anë të të cilave anëtarëve të familjes mund t?u mësohen strategji të tilla. Në një periudhë afatmesme, mohuesit e koronavirusit paraqesin në fakt një rrezik rrezik real.
Për shembull?
Nëse një lëvizje tipike populiste zhvillohet nga protestat, në të cilën teoricienët e konspiracionit rreshtohen me një trupë njerëzish të pakënaqur, situata mund të bëhet shumë më e pasigurt se sa është aktualisht. Kombinimi i irracionalitetit dhe zhgënjimit është shumë i rrezikshëm, pasi mund t?u hapë rrugë partive anti-demokratike. Dhe tashmë, protestat kanë treguar se shoqëria jonë po ndryshon mbi shumë çështje thelbësore. / Der Spiegel ? Bota.al
Nga Sergei Kuznetsov “Politico”Minsk – Svetlana Aleksieviç ë...
Nga Newt Gingrich “American Mind”Gjatë ditëve të fundit kam ...
Shumica e këtyre traditave, janë tashmë pjesë e historisë, o...
Nga Michael Peck “National Interest”Arsyeja kryesore:Armët e...
Nëse keni menduar se një jetë e shëndetshme do të thotë sean...
Greta Garbo e arriti kulmin e famës së saj në kinemanë e vit...
Nga Anastasia Rusanova “The American Conservative”* Pavarësi...
Nga Dick Morris “Newsmax”Konventa Kombëtare e Partisë Demokr...
Nga Melissa Burkley “Psychology Today”Një pandemi globale, p...
Pas tmerreve të Holokaustit, kur kaq shumë gjermanë mbështet...
Ne e dimë se gjeografia e një vendi, luan një rol të madh në...
Nga Osama Al-Sharif “Arab News”Misioni i presidentit të SHBA...
Kur është fjala për anomali mjekësore, mjekësia moderne nuk ...
Nga Sinisa Vukovic & Majda Ruge “European Council on Foreign...
Nga Danielle Pletka “The Washington Post”Në vitin 2016, nuk ...
Nga Dalibor Rohac “American Interest”Pas Luftës së Dytë Botë...
Një raport i OKB-së thekson, se më të varfrit dhe refugjatët...
Në vjeshtë, katolikët dhe disa kisha të tjera të krishtera f...
Nga William ParkVënia e rripit të sigurimit në makinë apo mb...
Nga Adam O’Neal “The Wall Street Journal”Nëse Italia do të m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...