Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga David Harsanyi ?National Riview?
* Në një episod të serialit të njohur ?Seinfeld?, Xherri akuzohet nga e dashura e tij e re, një oficere policie, se ishte adhurues i telenovelës hit të viteve 1990 ?Melrose Place?. Kur Xherri e mohon këtë gjë, ajo sugjeron t?i bëjë një test në makinën e të vërtetës.
Dhe në përpjekje për të mundur makinerinë, Xherri kërkon këshillën e mikut të tij, Xhorxh Kostanza. Ky i thotë se talentet që zotëron nuk mund të mësohen dot nga të tjerët. Është njëlloj si t?i thuash Pavarotit:?Më mëso të këndoj si ti!?. Gjithsesi, ai i dha Xherrit një këshillë jetike:?. . . Vetëm mos harro një gjë, nëse e beson nuk është gënjeshtër!?.
Ky episod më vjen ndër mend, sa herë që kandidati demokrat për president Xho Bajden nis të tregojë një nga përrallat e tij, mbi vitet e para të jetës në Pensilvani, dhe mbi këshillat e vyera të babait të tij vizionar. Ne jemi ndoshta vetëm disa fjalime larg momentit, kur Bajden do të kujtojë fjalët që i thoshte i atit ulur buzë të shtratit të tij:?Djalë mos harro, tran-seksualët janë njëlloj si ne të tjerët!?.
Tek e fundit Bajden nuk rijeton gjithmonë me kujtimet e jetës së tij. Nuk dua të them të jetës së tij politike, e cila është e mbushur me arritje të rëndësishme, por imagjinare. Dua të them se ai e ka zakon të përfshihet në episodet iluzore të ngjashme me ato të Uollter Mitit.
Jo shumë kohë më parë, po tregonte para një audiencë të zhurmshme demokratësh në Dartmauth historinë e një kapiteni të guximshëm të marinës i cili po ecte në një luginë të pjerrët në malet e provincës Kunar, në një përpjekje të pasuksesshme për të shpëtuar jetën e shokut të tij.
Një gjeneral pa emër, i ishte lutur zv/presidentit të shkonte në Afganistan, dhe t?i jepte personalisht medaljen e trimërisë këtij kapiteni. ?Dhe të gjithë shqetësoheshin sesi një zv/president do të shkonte aty në atë situatë?- kujton Bajden, duke shtuar se për të kjo ishte sakrifica më minimale që mund të bënte.
Pasi ai pretendon se ka rrezikuar edhe herë të tjera. Gjatë një debati presidencial brenda-partiak në vitin 2007, u tregoi teleshikuesve ngjarjen kur ishte ?qëlluar? gjatë një udhëtimi në Zonën e Gjelbër në Irak. Për t?u rikthyer tek historia e parë, oficeri i marinës nuk e lejoi Bajdenin që t?i vendoste medaljen në trup.
?Zotëri, unë nuk e dua atë medalje. Të lutem mos. Dhe ai vdiq!?- tha Bajden. Problemi i vetëm me këtë përrallë prekëse, ishte që Bajden nuk e vizitoi kurrë provincën afgane Kunar si zv/president, dhe nuk ka dekoruar kurrë ndonjë kapiten të marinës, aq më pak një që nuk e pranoi këtë nder.
Dhe as është ?qëlluar me armë? nga ndokush. Media arriti të gjejë një historisë të përafërt, ku një ekspert i ushtrisë kishte refuzuar një medalje nga Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë. Për ta justifikuar mediat e majta, pretenduan se Bajden e kishte ?mbajtur mend keq? historinë, dhe se kishte ?ngatërruar? disa detaje.
Por këtë gjë ai e ka bërë për dekada me radhë. Ishte Bajden ai që pretendoi dikur se ?u revoltua shumë kur pa qentë e Bull Konorit?, dhe se kishte marshuar në lëvizjen për të drejtat civile. ?Kur isha 17-vjeç, mora pjesë në protestën për të anuluar ligjet raciste për frekuentimin e restorantet dhe kinemave?-u tha Bajden amerikanëve në ofertën e tij të parë për president.
Por në botën reale, Bajden ishte 17 vjeç në vitin 1959, dhe nuk ka ndonjë provë, që ai të ketë marrë pjesë në ndonjë protestë në Uillmington apo diku tjetër. Bajden e ka imagjinuar veten prej kohësh si një pjesëtar aktiv të luftës për të drejtat civile.
Gjatë një seance dëgjimore në Kongres, Bajden i tha një aktivisti për të drejtat civile se ?kishte qenë dikur një avokat që kishte punuar për komunitetin e zezakëve, se përfaqësonte ?Panterat e Zeza? në kohën kur ata po digjnin qytetin tim?. Në fakt Bajden nuk ka bërë asnjërën nga ato që thotë.
Në botën reale, Bajden e kaloi dekadën që pasoi vrasjen e Martin Luter Kingut, duke lidhur miqësi me racistë të njohur si Xhejms O.Istlend, Herman Talmexh, Xhej Fullbrajt dhe Strom Turmond për të çuar më tej karrierën e tij politike. Madje ai krijoi një miqësi imagjinare me segregacionistin Xhorxh Uollas, për të cilin ai thoshte se e konsideronte atë ?si një nga politikanët e rinj të shquar të Amerikës?.
Por mashtrimi më i madh i Bajdenit ndodhi gjatë fushatës presidenciale të vitit 1988. Në një rast, kandidati debatoi me një burrë që e pyeti mbi shkollën e tij të lartë për jurisprudencë dhe notat që kishte marrë:?Mendoj se kam një inteligjencë shumë më të lartë se sa ju. Shkova në universitet me një bursë të plotë akademike, i vetmi në klasën time. U diplomova me 3 diploma dhe 165 kredite; kur në fakt duheshin vetëm 123?.
Përveç faktit që Bajden nuk studidoi në Shkollën e Drejtësisë në Universitetin e Sirakuzës me një bursë ?të plotë akademike?, ai nuk u diplomua si i renditur në ?gjysmën e parë? të klasës së tij – përkundrazi, u rendit i 76-ti nga 85 studentë, dhe nuk fitoi asnjë çmim si student i shquar i shkencave politike në Universitetin e Delauerit, dhe as u diplomua me ?tre diploma?, por vetëm një diplomë.
Po gjatë fushatës së 1988-ës, Bajden mbajti një fjalim të tërë të kopjuar nga fillimi deri në fund nga udhëheqësi i Partisë Laburiste Britanike, Nill Kinok. Dhe çdokush mund të pyesë veten, pse e ndjeu nevojën të vidhte mendimet e të tjerëve, kur në fakt ka një imagjinatë kaq të zhvilluar.
Madje ai tentoi të shtrembërojë edhe origjinën e familjes së tij. Kur një ndihmës u pyet se cili nga të afërmit e senatorit kishte qenë minator në profesion, ai u përgjigj se Bajden thjesht u referohej ?njerëzve me të cilët paraardhësit e tij u rritën në rajonin Skranton?.
Ne e dimë se një nga gjyshërit e Bajdenit ishte një senator në Pensilvani. I ati ishte një shitës i suksesshëm i makinave të përdorura, një mënyrë krejtësisht e ndershme për të siguruar jetesën, megjithëse jo historia më e mirë për dikë që kandidon për postë të larta publike.
Pastaj edhe mania e Bajdenit për t?u cilësuar si një njeri i klasës së mesme, përmban brenda fantazi. Në botën reale, Xho paguan 20.000 dollarë në muaj si qera për një shtëpi në rezidencën e njohur ?McLean? në Virxhinian e Veriut. Ndërkohë, rezidenca e tij e pushimeve në Rehoboth Beach kushton plot 2.7 milion dollarë. A është ky Xho Bajdeni i shtesës së mesme?./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Matthew Ward “The Conversation”Pandemia e koronavirusit,...
Pandemia e koronavirusit, u ka siguruar një armë shumë të vl...
Nga Sergei Kuznetsov “Politico”Minsk – Svetlana Aleksieviç ë...
Nga Newt Gingrich “American Mind”Gjatë ditëve të fundit kam ...
Shumica e këtyre traditave, janë tashmë pjesë e historisë, o...
Nga Michael Peck “National Interest”Arsyeja kryesore:Armët e...
Nëse keni menduar se një jetë e shëndetshme do të thotë sean...
Greta Garbo e arriti kulmin e famës së saj në kinemanë e vit...
Nga Anastasia Rusanova “The American Conservative”* Pavarësi...
Nga Dick Morris “Newsmax”Konventa Kombëtare e Partisë Demokr...
Nga Melissa Burkley “Psychology Today”Një pandemi globale, p...
Pas tmerreve të Holokaustit, kur kaq shumë gjermanë mbështet...
Ne e dimë se gjeografia e një vendi, luan një rol të madh në...
Nga Osama Al-Sharif “Arab News”Misioni i presidentit të SHBA...
Kur është fjala për anomali mjekësore, mjekësia moderne nuk ...
Nga Sinisa Vukovic & Majda Ruge “European Council on Foreign...
Nga Danielle Pletka “The Washington Post”Në vitin 2016, nuk ...
Nga Dalibor Rohac “American Interest”Pas Luftës së Dytë Botë...
Një raport i OKB-së thekson, se më të varfrit dhe refugjatët...
Në vjeshtë, katolikët dhe disa kisha të tjera të krishtera f...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...