Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Eva Hamrud ?Science Alert?
Si specie, njerëzit kanë populluar thuajse çdo cep të Tokës. Ne kemi zhvilluar teknologji dhe kultura të cilat i kanë dhënë formë botës në të cilën jetojmë. Ideja e ?përzgjedhjes natyrore? apo e ?mbijetesës së më të fortit? duket se kishte kuptim në kohën e Epokës së Gurit, kur luftonim për një copë mishi. Por a vlen ende sot?
Ne pyetëm 12 ekspertë, nëse njerëzit janë ende në evoluim apo jo. Konsensusi i tyre është unanimisht ?po?, megjithatë ata theksojnë se ne mund të kemi idenë e gabuar se çfarë është në të vërtetë evolucioni. Evolucioni, përdoret shpesh si sinonim i frazave ?mbijetesa e më të fortit? apo ?përzgjedhja natyrore?. Në fakt, nuk janë tamam e njëjta gjë.
?Evolucion? do të thotë thjesht ndryshimi gradual i një popullsie me kalimin e kohës. Dhe ?përzgjedhja natyrore?, është një mekanizëm me të cilin mund të ndodhë evolucioni. Paraardhësit tanë të Epokës së Gurit, që ishin vrapues më të shpejtë, shmangnin shtypjen nga mamuthët dhe kishin më shumë të ngjarë të kishin fëmijë.
Kjo është ?përzgjedhja natyrore?. Me punët shtesë, popullsia njerëzore u bë më e shpejtë në vrapim. Ky është evolucioni. Ai mund të ndodhë edhe pa përzgjedhje natyrore. Kjo kishte kuptim për njerëzit e Epokës së Gurit, por çfarë ndodh në ditët e sotme?
Ne nuk kemi nevojë t?i shmangim mamuthët, ne kemi ilaçe kur sëmuremi dhe mund të shkojmë në dyqane për të blerë ushqime. Përzgjedhja natyrore, ka nevojë për një ?presion përzgjedhjeje? (p.sh mamuthët e rrezikshëm që mund të na shkelin). Por meqë sot ata nuk i kemi më, a do të thotë kjo që ne njerëzit kemi ndaluar së evoluari?
Edhe pa presionin e përzgjedhjes, ekspertët thonë se evolucioni ndodh ende përmes mekanizmave të tjerë. Profesori Stanli Ambroz, antropolog në Universitetin e Ilinoisit, thotë se ?çdo ndryshim në nivelin e gjeneve ose varianteve të tyre, cilësohet me kalimin e kohës evolucion?.
?Variantet mund të jenë funksionalisht ekuivalente, prandaj evolucioni nuk barazohet automatikisht me ?përmirësimin?- thotë ai. Ndërsa disa gjene mund të ndikohen nga përzgjedhja natyrore (p.sh gjenet që na ndihmojnë të vrapojmë më shpejt), ndryshime të tjera në ADN-në tonë mund të mos kenë ndonjë efekt të dukshëm tek ne.
Variacionet ?neutrale?, mund të përhapen përmes një popullate nga një mekanizëm tjetër i quajtur ?zhvendosja gjenetike?. Dhe kjo funksionon rastësisht:disa individë mund të jenë të pafat dhe të vdesin për arsye që s?kanë asnjë lidhje me gjenet e tyre. Variacionet e tyre unike të gjeneve nuk do të kalojnë tek brezi tjetër, dhe në këtë mënyrë popullata do të ndryshojë.
Zhvendosja gjenetike nuk ka nevojë për ndonjë presion të përzgjedhjes, dhe ajo po ndodh edhe sot. Si të gjithë gjitarët, edhe njerëzit humbin aftësinë për të tretur qumështin kur ndërpresin ushqimin nga gjiri i nënës. Kjo pasi ne ndalojmë së prodhuari një enzimë të quajtur laktozë.
Në disa vende, popullata ka fituar një ?qëndrueshmëri të laktozës?, gjë që do të thotë se njerëzit e prodhojnë laktozën gjatë gjithë jetës së tyre. Në vendet evropiane, kemi një variacion specifik të gjenit që është përgjegjës për këtë dhe që quhet 13910*T. Duke studiuar këtë variacion specifik tek mostrat moderne dhe antike të ADN-së, studiuesit sugjerojnë se ai u bë e zakonshëm kur njerëzit nisën t?i zbusin dhe mjelin kafshët.
Ky është një shembull i përzgjedhjes natyrore, ku ne në fakt jemi bërë vetë objekt i presionit të përzgjedhjes, pra filluam të pimë qumësht, pandaj evoluam për ta tretur atë! Një shembull tjetër i njerëzve që i nënshtrohen përzgjedhjes natyrore, për t?iu përshtatur një stili jetese janë njerëzit e komunitetit Bajau, të cilët tradicionalisht jetojnë në barka në formën e shtëpive në ujërat e Azisë Juglindore, dhe e kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre duke u zhytur për të gjuajtur peshk ose për të mbledhur butakë.
Imazhe me ultratinguj, kanë zbuluar se njerëzit Bajau kanë shpretka më të mëdha se sa fqinjët e tyre, një përshtatje që u ka dhënë mundësi të qëndrojnë më gjatë nën ujë. Gjithmonë ekzistojnë presione të përzgjedhjes rreth nesh, madje edhe ato që ne i krijojmë vetë.
Dr.Benxhamin Hant nga Universiteti i Birmingamit thotë: “Ndryshimet tona teknologjike dhe kulturore e kanë ndryshuar forcën dhe përbërjen e presioneve të përzgjedhjes brenda mjedisit tonë, por ende ekzistojnë presione të tilla?.
Pra, evolucioni mund të ndodhë edhe me mekanizma të ndryshëm si përzgjedhja natyrore dhe zhvendosja gjenetike. Ndërsa mjedisi ynë është gjithmonë në ndryshim, përzgjedhja natyrore po ndodh gjithnjë. Edhe nëse mjedisi ynë do të ishte ?i duhuri? për ne, ne gjithsesi do të evoluonim! Njerëzit janë ende në zhvillim, dhe kjo nuk ka gjasa të ndryshojë në të ardhmen./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Emma Reynolds “CNN”Pasi shtypi me sukses valën e parë t...
Misteret mbi Antarktidën, kanë ndezur gjithmonë imagjinatën ...
Mbetet një nga zbulimet shkencore më të papritura të këtij v...
Nga Robby Starbuck “The Federalist”Që prej vitit viti 2015, ...
Nga Thomas Trask & Jonathan Ruhe “National Interest”Duke pas...
Nga Colin Axon & Robert Dingëall “The Spectator”* Sa njerëz ...
Nga David Harsanyi ”National Riview”* Në një episod të seria...
Nga Matthew Ward “The Conversation”Pandemia e koronavirusit,...
Pandemia e koronavirusit, u ka siguruar një armë shumë të vl...
Nga Sergei Kuznetsov “Politico”Minsk – Svetlana Aleksieviç ë...
Nga Newt Gingrich “American Mind”Gjatë ditëve të fundit kam ...
Shumica e këtyre traditave, janë tashmë pjesë e historisë, o...
Nga Michael Peck “National Interest”Arsyeja kryesore:Armët e...
Nëse keni menduar se një jetë e shëndetshme do të thotë sean...
Greta Garbo e arriti kulmin e famës së saj në kinemanë e vit...
Nga Anastasia Rusanova “The American Conservative”* Pavarësi...
Nga Dick Morris “Newsmax”Konventa Kombëtare e Partisë Demokr...
Nga Melissa Burkley “Psychology Today”Një pandemi globale, p...
Pas tmerreve të Holokaustit, kur kaq shumë gjermanë mbështet...
Ne e dimë se gjeografia e një vendi, luan një rol të madh në...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...