web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Mari Kyri tek Aleksandër Bogdanov/ Shkencëtarët që u vranë nga shpikjet dhe studimet e tyre

27 Shtator 2020, 06:37, Blog CNA

Filozofi britanik Xhejms Allen tha dikur:?Nuk mund të ketë përparim dhe as arritje pa sakrifica?. Dhe ky citat është veçanërisht i vërtetë në fushën e shkencës. Sa herë që shkencëtarët e sotëm bëjnë një përparim, ata bazohen mbi punën intelektuale të mijëra shkencëtarëve të tjerë para tyre. Por disa shkencëtarë sakrifikojnë më shumë se të tjerët. Ja cilët janë disa nga shkencëtarët që u vranë nga hulumtimet që po kryenin:

Mari Kyri vdiq nga ekspozimi ndaj rrezatimit radioaktiv

Fizikantja dhe kimistja polako-franceze Mari Kyri, ishte pioniere në kërkimet mbi radioaktivitetin. Ajo ndihmoi në zbulimin e dy elementeve të rinj:polonium dhe radium. Kyri fitoi një Çmim Nobel në Fizikë në vitin 1903 dhe në Kimi në vitin 1911.
Por kërkimet e shkencëtares do t?i sillnin edhe vdekjen. Studimi i radioaktivitetit e vendosi në kontakt të ngushtë me materiale radioaktive. Pas dekadash ekspozimi, Mari Kyri ndërroi jetë nga anemia aplastike më 4 korrik 1934. Sëmundja e saj fatale e gjakut ishte shkaktuar gati me siguri nga rrezatimi.

Otto Liliental vdiq gjatë një aksidenti ajror

Inxhinier gjerman i kaloi vitet 1870, duke studiuar aerodinamikën e krahëve në ajër. Ai filloi të projektojë dhe ndërtojë avionët e tij vetjakë. Liliental kreu mbi 2.000 fluturime të suksesshme me avionët e tij në vitet 1890, të cilat e bënë shumë popullor. Më 9 gusht 1896, Liliental humbi kontrollin e avionit dhe u rrëzua nga një lartësi prej 18 metrash, duke pësuar thyerje të qafës. Ai ra në gjendje kome dhe vdiq në spital të nesërmen.

Andrej Zhelezniakov e ekspozoi veten ndaj një agjenti nervor vdekjeprurës

Gjatë Luftës së Ftohtë, qeveritë sovjetike dhe amerikane i kushtuan shumë vëmendje kërkimeve shkencore për prodhimin e armëve biologjike dhe kimike. Bashkimi Sovjetik zhvilloi ?Novichok? – një grup agjentësh të fuqishëm nervorë vdekjeprurës.
Viktima më e hershme e ?Novichok? ishte Andrei Zhelezniakov, një nga shkencëtarët që punuan për ta prodhuar atë. Ai u ekspozua aksidentalisht ndaj agjentit nervor në laborator në vitin 1987. Ai i injektoi menjëherë vetes antidotin. Por do të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij i prekur nga dobësia trupore kronike, depresioni, epilepsia dhe paaftësia për t?u përqendruar. Vdiq nga një goditje në tru në vitin 1993.

Tomas Endrju, arkitekti i Titanikut, u fundos bashkë me anijen e tij

Titaniku, anija me e famshme e të gjitha kohërave u krijua nga inxhinieri irlandez Tomas Endrju. Ai ishte në bord kur anija do të kryente udhëtimin e parë zyrtar. Kur Titaniku u përplas me ajsbergun, Endrju refuzoi të hipte në një nga varkat e pakta të shpëtimit, duke zgjedhur të fundosej me anijen që ai projektoi. Ai u zhduk atë natë, së bashku me 1500 njerëz të tjerë.

Xhesi Lazar dhe Klara Mas vdiqën nga auto-eksperimentet me Ethet e Verdha

Lazar nisi të studionte sëmundjet infektive në Universitetin Xhon Hopkins që në fundin e shekullit XIX. Ai shkoi në Kubë me ushtrinë amerikane, ku studioi nga afër sëmundjet ?tropikale? si malaria dhe ethet e verdha. Ai nisi të dyshonte se mushkonjat mund të ishin shkaku i përhapjes së këtij virusi.
Teoria e tij u konfirmua kur mushkonjat e Etheve të Verdha ia transmetuan sëmundjen 2 vullnetarëve. Por shënimet e Lazar zbulojnë se edhe ai kishte kryer teste të fshehta mbi veten me mushkonja të infektuara. Pikërisht për këtë arsye edhe vdiq më 25 shtator 1900. Një vit më vonë ndërroi jetë po nga kjo shkaka edhe infermieria amerikane Klara Mas.

Maks Valier u vra nga shpërthimi i një rakete

Një nga shkencëtarët më të hershëm të raketave ishte inxhinieri austriak Maks Valier. I
magjepsur nga raketat pasi kishte lexuar librin e shkencëtarit gjerman Herman Obert, Valier nisi kryerjen e një sërë eksperimentesh publike me raketa të vogla. Ai shpresonte që ato shfaqje ta ndihmonin të mblidhte para për të financuar ndërtimin e raketave.
Valier nisi eksperimentet laboratorike me këto lloj raketash në janarin e vitit 1930. Por më 17 maj 1930, motori i raketës që po testonte Valier shpërtheu. Valier vdiq brenda pak minutash nga plagët e shumta.

Elizabet Fleishman, pioniere e rrezeve X, vdes nga rrezatimi

Në doza të vogla, rrezet X janë krejtësisht të padëmshme për njerëzit. Madje mund të jenë shumë të dobishme si një mjet për të studiuar funksionimin e brendshëm të trupave tanë. Por me një ekspozim të madh, rrezet X bëhen vdekjeprurëse, duke i shndërruar qelizat tona në kancerogjene.
Elizabet Fleishman mbahet mend si pioniere e radiografisë me rreze X. Ajo u magjeps që e re nga rrezet X, të cilat u zbuluan për herë të parë nga shkencëtari gjerman Vilhelm Rëntgen në vitin 1895. Ajo i mori hua të atit një shumë parash për të blerë një makinë me rreze X, duke themeluar laboratorin e saj me rreze X, i pari në shtetin e Kalifornisë, SHBA.
Ajo e përdori pajisjen për të ndihmuar në identifikimin e lëndimeve të ushtarëve që ktheheshin nga lufta Spanjollo-Amerikane. Ndërsa sigurohej të mbronte pacientët e saj nga djegiet me rreze X, ajo nuk i kushtoi shumë vëmendje sigurisë së saj personale.
Fleishman punoi me orë të gjata në laborator dhe si shumica e shkencëtarëve të asaj kohe, ajo testoi mbi vete makinerinë. Në janarin e vitit 1905, në krahun e djathtë iu zhvillua një tumor, ndaj krahu duhet të pritej. Por fatkeqësisht, kanceri ishte përhapur tashmë në gjithë trupin dhe Fleishman vdiq në gushtin e atij viti.

Aleksandër Bogdanov vritet nga një transfuzion gjaku me studentin e tij

Shkencëtari rus Aleksandër Bogdanov, kishte një larmi interesash. Ai njihej si një mjek, ekonomist, filozof, shkencëtar i natyrës, shkrimtar i fantashkencës, poet, mësues, politikan etj. Brenda mjekësisë, interesi kryesor i tij ishte fusha në zhvillim e sipër e transfuzionit të gjakut.
Ai mori mbështetjen e Josif Stalinit për të ngritur Institutin e Transfuzionit të Gjakut në vitin 1926. Bogdanov ishte i hipnotizuar nga ideja se transfuzionet e gjakut mund të ripërtërinin njerëzit e moshuar. Dhe sipas tij nëse kryheshin shpesh, mund t?i ndihmonin ata të arrinin pavdekësinë.
Deri në vitin 1928, Bogdanov i ishte nënshtruar personalisht 11 shkëmbimeve eksperimentale të gjakut. I 12-ti do të ishte edhe i fundit për të. Këtë herë, Bogdanov shkëmbeu gjakun e tij me atë të një studenti që ishte prekur nga malaria. Studenti i mbijetoi procedurës, ndërsa Bogdanov jo.

/Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga