Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Ferdinando Giugliano ?Bloomberg View?
* Italia ishte simbol i valës së parë të pandemisë së Covid-19. Ajo ishte vendi i parë në botë që vendosi një bllokim në shkallë kombëtare, pasi spitalet e saj – sidomos në qytete si Bergamo dhe Kremona në veri të vendit ? e patën shumë të vështirë të përballonin kulmimin e rasteve, ndërsa pati një rritje të ndjeshme të numrit të vdekjeve.
Ndërsa frika nga një valë e dytë e pandemisë ka kapluar të gjithë Evropën, Italia duket se po përballet shumë më mirë se vendet e tjera si Franca, Spanja dhe Britania e Madhe. Por nuk është koha për t?u vetëkënaqur. Siç po shihet në Britaninë e Madhe, ky virus mund të kthehet duke u ?hakmarrë? shumë egër.
Por gjatë 2 javëve të fundit, Italia regjistroi pak më pak se 35 raste për 100.000 banorë – krahasuar me gati 315 në Spanjë, thuajse 200 në Francë dhe 76.5 në Mbretërinë e Bashkuar. Numri mesatar i vdekjeve ishte 0.3 për 100.000 banorë, sa një e treta e Francës dhe gati një e dhjeta e Spanjës. Shifrat me Covid-19 në Itali, janë aktualisht pak më të këqija se sa ato të Gjermanisë, vend që vlerësohet si një model i menaxhimit shumë të mirë të pandemisë.
Deri më tani, Italia ia ka dalë të shmangë kufizimet e reja, që janë rikthyer tashmë në pjesë të tjera të Evropës. Britania e Madhe ka njoftuar se restorantet dhe pabet do të mbyllen në orën 10 të mbrëmjes, dhe se ai që nuk mban maskë siç kërkohet do të gjobitet me 200 paund.
Në Francë, Parisi ka vendosur të njëjtin orar të mbylljes, pra në 22.00, për mbylljen e bareve, restoranteve dhe palestrave. Në Itali, jeta sociale vazhdon relativisht e pakufizuar- edhe pse qeveria i detyroi klubet e natës të mbyllen sërish pas një vargu çështjesh të reja me Covid-19 në verë, sidomos në ishullin e Sardenjës.
Pra, çfarë po funksionon me qasjen aktuale të Italisë? Është e vështirë të thuhet me saktësi se cilët faktorë e përmirësojnë aftësinë e një vendi për të kontrolluar një shpërthim epidemik. Në pranverë, u duk se futja që herët në karantinë – siç bëri Greqia – ishte një recetë që do të siguronte më pak dëme.
E megjithatë, rënia e shpejtë e rasteve me koronavirus në Suedi, edhe pse ky vend shmangu marrjen e masave bllokuese që u morën në shumë vende të tjera, ka ngritur dyshime se çfarë saktësisht është efektive në përballjen me pandeminë.
Qeveria italiane nuk duket se ka marrë ndonjë masë thelbësisht të ndryshme nga pjesa tjetër e kontinentit. Dy elementë mund të ndihmojnë në shpjegimin e performancës relativisht më të fortë të Italisë ? të paktën deri më tani – në frenimin e një vale të dytë të koronavirusit.
I pari është efektiviteti i sistemit të saj gjurmues në identifikimin dhe izolimin e kontakteve të atyre që rezultojnë pozitivë me Covid-19. Italia teston rreth 100.000 njerëz në ditë, një shifër që nuk është shumë e lartë sipas standardeve evropiane. Por vetëm rreth 2 për qind e atyre testeve dalin pozitiv, shifër që është e ulët krahasuar me vendet e tjera evropiane.
Kjo përhapje më e ngadaltë e koronavirusit se gjetkë, mund të shpjegohet edhe nga faktori i dytë:Italianët duket se janë shumë më korrektë në mbajtjen e maskave ??dhe ruajtjen e distancës sociale. Ndërkohë mjekët janë gjithashtu të bindur se janë bërë më të aftë në trajtimin e Covid-19 – megjithëse kjo ndihmon vetëm në shpjegimin e shkallës së ulët të vdekjes, por jo në numrin e kufizuar të rasteve.
Por asnjë nga këto shpjegime nuk është i përsosur, dhe është e rëndësishme të mos entuziazmohemi më tepër se sa duhet nga situata aktuale në Itali. Sistemi i kujdesit shëndetësor renditet tradicionalisht ndër vendet e para në botë, e megjithatë nuk arriti ta përballojë dot fazën e parë të pandemisë, ndoshta pasi u kap në befasi.
Ka gjithashtu prova se italianët e respektuan gjerësisht kërkesën për të mbajtur maska ??në pranverë, por u deshën disa javë para se të ulej numri i vdekjeve dhe rasteve të reja. Ka gjasa që Italia po përjeton një valë të dytë të vonuar, krahasuar me Francën dhe Spanjën.
Britania e përjetoi valën e parë të pandemisë shumë më vonë se sa Italia ose Spanja, por e përfundoi me një kosto njerëzore po aq të lartë. Prandaj Roma duhet të qëndrojë në gatishmëri të plotë. Mjaftojnë vetëm disa hapa të gabuar, që epidemia të dalë sërish jashtë kontrollit. Megjithatë tani për tani, qytetarët italianë mund të jenë krenarë për sistemin e tyre të kujdesit shëndetësor, por edhe për veten e tyre./ Përshtatur nga CNA.al
Një studim i ri evropian, ka zbuluar se të moshuarit e sotëm...
Nga Ivan KrastevPër një evropian-lindor të brezit tim, vëzhg...
Sa rrezikojmë të prekemi nga Covid-19, kur udhëtojmë me avio...
Nga Jerry Dunleavy “Washington Examiner”Një raporti i republ...
Emri i makinës është “Cadillac One”, por njihet më shumë si ...
Katër shtetet e Vishegradit: Hungaria, Polonia, Republika Çe...
Nga HR.Mcmaster “National Interest”* Partia Komuniste Kineze...
Nga Jamie Metzl “The Hill”Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e ...
Sipas një teorie, “ruleta ruse” u shfaq për herë të parë në ...
Nga Eva Hamrud ”Science Alert”Si specie, njerëzit kanë popul...
Nga Emma Reynolds “CNN”Pasi shtypi me sukses valën e parë t...
Misteret mbi Antarktidën, kanë ndezur gjithmonë imagjinatën ...
Mbetet një nga zbulimet shkencore më të papritura të këtij v...
Nga Robby Starbuck “The Federalist”Që prej vitit viti 2015, ...
Nga Thomas Trask & Jonathan Ruhe “National Interest”Duke pas...
Nga Colin Axon & Robert Dingëall “The Spectator”* Sa njerëz ...
Nga David Harsanyi ”National Riview”* Në një episod të seria...
Nga Matthew Ward “The Conversation”Pandemia e koronavirusit,...
Pandemia e koronavirusit, u ka siguruar një armë shumë të vl...
Nga Sergei Kuznetsov “Politico”Minsk – Svetlana Aleksieviç ë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...