LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga psikopatët tek “sadistët e përditshëm”/ Pse njerëzit i dëmtojnë të tjerët për kënaqësi?

27 Shtator 2020, 11:26, Blog CNA
Nga psikopatët tek “sadistët e përditshëm”/ Pse

?Njerëzit janë lavdia dhe llumi i universit? tha filozofi francez Blez Paskal në vitin 1658. Shumë pak gjera kanë ndryshuar që atëherë. Ne duam dhe neveritemi; ndihmojmë dhe dëmtojmë; i zgjasim një dorë dikujt por edhe i ngulim thikën.
Ne e kuptojmë nëse dikush na godet për hakmarrje ose vetëmbrojtje. Por kur dikush dëmton të parrezikshmit, pyesim më te drejtë:?Si ka mundësi?? Njerëzit zakonisht bëjnë gjëra për të fituar kënaqësi, ose për të shmangur dhimbjen. Për shumicën prej nesh, lëndimi i të tjerëve bën që ne ta ndiejmë dhimbjen e tyre.

Dhe kjo është një ndjenjë nuk na pëlqen. Kjo gjë sugjeron dy arsye pse njerëzit mund t?i dëmtojnë të tjerët që nuk u bëjnë asnjë të keqe- ose ata nuk e ndiejnë dhimbjen e të tjerëve, ose kënaqen duke ndjerë dhimbjen e të tjerëve. Një tjetër arsye pse njerëzit dëmtojnë të tjerët, është sepse ata megjithatë i shohin ata si një kërcënim. Edhe nëse dikush nuk e rrezikon trupin apo portofolin tuaj, sërish ai mund të kërcënojë statusin tuaj shoqëror. Dhe kjo ndihmon në shpjegimin e veprimeve, që përndryshe do
të ishin shumë të çuditshme, si rasti kur njerëzit dëmtojnë edhe ata që i ndihmojnë financiarisht.
Ai që kënaqet duke lënduar ose poshtëruar të tjerët, është një sadist. Sadistët ndiejnë më shumë sesa normalja dhimbjen e të tjerëve. Dhe ata e shijojnë atë. Imagjinata popullore e lidh sadizmin me torturuesit dhe vrasësit. Por ekziston edhe dukuria më pak ekstreme, por më e përhapur, e sadizmit të përditshëm .

Sadistët e përditshëm, kënaqen kur lëndojnë të tjerët ose shohin vuajtjet e tyre. Ata ka të ngjarë të shohin filma të trishtë, përleshjet fizike i cilësojnë emocionuese dhe torturat interesante. Ata janë të rrallë, por jo aq të rrallë sa duhet. Rreth 6 për qind e studentëve në universitet, e pranojnë se përfitojnë kënaqësi nga lëndimi i të tjerëve. Një sadist i përditshëm mund të jetë shpifës ndaj të tjerëve në internet apo një ballist në shkollë. Sadistët e përditshëm, tërhiqen shumë nga lojërat e dhunshme kompjuterike. Dhe sa më shumë që luajnë, aq më sadistë bëhen ata. Ndryshe nga sadistët, psikopatët nuk i dëmtojnë njerëzit që nuk ngacmojnë kërkënd, thjesht pasi marrin kënaqësi (megjithëse mund të ndodhë edhe kështu). Psikopatët duan gjëra. Nëse dëmtimi i të tjerëve i ndihmon të marrin atë që duan, ashtu qoftë.
Ata mund të veprojnë kështu, sepse ka më pak të ngjarë të ndiejnë keqardhje, pendesë ose frikë. Përgjatë mijëvjeçarëve, njerëzimi e ka zbutur veten. Kjo e ka bërë të vështirë që shumë prej nesh të dëmtojnë të tjerët. Shumë njerëz që dëmtojnë, torturojnë ose vrasin të tjerët do të përndiqen nga ato përvoja.

Por psikopatia, është një parashikues i fuqishëm mbi atë që shkakton një dhunë të paprovokuar nga dikush. Duhet ta dimë nëse hasim një psikopat. Ne mund të gjejmë edhe duke parë thjesht fytyrën e dikujt ose bashkëvepruar shkurtimisht me ta.
Fatkeqësisht, psikopatët e dinë që ne e dimë këtë gjë. Ata punojnë shumë me veshjen dhe pamjen e jashtme, për të lënë një përshtypje të parë të mirë. Fatmirësisht, shumica e njerëzve nuk kanë tipare psikopatike. Vetëm 0.5 për qind e njerëzve mund të konsiderohen psikopatë. Megjithatë, rreth 8 për qind e burrave dhe 2 për qind e grave të burgosura janë psikopatë. Por jo të gjithë psikopatët janë të rrezikshëm. Psikopatët anti-socialë, mund të kërkojnë aventura përmes drogave ose aktiviteteve të rrezikshme. Askush nuk e di me saktësi pse disa njerëz janë sadistë. Disa spekulojnë se sadizmi është një adaptim që na ndihmoi të vrisnim kafshët gjatë gjuetisë.

Të tjerët propozojnë se sadizmi i ndihmon njerëzit të fitojnë pushtet. Filozofi italian Nikolo Makaveli dikur sugjeroi se ?koha, dhe jo njerëzit krijojnë çrregullime?. Në përputhje me këtë, neuroshkenca sugjeron se sadizmi mund të jetë një taktikë mbijetese e shkaktuar nga kohët e vështira.Kur disa ushqime bëhen më të pakta në dispozocion, nivelet tona të neurotransmetuesit, serotoninës, bien. Kjo rënie na bën më të gatshëm për të dëmtuar të tjerët, pasi dëmtimi bëhet më i këndshëm ./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga