“MS Estonia”, kur kontrabanda e armëve i mori jetën 852 evropianëve
Pak pas mesnatës së datës 28 shtator 1994, trageti i pasagje...
Nga Andrei Kolesnikov ?The Moscow Times?
Kur lideri rus i opozitës Aleksei Navalni të rikthehet në Rusi, ai do ta gjejë apartamentin dhe llogarinë e tij bankare nën sekuestron e qeverisë. Në fakt, udhëheqësit e Kremlinit nuk duan që ai të kthehet më në vendlindje.
Ata do të kishin preferuar t?i jepnit Navalnit zgjidhjen klasike në stilin e KGB-së, midis punës së detyruar dhe mërgimit të detyruar. Por ata nuk duan që rikthimi i Navalnit, të jetë më shumë një triumf sesa një humbje për të.
Përpjekja për t?i mbyllur gojën dështoi, dhe tentativat e presidentit Vladimir Putin për të ?mbuluar gjurmët e tij? mbi këto atentate, vetëm sa kanë arritur të shkaktojnë një prishje gati fatale të marrëdhënieve të Rusisë me Perëndimin.
Taktika amorale e Kremlinit për të ?bërë memecin? – e përdorur pas vrasjes përmes helmimit të ish-agjentit të KGB-së Alesakndër Litvinenko, rrëzimit të Fluturimit 17 të ?Malaysia Airlines?, dhe helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Angli – vetëm sa nënvizon fakti se sa toksike është bërë Rusia nën sundimin e Putinit.
Tan Navalni ka një mbrojtje të fortë politike nga jashtë, edhe nëse ai nuk e fiton Çmimin Nobel për Paqe. Dhe kjo pasi reputacioni i tij ka fituar përmasa globale dhe jo thjesht kombëtare. Kremlini e ka portretizuar gjithnjë Navalnin si një figurë të parëndësishme, si një vegël të padëmshme por të bezdisshme, që i pengon njerëzit e denjë të kryejnë detyrat e tyre shtetërore ? pra si ?një ngatërrestar i thjeshtë?.
Gjithsesi, ky ?ngatërrestar? dhe ?bloger?, për pak sa nuk arriti të impononte një raund të dytë zgjedhor në zgjedhjet lokale për kryetarin e bashkisë së Moskës në shtatorin e vitit 2013. Kjo gjë ishte rezultat i një gabimi taktik nga ana e autoriteteve.
Këshilltarët e bindën gabimisht Putinin, se Navalni do të merrte vetëm një përqindje të vogël votash, dhe se lejimi i kandidimit të tij, vetëm sa do ta ekspozonte atë publikisht si një peshë politike të lehtë. Por duke njohur menjëherë kërcënimin që paraqiste Navalni, autoritetet ia hoqën të gjitha të drejtat ligjore për të marrë pjesë në politikë dhe zgjedhje.
Veprimet e tyre, dëshmuan sesa i frikësoheshin Navalnit dhe rëndësisë së tij reale. Ironikisht, ishin ngacmimet, provokimet dhe refuzimi i autoriteteve për ta thirrur në emër kundërshtarin e tyre, ato që pikturuan në fakt tablonë më të qartë të mundshme të vlerës së vërtetë të Navalnit.
Dhe refuzimi i tij kokëfortë për t?u tërhequr, bëri që ata që ishin në pushtet të merrnin një ?vendim përfundimtar? në lidhje me të. Ata vendosën të përdorin një teknikë që është bërë thuajse rutinë në Rusinë e sotme, dhe e cila zyrtarisht mezi ia del të fshehë krimet e saj:helmimin.
Dhe sërish autoritetet i bënë llogaritë gabim, duke nënvlerësuar pasojat që do të kishte përpjekja për ta eleminuar këtë ?bloger?. Ata ndoshta vunë bast se vala e indinjatës do të shuhej shpejt, dhe se opozita do të ishte shumë e ngadaltë për ta marrë veten nga humbja e udhëheqësit të saj.
Kur u bë e qartë se Navalni mund t?i mbijetonte atentatit të kyer ndaj tij, Putin ra dakord me mirësjellje që të lejonte evakuimin e tij mjekësor në Gjermani. Putini dëshmoi në këtë mënyrë se ai e konsideron incidentin si tepër të parëndësishëm, për të prishur marrëdhëniet midis politikanëve pragmatikë, për të cilët projekti i gazjellësit ?Nord Stream?, ishte më i rëndësishëm sesa të gjithë Navalnët e botës të marrë së bashku.
Gjithsesi, Kremlini e nënvlerësoi edhe njëherë rëndësinë e politikanit opozitar, edhe pse nga ana tjetër e mbivlerësoi cinizmin e politikanëve perëndimorë. Raporti personal i Putinit me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Emanuel Markonin, nuk i shpëtoi marrëdhëniet e Rusisë me Gjermaninë ose me sa duket edhe me Francën, dhe si rezultat dhe me Evropën.
Vlerat njerëzore, i tejkaluan interesat materiale. Për vite me radhë, politika e brendshme ruse ka qenë e përkufizuar në kundërvënien ?Putin kundër Navalnit?. Përpjekja absurde për ta bërë Putinin një kandidat për Çmim Nobel për Paqen, vetëm pse ka shtypur opozitën në vend, ishte prova e gjithë kësaj.
Navalni është politikani më i njohur i opozitës ruse, dhe ai është një politikan në kuptimin e vërtetë të fjalës, Pra dikush që lufton për ndryshimin e pushtetit. Të them të drejtën, ?marka Navalni? kishte pësuar një seri goditjesh kohët e fundit.
Ai ishte grindur me gazetarët për gjëra të vogla, ishte fiksuar pas mekanikës së ?votimit të zgjuar?, dhe dukej se po humbiste para në luftën e tij kundër Jevgeni Prigozhin, të ashtuquajturit ?kuzhinieri i Kremlinit?.
Ai nuk luajti asnjë rol në protestat civile që kanë shpërthyer aktualisht në pjesë të ndryshme të vendit, edhe pse mbështetësit e teorive të ndryshme të konspiracionit, pohuan vazhdimisht pohuan se pas tyre qëndronte pikërisht ai. Por ishte helmimi i tij, ai që zbuloi saktësisht se cilin Kremlini – ose vrasësit e tij të punësuar – e konsideronin figurën kryesore që kundërshton autoritarizmin rus.
Navalni do të dalë nga ky incident dramatik si një figurë edhe më e fortë, vetëm për të nënvizuar për audiencat e brendshme dhe sidomos ato jashtë Rusisë, se politika ruse është një konstruksion binar, i përbërë nga kundërvënia ?Navalni vs Putin?.
Kremlini dhe rrethi i tij i ngushtë, po dalin nga ky episod me një toksicitet të dyfishtë, si politik ashtu edhe kimik. Kjo qeveri toksike autoritare, po i helmon kundërshtarët e saj. Mbetet e paqartë se si duhet komunikuar me një udhëheqje që i mbulon vrasjet që ka kryer, dhe që ka degjeneruar në mashtrimin e përhershëm të ?ish-partnerëve perëndimorë?.
Situata është sot më e keqe sesa ishte gjatë Luftës së Ftohtë. Të paktën atëherë, kishte disa rregulla të caktuara. Tani, nuk ekziston asnjë prej tyre. Rusia e Putinit, që ka flirtuar vazhdimisht duke u distancuar nga ajo që pretendonte se ishte një Perëndim inferior apo i padrejtë, tani e sheh veten në një gjendje shumë reale të izolimit të vetë-shkaktuar, dhe ?radioaktiviteti? i saj politik, po i tremb të gjithë të tjerët që të qëndrojnë larg.
Kremlinologjia, po shndërrohet gradualisht në toksikologji. Problemi është se sundimtarët rusë janë bërë kaq të izoluar nga bota, saqë nuk janë të detyruar të respektojnë rregullat e zakonshme të mirësjelljes, dhe as të shqetësohen më nëse njerëzit e mirë i respektojnë ato. Kjo mund të jetë e rrezikshme për Navalnin, edhe duke pasur me vete opinionin publik botëror. Por Navalni do të rikthehet në Rusi, dhe autoritetet e Kremlinit thjesht do të duhet të bashkëjetojnë me të./ Përshtatur nga CNA.al
Pak pas mesnatës së datës 28 shtator 1994, trageti i pasagje...
Nga Jianli Jang & Peter Biar Ajak “The American Interest”Gja...
Nga Andrew MoravcsikDisa muaj më parë, kur pandemia e Covid ...
“Njerëzit janë lavdia dhe llumi i universit” tha filozofi fr...
Vdekja e Xhenis Xhoplin u përcaktua se ndodhi nga një mbidoz...
Progresi mbi vaksinat që do të përdoren kundër koronavirusit...
“Der Spiegel”Një mëngjes qershori, një logo gjigande “C” ngj...
Filozofi britanik Xhejms Allen tha dikur:”Nuk mund të ketë p...
Nga Georgi Boorman “The Federalist”Nuk është ndonjë gjë e re...
Nga Barbara Boland “The American Convervative”* Në fund të m...
Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”* Italia ishte simb...
Një studim i ri evropian, ka zbuluar se të moshuarit e sotëm...
Nga Ivan KrastevPër një evropian-lindor të brezit tim, vëzhg...
Sa rrezikojmë të prekemi nga Covid-19, kur udhëtojmë me avio...
Nga Jerry Dunleavy “Washington Examiner”Një raporti i republ...
Emri i makinës është “Cadillac One”, por njihet më shumë si ...
Katër shtetet e Vishegradit: Hungaria, Polonia, Republika Çe...
Nga HR.Mcmaster “National Interest”* Partia Komuniste Kineze...
Nga Jamie Metzl “The Hill”Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e ...
Sipas një teorie, “ruleta ruse” u shfaq për herë të parë në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...