web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këto janë sipas ekspertëve 12 problemet kryesore që kanë sot çiftet

2 Tetor 2020, 06:36, Blog CNA

Me gjithë gëzimin që na sjellin marrëdhëniet në çift, s?ka nevojë të thuhet se ato kanë edhe vështirësitë e veta. Në Shtetet e Bashkuara, vlerësohet se një në dy martesa përfundon në divorc. Të dhëna të tjera, tregojnë se afro 33 për qind e njerëzve e kanë të vështirë ta mbajnë për shumë kohë marrëdhënien e tyre romantike.

Po çfarë e bën kaq të vështirë mbajtjen e një marrëdhënieje në çift? Një studim i ri i botuar në revistën ?Psikologjia Evolucionare? e ka një përgjigje. Një ekip psikologësh të udhëhequr nga Menelaos Apostolu i Universitetit të Nikozias në Qipro, zbuloi se ?entuziazmi i zbehur?, ?oraret e gjata në punë? dhe ?mungesa e kohës dhe hapësirës personale?, janë 3 problemet më të zakonshme që i pengojnë njerëzit të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit rekrutuan 123 të rritur për të marrë pjesë në një intervistë 40-minutëshe. Gjatë intervistës, pjesëmarrësit folën mbi vështirësitë e ndryshme që kishin në marrëdhënien e tyre në çift. Studiuesit identifikuan gjithsej 78 problematika, duke i grupuar ato në 12 tema më të gjera. Ja cilat janë këto të fundit.

Zbehja e entuziazmit

Shumë partnerë/bashkëshortë i konsiderojnë marrëdhëniet afatgjata si të lodhshme, dhe ata mërziten shpejt. Ata gjithashtu mendojnë se pasioni dhe intensiteti romantik zbehen më shpejt se sa ata prisnin.

Orët e gjata në punë

Partnerët që kalojnë shumë orë në punë, ose që e vënë karrierën e tyre përpara marrëdhënieve të tyre intime, nuk është çudi që kanë më pak të ngjarë të mbajnë një marrëdhënie romantike.

Mungesa e kohës dhe hapësirës personale

Njerëzit që ndihen si të shtypur në marrëdhënien e tyre, apo që mendojnë se partneri i tyre vazhdimisht i bezdis, e kanë shumë të vështirë ta ruajnë marrëdhënien e tyre intime.

Mospërputhjet karakteriale

Njerëzit që e shohin veten si egoistë, e kanë vështirësi të mbajnë për shumë kohë një marrëdhënie romantike. Për më tepër, njerëzit që ankohen shpesh tek partnerët e tyre romantikë, e kanë gjithashtu të vështirë të mbajnë një marrëdhënie për një kohë të gjatë.

Varësia

Partnerët e ndërvarur, pra njerëzit që bëhen lehtësisht të ndërvarur nga të tjerët, dhe që shumë shpesh i vendosin nevojat e partnerit të tyre përpara të vetave, kanë shumë vështirësi në ruajtjen e marrëdhënieve romantike.

Jetë seksuale e dobët

Kimia seksuale, është e rëndësishme për suksesin afatgjatë të një marrëdhënieje. Çiftet që nuk bien dakord mbi shpeshtësinë dhe cilësinë e intimitetit seksual, do ta kenë të vështirë të mbajnë marrëdhënien e tyre.

Tradhtia dhe abuzimi

Mungesa e interesit seksual tek një partner, ose përfshirja në një marrëdhënie tjetër, është një arsye që e parandalon zgjatjen e marrëdhënies. Abuzimi, sidomos në formën e dhunës fizike, është një arsye tjetër.

Fëmijët

Disa çifte me fëmijë, raportojnë se fëmijët u marrin pjesën më të madhe të energjive që kanë, dhe kjo mund të çojë në ftohjen e marrëdhënieve. Mosmarrëveshjet e shpeshta në lidhje me mënyrën e prindërimit, janë një tjetër arsye e cituar, që çon shpesh në fundin e një raporti.

Mungesa e përpjekjeve

Të gjitha marrëdhëniet kërkojnë përpjekje, dhe disa çifteve thjesht u mbaron shpejt vullneti për të bërë ndonjë ndryshim, që gjërat të vazhdojnë të funksionojnë. Individët që nuk marrin parasysh nevojat e partnerëve të tyre, apo i neglizhojnë ata, përballen me sfida serioze në marrëdhënien në çift.

Probleme me rrethin shoqëror

Individët që nuk kanë marrëdhënie të mira me prindërit, të afërmit dhe miqtë e partnerëve të tyre, e kanë gjithashtu të vështirë të ruajnë marrëdhëniet e tyre romantike.

Të mos qenit monogami

Individët që e kanë të vështirë t?u rezistojnë tundimeve, dhe shkelin kurorën ose tradhtojnë, hasin shumë vështirësi në ruajtjen e marrëdhënieve afatgjata në çift.

Problemet me sjelljen

Problemet psikologjike, varësia (për shembull nga bixhozi ose alkooli ) dhe lejimi i anëtarëve të familjes për të ndërhyrë në marrëdhënie, janë që të gjitha shenja se një lidhje mund të mos zgjasë shumë./ psychologytoday.-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga