E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Gara presidenciale e vitit 1960 ishte një nga më të ngushtat në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ajo ishte një betejë midis të riut dhe të vjetrit, me senatorin demokrat Xhon F. Kenedi, një optimist i ri simpatik, që po garonte kundër zëvendëspresidentit Riçard Nikson, i cili ishte vetëm pak më i madh në moshë, por ishte i njohur për sjelljet e tij të guximshme.
Ato zgjedhje do të diktonin të ardhmen e Amerikës, dhe debati i parë midis dy kandidatëve do të kishte një ndikim të madh në drejtimin që do të zgjidhej. Kenedi u pa përgjithësisht si fitues i debatit dhe në fund triumfoi. Por fituesi i vërtetë i përhershëm i atij debati të parë ishte mediumi përmes të cilit shumica e njerëzve e përjetuan atë:televizioni.
Debatet presidenciale perceptohen sot si një traditë e ngulitur dhe thelbësore për çdo garë për në Shtëpinë e Bardhë. Në realitet, ato janë një dukuri e dekadave të fundit në procesin demokratik në SHBA. Para shekullit XX-të, kandidatët nuk bënin shumë fushata publike për presidencën.
Posterat, parullat dhe pamfletet u bënë të njohura nga mesi i shekullit XIX-të. Por mungesa e teknologjisë së komunikimit masiv, e kufizoi dobinë e ngjarjeve personale. Shpikja e radios, u shoqërua me nisjen e fushatave politike nëpër media në vitet 1920, dhe politikanët u bënë mjeshtrat e mediave.
Në vitin 1940, republikani Uendell Uilki e sfidoi presidentin Frenklin Ruzvelt në një debat në radio, por pavarësisht popullaritetit të madh Ruzvelt nuk pranoi. Duke nisur nga mesi i viteve 1950, numri i familjeve amerikane me të paktën një televizor u rrit shumë, dhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 1956, gati dy të tretat e familjeve amerikane kishin televizor në shtëpinë e tyre.
Atë vit, studenti Fren Kan nga Universiteti i Merilendit, filloi një fushatë për të angazhuar 2 kandidatët kryesorë presidencialë, presidentin Duajt Ajzenhauer dhe kandidatin demokrat Adlai Stivenson, për të debatuar çështjet e ditës në televizionin kombëtar.
Kan ishte një i mbijetuar i Holokaustit, dhe mendonte se për amerikanët ishte e rëndësishme të angazhoheshin me procesin politik. ?Democracia shtë demokraci. Unë isha pa shtetësi. Pastaj u bëra qytetar amerikan. Prandaj, do doja të isha një qytetar i mirë?- deklaroi ai në një intervistë për ?The Washington Post? në vitin 2012. Fushata publike dështoi në vitin 56, por ajo mbolli ?farën? për një debat televiziv që ndodhi për herë të parë në vitin 1960.
Debati i parë televiziv në historinë presidenciale u zhvillua më 26 shtator 1960 në Çikago dhe u transmetua direkt në televizionin CBS. Ai u ndoq në 66.4 milionë televizorët në të gjithë vendin. Dy kandidatët shumë të ndryshëm ishin kokë më kokë në sondazhe, por vetëm njëri prej tyre dukej se e kuptonte fuqinë e mundshme të debatit televiziv.
Në fundin e asaj vere, Nikson lëndoi gjurin gjatë një vizite në Grinsborou, Karolinën e Veriut. Në fillim nuk ndjeu shumë dhimbje, por plaga iu infektua, duke e detyruar të shtrohej në spital për disa javë. Ai humbi 20 kg gjatë mënjanimit të tij të detyruar, dhe kur rifilloi fushatën ai ishte i dobësuar, i zbehtë dhe me një pamje të rraskapitur.
Duke e ndjerë se po binte në sondazhe, Nikson e dyfishoi angazhimin në fushatë, duke u takuar me votuesit deri në orët e vona të pasditeve. Nga ana tjetër, Kenedi, e njihte fuqinë e televizionit. Ai e bazoi fushatën në imazhin e tij telezhenik dhe familjen për t?u patur zili.
Ata ishin kryesisht të ngjashëm në vizionin e tyre dhe ligjërimin politik. Kenedi propozoi një sistem të kujdesit shëndetësor, që dukej i ngjashëm me atë që do të bëhej Medicare, ndërsa Nikson u bazua tek përvoja e tij në ekzekutivin amerikan. Por, sado të ngjashme që tingëllonin, prezantimi i platformave ishte tërësisht i ndryshëm.
Asnjë nga burrat nuk pranoi ndihmën e grimierit të CBS News, por Kenedi kishte me vete ekipin e tij që nuk pati shumë punë me fytyrën e tij të nxirë nga dielli i verës që sapo kishte mbaruar. Ndërkohë Nikson dukej shumë i zbehtë, dhe gjatë 5 orëve të debatit djersiti shumë.
Kenedi i fitoi ato zgjedhje, dhe vite më vonë, Nikson do të analizonte atë që ndodhi. Siç u shpreh edhe në kujtimet e tij:?Pasi mbaroi debati, telefonues të shumë, përfshirë dhe nënën time, donin të dinin nëse kishte pasur ndonjë gjë që nuk shkonte?.
Kur Nikson garoi sërish në vitin 1968, ai refuzoi të debatojë me kandidatin demokrat Hubert Hamfri, dhe e refuzoi sërish debatin në vitin 1972 kundër kandidatit demokrat Xhorxh Mekgavërn. Debatet televizive u rikthyen në vitin 1976, kur Xherald Ford u përball me Xhimi Karterin.
Pas atij momenti, televizioni u bë mediumi mbizotërues për politikën presidenciale, me Ted Tërner që krijoi rrjetin televiziv kabllor të lajmeve CNN në vitin 1980, duke paralajmëruar agimin e epokës në të cilën po jetojmë./Biography.com-Përshtatur nga CNA.al
Nga David N.Bossie “Fox News”Për çdo person të arsyeshëm që ...
Nga Rod Dreher “The New York Post”Histeria e krahut të majtë...
Ditën kur do të aprovohet një vaksinë ndaj Covid-19, do të d...
Ndërsa pandemia e Covid-19 ka përparuar shumë, ekspertët kan...
Arsyeja pse legjendat janë aq shumë popullore, nuk është sep...
Miliarda vjet më parë, dhe shumë kohë para se oksigjeni të i...
Nga Zia Weise, Jan Cienski & David M.HerszenhornFundjavën që...
Nga Andrei Kolesnikov “The Moscow Times”Kur lideri rus i opo...
Pak pas mesnatës së datës 28 shtator 1994, trageti i pasagje...
Nga Jianli Jang & Peter Biar Ajak “The American Interest”Gja...
Nga Andrew MoravcsikDisa muaj më parë, kur pandemia e Covid ...
“Njerëzit janë lavdia dhe llumi i universit” tha filozofi fr...
Vdekja e Xhenis Xhoplin u përcaktua se ndodhi nga një mbidoz...
Progresi mbi vaksinat që do të përdoren kundër koronavirusit...
“Der Spiegel”Një mëngjes qershori, një logo gjigande “C” ngj...
Filozofi britanik Xhejms Allen tha dikur:”Nuk mund të ketë p...
Nga Georgi Boorman “The Federalist”Nuk është ndonjë gjë e re...
Nga Barbara Boland “The American Convervative”* Në fund të m...
Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”* Italia ishte simb...
Një studim i ri evropian, ka zbuluar se të moshuarit e sotëm...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...