web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cili është dallimi mes trishtimit dhe depresionit?

6 Tetor 2020, 06:23, Blog CNA

Në pamje që parë të kuptuarit e trishtimit përkundrejt depresionit, nuk është diçka e thjeshtë. Por ato janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme, dhe të gjithë duhet ta mësoni arsyen. Të gjithë përjetojnë shumë periudha të trishtueshme në jetën e tyre.
Një përvojë e tillë, mund të jetë shumë e rëndë kur shkaktohet nga humbja e një familjari, fundi i një lidhje apo miqësie, dhe shumë gjëra të tjera. Po, ky emocion është shumë i zakonshëm. Problemi është se njerëzit i krahasojnë sëmundjet e shëndetit mendor
si depresioni me një gjendje normale trishtimi, dhe kjo gjë mund t?i rëndojë gjërat për ata që vuajnë.

1. Nevojitet një diagnozë

Së pari, ju nuk mund të trishtoheni për një farë kohe, dhe ta quani atë depresion. Kjo sepse depresioni është një sëmundje mendore që duhet të diagnostikohet. Për shembull, ju mund
t?u tregoni të tjerëve se ndiheni keq, dhe ata nuk mund ta mohojnë këtë gjë, pasi jeni ju që e ndjeni atë emocion. Në rastin e një sëmundje mendore, ju nuk mund të diagnostikoheni vetë. Ky është dallimi themelor.

2. Emocione/sëmundje mendore

Kur krahasoni trishtimin përkundrejt depresionit, duhet të kuptoni se në thelb, të jesh i trishtuar është një emocion. Është njëlloj si të jesh i zemëruar ose i lumtur. Pra, kur
miqtë tuaj flasin keq pas shpine, ju mund ta ndjeni këtë emocion për një fare kohe.
Ndërkohë, depresioni nuk është vetëm një emocion. Ajo gjendje nuk është thjesht emocionale, por një sëmundje mendore. Dhe kur po e përjetoni, asgjë që ju interesonte
më parë nuk dukej njëlloj.

3. Gjatësia në kohë e kësaj ndjenje

Emocionet vijnë e shkojnë. Disa zgjasin më shumë se të tjerët, por nuk qëndrojnë aty vazhdimisht. Kur jeni të palumtur, ndjeni një emocion, por mund të vini re gjëra që ju bëjnë
të ndiheni më mirë. Ndërkohë depresionin nuk mund ta kaloni, vetëm pse dikush ju thotë që të buzëqeshni dhe gëzoheni. Në periudhat më të këqija kjo sëmundje mendore mund të zgjasë me javë të tëra. Pa ilaçe apo terapinë e duhur, ajo mund të zgjasë shumë më gjatë.

4. Sëmundja mendore nuk është një reagim

Shumë njerëz, kanë përshtypjen se depresioni vjen nga një ngjarje traumatike. Por kjo nuk është gjithnjë e vërtetë. Ndërsa disa gjëra negative mund ta shkaktojnë këtë sëmundje, ndonjëherë ajo vjen pas asnjë arsye. Kur jeni të rrezikuar nga kjo sëmundje, asgjë tjetër nuk ju hyn në sy. Ju flini thuajse gjatë gjithë kohës, ose nuk flini aspak. Hani shumë ose shumë pak. Higjiena personale mund të lihet pas ditore. Pra kjo sëmundje ka shumë shenja.

5. Jeta ndryshon

Trishtimi nuk është aq i fuqishëm sa ta ndryshojë të gjithë jetën tënde. Por kjo gjë nuk
është e vërtetë për depresionin. Sëmundjet që e ndryshojnë jetën si depresioni, mund t’ju transformojnë nga personi më argëtues dhe i lumtur, në një njeri që nuk njihet më nga të tjerët përreth.

6. Mendimet për vetëvrasje

Në përgjithësi, kur je thjesht i trishtuar, nuk të shkon mendja tek vetëvrasja. Shumicën e kohës, emocionet janë vetëm në sipërfaqe, ose të cekëta. Ju mund të zemëroheni gjatë një momenti jo-produktiv në punë, kur ndjeni të mashtruar apo tradhtuar nga dikush.
Por këtë ndjenjë do ta kapërceni shpejti.
Por nëse mendoni se dikush që është i trishtuar, por flet për vetëvrasje, atëherë merreni seriozisht. Mendimet vetëvrasëse, janë të zakonshme tek sëmundjet mendore, dhe këtë nuk duhet ta harroni asnjëherë. Për shkak të stigmës, shumë fjalë për t?i dhënë fund jetës merren me shaka. Por çdo bisedë për vetëvrasje, duhet të merret gjithmonë seriozisht./ Learningmind-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga