E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Nga Boris Pistorius ?The Financial Times?
Është e qartë se pandemia e Covid-19 është larg fundit të saj. Ndërsa pasojat shëndetësore, ekonomike dhe fiskale të kësaj pandemie, janë aktualisht në qendër të vëmendjes, unë jam bërë gjithnjë e më i shqetësuar mbi efektin e saj në sigurinë e brendshme të Evropës.
Demonstratat e fundit, kanë parë bashkimin e forcave midis skeptikëve ndaj koronavirusit të ri, teoricienëve të konspiracionit, dhe grupimeve ekstremiste në disa qytete evropiane, përfshirë një përpjekje për të sulmuar parlamentin gjerman në Berlin.
Kjo dukuri, është potencialisht pararendëse e sulmeve ekstremiste të ardhshme ndaj shoqërive tona demokratike në të gjithë Evropën. Dhe ajo nënvizon nevojën e ngutshme për bashkëpunim më të thellë policor në të gjithë Bashkimin Evropian, dhe përkatësisht krijimin e një FBI-je evropiane, sipas modelit amerikan.
Në mbarë Evropën, kemi qenë kohët e fundit dëshmitarë të shtimit të teorive të konspiracionit, lajmeve të rreme dhe thellimit të polarizimit. E djathta ekstreme është infiltruar në grupime kritike për masat anti-koronavirus, dhe po bashkëpunon përtej kufijve evropianë.
Ndërsa recesioni ekonomik po thellohet, kam frikë se do të shohim edhe kriminelët dhe terroristët të godasin pjesët më të brishta të shoqërisë sonë. Grupet terroriste islamike, do të përpiqen që ta shfrytëzojnë situatën për të rekrutuar sa më shumë mbështetës, dhe krimi i organizuar mund të pritet të kalojë në fusha të reja të biznesit.
Në të njëjtën kohë, fuqitë e huaja po i keq-informojnë qëllimisht qytetarët evropianë për masat anti-Covid-19, ose po përpiqen të ndikojnë në zgjedhjet tona. E gjitha kjo ka implikime në sigurinë e brendshme. Përgjigja ndaj këtyre kërcënimeve ndaj sigurisë sonë të brendshme, duhet të jetë ndërkombëtare dhe mbi të gjitha evropiane.
Zona Shengen e lëvizjes së lirë, është një bekim për Evropën. Por në të njëjtën kohë, ajo e ka bërë më të lehtë që kriminelët dhe terroristët të drejtojnë rrjete shumë të ndërthurura. Ne mund t?i kapim ata vetëm nëse policia dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, janë po aq të shkathëta sa këto rrjete kriminale ndërkufitare.
Bashkëpunimi evropian i sigurisë, ka përparuar shumë vitet e fundit. I krijuar në vitin 1998, EUROPOL-i është një agjenci shumë efikase e zbatimit të ligjit. Agjencia ka krijuar pika të forta në fushat thelbësore të krimit kibernetik dhe anti-terrorizmit, që ndihmojnë në hetime të ndryshme kombëtare.
Por ky institucion duhet të zhvillohet shumë më tej. Shtetet anëtare të BE-së, rajonet dhe madje edhe komunat kanë krijuar platforma për të shkëmbyer informacione për përgatitjen e sulmeve terroriste, dhe adresimin e radikalizimit të qytetarëve të tyre.
E gjithë kjo është e rëndësishme, dhe ndihmon në sigurinë individuale të çdo qytetari evropian. Por ka qenë shumë pak, dhe hapat përpara kanë qenë shumë të ngadalta. Ne duhet të ecim drejt krijimit të një agjencie të vërtetë policore evropiane.
Së pari, duhet të shtojmë shkëmbimin e të dhënave dhe informacionit midis vendeve anëtare të BE-së. Ne kemi nevojë për standarde uniforme për shkëmbimin e informacionit përkatës në lidhje me kërcënimet, kriminelët dhe rrjetet e tyre.
Kjo vlen gjithashtu edhe për praktikat më të mira në procesin e deradikalizimit, dhe përpjekjeve të tjera për të parandaluar terrorizmin dhe ekstremizmin. Ne kërkojmë një lidhje të drejtpërdrejtë, digjitale të komunikimit midis agjencive të policisë, që të sigurojnë mbërritjen e informacionit të nevojshëm në çdo stacion policie në Evropë, pa ndonjë vonesë të shkaktuar nga kufiri.
Synimi ynë duhet të jetë i tillë, që ne të ndajmë po aq lehtë dhe me efikasitet të dhënat midis shteteve anëtare, sa midis brenda vendeve tona. EUROPOL-i duhet të luajë një rol udhëheqës në menaxhimin e këtij shkëmbimi.
Së dyti, ne duhet ta pajisim dhe pajisim me stafin e duhur këtë organ. Nuk ka kuptim të bëjmë tani shkurtime në buxhet. Prandaj unë do të punoj shumë për të siguruar shtimin e fondeve për EUROPOL-in. Kriza e Covid-19, ka treguar qartë se një administratë funksionale dhe agjenci të forta të zbatimit të ligjit shpëtojnë jetë njerëzish.
Kjo është veçanërisht e vërtetë në një fushë aq kritike sa është siguria e brendshme. Ne duhet të sigurohemi që policët të kenë aftësitë e nevojshme për të punuar në një nivel evropian. CEPOL, që është përgjegjës për trajnimin e zbatimit të ligjit në nivel evropian, duhet të bëhet tani një akademi e vërtetë e policisë së Bashkimit Evropian.
Së treti, ne duhet të diskutojmë për delegimin e më shumë kompetencave ekzekutive në nivelin evropian, edhe nëse kjo do të thotë të heqim dorë nga disa prej kompetencave tona kombëtare. Kjo duhet të koordinohet ngushtë me ngritjen e Prokurorisë Publike Evropiane, e cila supozohet të bëhet funksionale në fund të këtij viti.
Tek e fundit, e gjitha kjo duhet të na çojë drejt një force policore evropiane, për të plotësuar shërbimet e sigurisë kombëtare. Nëse duam që ta mbrojmë Evropën nga krimi ndërkombëtar, ne duhet të veprojmë me vendosmëri. Do të ishte krejtësisht e gabuar që të pengohemi në këtë rrugë nga burokracitë, apo mbrojtja e disa të drejtave kombëtare.
Nëse është e nevojshme, ne duhet ta forcojmë EUROPOL-in në partneritet me ato shtete anëtare që janë të gatshme ta bëjnë këtë. Unë jam i sigurt se gjithnjë e më shumë vende do të na bashkohen në këtë nismë, pasi e shohin përfitimin e qartë evropian për çdo qytetar.
Sfidat me të cilat po përballemi, po shtohen nga kriza e koronavirusit. Për të qenë në lartësinë e tyre, për të garantuar sigurinë tonë, dhe për të mbrojtur qytetarët tanë, ekziston vetëm një përgjigje:më shumë Evropë.
Shënim: Boris Pistorius, është Ministër i Punëve të Brendshme në landin gjerman të Saksonisë së Poshtme, dhe drejton grupin e kontrollit në EUROPOL./ Përshtatur nga CNA.al
Kijong-dong duket nga larg si një fshat tipik, me një depozi...
Me gjithë gëzimin që na sjellin marrëdhëniet në çift, s’ka n...
Gara presidenciale e vitit 1960 ishte një nga më të ngushtat...
Nga David N.Bossie “Fox News”Për çdo person të arsyeshëm që ...
Nga Rod Dreher “The New York Post”Histeria e krahut të majtë...
Ditën kur do të aprovohet një vaksinë ndaj Covid-19, do të d...
Ndërsa pandemia e Covid-19 ka përparuar shumë, ekspertët kan...
Arsyeja pse legjendat janë aq shumë popullore, nuk është sep...
Miliarda vjet më parë, dhe shumë kohë para se oksigjeni të i...
Nga Zia Weise, Jan Cienski & David M.HerszenhornFundjavën që...
Nga Andrei Kolesnikov “The Moscow Times”Kur lideri rus i opo...
Pak pas mesnatës së datës 28 shtator 1994, trageti i pasagje...
Nga Jianli Jang & Peter Biar Ajak “The American Interest”Gja...
Nga Andrew MoravcsikDisa muaj më parë, kur pandemia e Covid ...
“Njerëzit janë lavdia dhe llumi i universit” tha filozofi fr...
Vdekja e Xhenis Xhoplin u përcaktua se ndodhi nga një mbidoz...
Progresi mbi vaksinat që do të përdoren kundër koronavirusit...
“Der Spiegel”Një mëngjes qershori, një logo gjigande “C” ngj...
Filozofi britanik Xhejms Allen tha dikur:”Nuk mund të ketë p...
Nga Georgi Boorman “The Federalist”Nuk është ndonjë gjë e re...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...