Ja si ndikon graviteti mbi sipërfaqen e Tokës
Nga Simon Lamb “Cosmos Magazine”* A keni menduar ndonjëherë,...
Nga Lionel Laurent ?Bloomberg?
* Historia e epidemive, është e mbushur me shembuj të shoqërive që rebelohen kundër masave të ashpra të vendosura nga autoritetet e shëndetit publik, sikurse ka qenë për shembull thyerja e karantinës për shkak të epidemisë së murtajës në Marsejën e shekullit XVIII, apo protestat kundër mbajtjes së maskave në fytyrë gjatë pandemisë së gripit të vitit 1918.
Pasoja e zymtë, është një valë e re infeksionesh vdekjeprurëse. Një milion vdekje të shkaktuara nga Covid-19, mund të jetë një shifër e vogël në krahasim me 50 milion jetët e humbura në vitin 1918, por ky cikël rrezikon të përsëritet prapë. Franca, Britania e Madhe dhe Spanja përballen me një kërcënim të trefishtë:Një kërcim nga shtimi i rasteve, një popullsi e lodhur nga masat shtërnguese dhe një recesion ekonomik i shkaktuar nga bllokimet, si dhe një rezistencë në rritje ndaj masave më të ashpra.
Kufizimi i orareve apo edhe mbyllja e restoranteve dhe bareve, ka bërë që pronarët e bizneseve në Marsejë të hedhin në rrugë çelësat e tyre. Në Madrid, protestuesit kundërshtojnë një bllokim lokal, të cilin ata e shohin si diskriminues.
Por të zemëruar nuk janë vetëm teoricienët e konspiracionit, që kanë dalë të protestojnë në rrugët e Londrës dhe Berlinit. Ata që protestojnë nuk duhet të shihen si egoistë që mendojnë më shumë për veten, sesa për të mirën e përbashkët.
Përtej pakicës së zëshme, ka shenja që edhe shumica e heshtur po humbet besimin tek masat shtrënguese gjithnjë e më burokratike. Dhe politikë-bërësit duhet që ta rikthejnë këtë besim. Ndërsa respekti i rregullit për mbajtjen e maskave në publik dhe i higjenës personale, është në përgjithësi i madh sipas sondazheve të ?YouGov? në vendet e BE, mbështetja për karantinën dhe vetë-izolimin po bie.
Në Francë, vetëm 48 për qind e njerëzve e mbështesin aktualisht karantimin e atyre që kanë pasur kontakte me pacientër e infektuar, nga 78 për qind që ishte kjo normë në muajin mars. Mbështetja për karantimin ka rënë edhe në Britani dhe Spanjë, megjithëse në një shkallë më të vogël.
Ndërkohë ka prova në rritje se njerëzve që u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, nuk po e bëjnë këtë gjë. Një sondazh i kohëve të fundit i Kolegjit Mbretëror të Londrës në Britani me mbi 30.000 njerëz të anketuar midis muajve mars dhe gusht, zbuloi se vetëm 18.2 për qind e britanikëve raportuan se kishin qëndruar në shtëpi pasi kishin shfaqur simptoma, dhe vetëm 10.9 për qind kishin lajmëruar autoritetet mbi kontaktit që kishin pasur.
Kjo është një e dhënë shumë shqetësuese, duke pasur parasysh rëndësinë jetike që ka vetë-izolimi në prishjen e zinxhirëve të transmetimit të virusit, para se ai të mbërrijë tek njerëzit me prekshëm dhe të moshuarit.
Padyshim që izolimi nuk është diçka argëtuese, pasi ai shkakton stresin psikologjik të zgjedhjes mes një dhimbjeje afatgjatë, apo një kënaqësie afatshkurtër. Por për ata që nuk kanë luksin të punojnë online nga shtëpia, izolimi nënkupton gjithashtu privimin nga një pagë e denjë mujore.
Rreth 10-11 për qind e të anketuarve përmendën ?shkuarjen në punë?, midis arsyeve të mosrespektimit të masave kufizuese. Kjo i bën jehonë një zbulimi të mëparshëm, sipas të cilit gjysma e punëtorëve me të ardhura të ulëta në Britani, nuk mund ta përballonin vetë-izolimin, pasi asistenca sociale është shumë e ulët.
Arsye të tjera të dhëna përfshinin kujdesin për një person të prekshëm (10-12 për qind) dhe stresi psikologjik (8-11 për qind). Por ky nuk është rasti për të gjitha vendet. Sipas ?The Washington Post?, në Austri, ku punëtorët që janë karantinë, kanë të drejtë të paguhen si në një situatë normale, pajtueshmëria me rregullat është mbi 98 për qind.
Një vëmendje e madhe, i është dhënë qasjes së vendeve evropiane tek masat bllokuese, por relativisht pak mbi sistemet e tyre të mirëqenies sociale, thotë Joan Ramon Vilalbi i Agjencisë së Shëndetit Publik në Barcelonë.
OECD po i inkurajon me të drejtë vendet të zgjasin pushimin për arsye shëndetësore, por edhe përfitimet e tjera sociale për më shumë punëtorë, veçanërisht për të vetë-punësuarit. Edhe Evropa duhet ta bëjë këtë gjë. Shpërblimi për ata që vetizolohen, duhet të shoqërohet me ndëshkim ndaj atyre që nuk e bëjnë këtë gjë.
Por kjo kërkon besim tek rregullat dhe në zbatimin e tyre, gjë që deri tani ka munguar. Infrastruktura e identifikimit dhe gjurmimit, po has shumë vështirësi në disa vende, me vonesa aq të gjata sa që njerëzit e shohin si të pakuptimtë vazhdimin e respektimit të udhëzimeve zyrtare.
Dhe në Mbretërinë e Bashkuar, masat kufizuese gjithnjë e më kompleksë siç është ?rregulli i gjashtë masave?, janë padyshim të pazbatueshme, teksa politikanët i inkurajojnë njerëzit të spiunojnë fqinjët e tyre. Në këtë rast do të ndihmonte rritja e kapaciteteve të testimit, dhe rregullave që mund të zbatohen përmes gjobitjes së kundravajtësve.
Por më shumë se sa mekanizmi i ?karotës? dhe ?shkopit?, mund të ndihmojë transparenca dhe edukimi i popullatës. Rregulla të reja kufizuese të tilla, si mbyllja e restoranteve dhe bareve në orën 10 të mbrëmjes dhe jo në orën 11, nuk janë justifikuar me ndonjë shpjegim të mbështetur shkencërisht, dhe kjo e zbeh më tej besimin e publikut.
Disa mjekë mendojnë se njerëzit mund t?i transferojnë festat brenda shtëpive të tyre. Rregullat e qarta dhe të kuptueshme, priren të respektohen me shumë nga popullata, thotë Joan Costa-Font, profesor i asociuar në departamentin e politikave shëndetësore në Shkollën Ekonomike të Londrës.
Kjo është një fushë ku Suedia, përkundër kritikave ndaj qasjes së saj më individualiste, po bën vërtet mirë. Duke qenë se publiku ka filluar ta humbasë besimin tek rregullat e imponuara nga lart, ajo çka duhet të bëjnë politikë-bërësit është që t?i përmbahen udhëzimeve të tyre./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Simon Lamb “Cosmos Magazine”* A keni menduar ndonjëherë,...
Janarin e kaluar, Covid-19 goditi Italinë, ndalesa e parë ev...
Nga Boris Pistorius “The Financial Times”Është e qartë se pa...
Kijong-dong duket nga larg si një fshat tipik, me një depozi...
Me gjithë gëzimin që na sjellin marrëdhëniet në çift, s’ka n...
Gara presidenciale e vitit 1960 ishte një nga më të ngushtat...
Nga David N.Bossie “Fox News”Për çdo person të arsyeshëm që ...
Nga Rod Dreher “The New York Post”Histeria e krahut të majtë...
Ditën kur do të aprovohet një vaksinë ndaj Covid-19, do të d...
Ndërsa pandemia e Covid-19 ka përparuar shumë, ekspertët kan...
Arsyeja pse legjendat janë aq shumë popullore, nuk është sep...
Miliarda vjet më parë, dhe shumë kohë para se oksigjeni të i...
Nga Zia Weise, Jan Cienski & David M.HerszenhornFundjavën që...
Nga Andrei Kolesnikov “The Moscow Times”Kur lideri rus i opo...
Pak pas mesnatës së datës 28 shtator 1994, trageti i pasagje...
Nga Jianli Jang & Peter Biar Ajak “The American Interest”Gja...
Nga Andrew MoravcsikDisa muaj më parë, kur pandemia e Covid ...
“Njerëzit janë lavdia dhe llumi i universit” tha filozofi fr...
Vdekja e Xhenis Xhoplin u përcaktua se ndodhi nga një mbidoz...
Progresi mbi vaksinat që do të përdoren kundër koronavirusit...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...