"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Avni Kraja, prokurori i Prokurorisë së Shkallës së Parë në Tiranë, pasi është ?situr? nga KLP, për aftësitë profesionale, pritet të filtrohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Kraja është prokurori që kishte në duar hetimet për vrasjen e Marjo Majollarit, ngjarje kjo e ndodhur në prill të vitit 2018, në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Për këtë ngjarje sot e kësaj dite nuk ka autor dhe Gjykata e Shkallës së Parë e ka pushuar çështjen.
Sipas raportimit të mediave prokurori Avni Kraja ishte shprehur gjatë seancës gjyqësore se nuk janë gjetur prova të mjaftueshme e për rrjedhojë duhej mbyllur si çështje.,
Në fakt detyra e një prokurori, është të zbardhë ngjarjen dhe jo të argumentojë mbylljen, por pa paragjykuar çështjen mbetet të presim edhe gjetjet e Vettingut
CNA.al ka zbardhur pasurinë e prokurorit Kraja, bazuar në të dhënat e ILDKPKI-së, sipas njërit prej kritereve që kërkon Vettingu.
Në deklaratën fillestare, atë të vitit 2003, Kraja deklaron pagën si prokuror dhe një makinë tip Benz 250 me vlerë 0,6 milion lekë.
Një vit më vonë ai deklaeon një shtëpi banimi me sipërfaqe 110 m2, ku thotë se zotëron 33 përqind dhe një makinë tip Volsvagen që kushton 700 mijë lekë. Në vitin 2005 tek të ardhurat deklaron edhe pagëne bashkëshortes, ndërsa në vitin 2006, deklaron shtëpi banimi që kushton 2 000 000 lekë dhe kursime 800 000 lekë.
Në vitin 2007, ka shitur banesën me sipërfaqe 140 m2, me vlerë 6 900 000 lekë si dhe ka nënshkruar një Kontratë porosie për një apartament me sipërfaqe 135.8 m2 me vlerë 121 770 euro. Për këtë pronë ka paguar 40 000 euro, ndërsa për pjesën tjetër ka marrë kredi në vitin 2008 në shumën 35 000 euro, për dhjetë vite, me këst mujor 420 euro, shkruan CNA.al.
Po në vitin 2008 ai deklaron se e ka ulur vlerën fillestare me të cilën kishte blerë apartamentin. Me pagesë 65 000 euro, vlera përfundimtare e apartamentit është 105 000 euro.
Vetëm me dy paga, të tijën dhe të bashkëshortes ai arrin të paguajë mbi 5 000 euro kredi në vit, por edhe të kursejë dhe të hapë llogari te reja bankare, duke përfshirë edhe fëmijët.
Një tjetër gjë që të bën përshtypje në deklarimine pasurisë së gjyqtarit Kraja, është përpjekja për të justifikuar pasuritë.
Kështu, në vitin 2015 ai deklaron se bashkëshortja ka blerë makinë tip, Volsvagen, Golf TDI, prodhimi i 2008 me vlerë 500 000 lekë dhe po në të njëjtin vit e ka shitur për 10 000 euro. Për të justifikuar paratë që përfituar nga shitja ai shton ne deklaratë se kur e ka blerë ka shpenzuar 300 000 lekë për riparime.
Ndërkohë, nga ana tjetër deklaron se është shtuar gjendja kesh nga shitja e makinës me shumën 500 000 lekë.
Për më shumë detaje po sjellim më poshtë pasurinë e deklaruar nga prokurori Avni Kraja nga viti 2003 deri në vitin 2018.
Viti 2003
Autoveturë tip Benz 250 me vlerë 0,6 milion lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Krujë, në shumën 0,9 milion lekë.
Viti 2004
Shtëpi banimi me sip.110 m2, pronar me 33 përqind.
Autoveturë Volsvagen, viti i prodhimit 1998, me vlerë 700 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Krujë, në shumën 865 975 lekë.
Viti 2005
Shitur autovetura e tipit Volsvagen me 200 000 lekë.
Kursime nga paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortes së tij, në shumën 900 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Krujë, në shumën 862 671 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si financiere në shumën 600 000 lekë.
Viti 2006
Kursime në shumën 800 000 lekë.
Shtëpi banimi me vlerë 2 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Krujë, në shumën 890 312 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si financiere në shumën 600 000 lekë.
Viti 2007
Shitur veturën Opel, në shumën 200 000 lekë.
Shitur banesën me sip 140 m2, në shumën 6 900 000 lekë.
Kursime në shumën 700 000 lekë.
Kontratë porosie për një ap me sip.135.8 m2 m vlerë 121 770 euro. Paguar deri me 31.12.2007, shuma 40 000 euro.
Para gjendje në shumën 2 800 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Krujë, në shumën 878 181 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si financiere në shumën 600 000 lekë.
Viti 2008
Pakëësimi i gjendjes cash, për të likuiduar pagesën e një pjesë të detyrimit për ap, 30 000 euro.
Shitur automjeti tip Benz në shumën 600 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Krujë, në shumën 802 720 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si ekonomiste në Drejtorinë Arsimore, Tiranë dhe në një firmë private në shumën 600 000 lekë.
Detyrim i mbetur ndaj shoqërisë së ndërtimit për blerje ap me vlerë 65 000 euro. Me këtë pagesë është mbyllur detyrimi ndaj shoqërisë së ndërtimit, pasi një pjesë të punimeve do ti kryejë vetë subjekti deklarues. Vlera përfundimtare e banesës është 105 000 euro.
Kredi në shumën 35 000 euro marrë me datë 22.04.2008 pë 10 vjet. Kësti mujor është 420 euro.
Viti 2009
Gjendje, cash, kursime nga pagat në shumën 700 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër, në shumën 1 137 450 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 000 000 lekë.
Kredi në shumën 35 000 euro marrë me datë 22.04.2008 pë 10 vjet. Kësti mujor është 420 euro. Shlyer shuma 5 040 euro, mbetur pa u shlyer shuma 31 850 euro.
Viti 2010
Blerë autoveturë Citroen në shumën 5000 euro.
Pakësuar gjendja cash me 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 132 366 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 959 669 lekë.
Kredi në shumën 35 000 euro marrë me datë 22.04.2008 pë 10 vjet. Kësti mujor është 420 euro. Shlyer shuma 5 090 euro, mbetur pa u shlyer shuma 30 000 euro.
Viti 2011
Shtuar gjendja cash me 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 156 421 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 959 644 lekë.
Kredi në shumën 35 000 euro marrë me datë 22.04.2008 pë 10 vjet. Kësti mujor është 420 euro. Shlyer shuma 5 040 euro, mbetur pa u shlyer shuma 26 000 euro.
Viti 2012
Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 065 756 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 482 022 lekë.
Kredi në shumën 35 000 euro marrë me datë 22.04.2008 pë 10 vjet. Kësti mujor është 420 euro. Shlyer shuma 5 040 euro.
Viti 2013
Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 070 996 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 490 228 lekë.
Kredi në shumën 35 000 euro marrë me datë 22.04.2008 pë 10 vjet. Kësti mujor është 420 euro. Shlyer shuma 4 800 euro.
Viti 2014
Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 341 858 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 517 424 lekë.
Kredi në shumën 35 000 euro marrë me datë 22.04.2008 pë 10 vjet. Kësti mujor është 420 euro. Shlyer shuma 4 800 euro, mbetur pa u shlyer shuma 18 506 euro.
Viti 2015
Blerë makinë nga bashkëshortja, tip, Volsvagen, Golf TDI, prodhimi i 2008 me vlerë 500 000 lekë. Shpenzime për riparim 300 000 lekë.
Shitur makinë nga bashkëshortja, tip, Volsvagen, Golf TDI, prodhimi i 2008 me vlerë 10 000 euro.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, hapur në vitin 2015, në shumën 143 627 lekë.
Depozitë bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 25 290 lekë.
Depozitë kaltra në emër të djalit, në shumën 8 172 lekë.
Depozitë kaltra në emër të vajzës në shumën 8 172 lekë.
Depozitë kaltra në emër të vajzës në shumën 9 695 lekë.
Shtuar gjendja cash nga shitja e makinës në shumën 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 322 071 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 607 905 lekë.
Kredi në shumën 35 000 euro marrë me datë 22.04.2008 pë 10 vjet. Kësti mujor është 420 euro. Shlyer shuma 4 800 euro, mbetur pa u shlyer shuma 10 369 euro.
Viti 2016
Shitur makina Citroen në shumën 4 000 euro.
Llogari rrjedhëse e pagës së subjektit deklarues në shumën 39 974 lekë.
Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortes në shumën 24 624 lekë.
Depozitë plus në emër të bashkëshortes në shumën 184 lekë.
Depozitë kaltra në emër të djalit, në shumën 341 lekë.
Depozitë kaltra në emër të vajzës në shumën 340 lekë.
Depozitë kaltra në emër të vajzës në shumën 362 lekë.
Truall me sip. 398.9 m2, blerë nga babai në kohën kur jetonte. Pjesa takuese 1/5.
Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 294 897 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 690 934 lekë.
Kredi në shumën 35 000 euro marrë me datë 22.04.2008 pë 10 vjet. Kësti mujor është 420 euro. Shlyer shuma 4 488 euro, mbetur pa u shlyer shuma 6 187 euro.
Viti 2017
Llogari rrjedhëse page e subjektit deklarues, në shumën 21 662 lekë.
Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortes -89.078 lekë.
Depozitë kaltra në emër të djalit në shumën 20 934 77 lekë.
Depozitë kaltra në emër të vajzës në shumën 20 934 77 lekë.
Depozitë kaltra në emër të vajzës në shumën 20 934 77 lekë.
Pakësuar gjendja cash me 2 500 000 lekë. Gjendja e mbetur është 1 250 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 335 211 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 725 328 lekë.
Kredi në shumën 35 000 euro marrë me datë 22.04.2008 pë 10 vjet. Kësti mujor është 420 euro. Shlyer shuma 4 800 euro, mbetur pa u shlyer shuma 1.852 euro.
Viti 2018
Llogari rrjedhëse page e subjektit deklarues, pakësuar me 46.30 lekë, mbetur gjendje 17 082 lekë.
Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortes pakësuar me 78 241 lekë, mbetur gjendje 932 lekë.
Pakësuar gjendja cash me 150 000 lekë, mbetur gjendje shuma 1 100 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 407 844 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 736 604 lekë.
Kredi në shumën 35 000 euro marrë me datë 22.04.2008 pë 10 vjet. Kësti mujor është 420 euro. Shlyer e gjithë kredia./CNA.al
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur shkarkimin nga ...
Gjyqtari Kastriot Gramshi, ndonëse është emëruar që në vitin...
Me 27.07 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar ra...
Vetingu, ka hedhur dritë mbi skandalet në sistemin e drejtës...
Dy ditë më parë CNA.al, raportoi dhe hodhi dritë mbi skandal...
Institucionet e prodhuara nga Reforma në Drejtësi, shpesh he...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokuro...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Fehmi Petku, kryetari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënd...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimt ka shkarkuar nga detyra pr...
Kryetari i Gjykatës së Fierit Roland Jaupaj është shkarkuar ...
KPA ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kual...
Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur që nuk do ketë Koleg...
Ish-prokuroria e Krimeve të Rënda, Donika Prela ka dalë sot ...
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, është treguar tejet “p...
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka rikonfirmuar në detyrë G...
Në Shqipëri, një raport i detajuar i Inspektorit të Lartë të...
Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apel...
Në datën 18 qershor Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendo...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...