Fatmira Hajdari përlotet para KPK/ Ju jap fjalën e nderit që kam qenë gjyqtarja më e pastër
Gjyqtarja e gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari k...
Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit në Prokurorinë e Tiranës, Blerim Tominaj.
Në seancën dëgjimore, Tominaj u përfaqësua në seancë nga avokati Adriatik Camaj, ish-prokuror në Prokurorinë e Tiranës dhe një prej ish-kandidatëve për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Trupa gjykuese që kreu rivlerësimin e prokurorit Blerim Tominaj përbëhej nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Etleda Çiftja anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Branko Hrvatin.
Sipas relatores Suela Shegut, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI ka identifikuar mungesë të dokumentacionit për pasuritë e trashëguara nga i ati dhe pasaktësi në deklarime.
Dyshime mbi pronat e trashëguara
Tominaj ka deklaruar se në vitin 2012, ka përfituar një lokal 179 m2 në Durrës në vlerën 170 mijë euro si trashëgimtar nga testamentI i babait të ndjerë. Sipas Komisionit, Tominaj nuk ka arritur të provojë me dokumentacion ligjor burimin e krijimit të këtij lokali nga prindërit e tij. Nga hetimi administrativ ka rezultuar e justifikuar me dokumentacion vetëm një vlerë 1.2 milionë.
Zhegu tha se nuk qëndronte deklarimi i Tominajt se babai kishte paguar vetëm 70 mijë euro për këtë lokal pasi pjesa tjetër ishte shlyer nga shitësi i parë, për shkak se nuk është gjetur ndonjë pagesë e kryer prej të ndjerit.
Në përfundim, Komisioni konkludon se nuk përputhen deklarimet e Tominajt për çmimin e këtij lokali; nuk provohen pagesat e kryera nga babai i tij dhe se prindërit nuk kanë pasur burime të ligjshme për këtë investim.
?Ka dyshime se ky lokal është blerë nga vetë subjekti i vlerësimit i cili ka dhënë shpjegime që do të shqyrtohen para vendimmarrjes përfundimtare?, tha relatorja Zhegu.
Për një apartament me sipërfaqe 55 m2 në plazhin e Durrësit, në vlerën rreth 25 mijë euro, Tominaj ka deklaruar se e ka përfituar po nga testamenti si trashëgimtar. Sipas Zhegut, Tominaj ka deklaruar se apartamenti është investuar prej motrës së tij në vitin 2004 dhe se është blerë në shumën 22 mijë euro.
Komisioni ka gjetur se nuk janë kryer pagesa në favor të shoqërisë ndërtuese dhe se nuk provohet me dokumentacion ligjor financimi i kryer prej motrës së Tominajt për apartamentin në Durrës.
Mungesë burimesh edhe për pronat e tjera
Për një lokal 75 m2 në Tiranë të blerë në vitin 2011 në vlerën 140 mijë euro, Tominaj ka deklaruar si burim krijimi kursime dhe një hua nga kunati në vlerën 100 mijë euro, pa interes dhe me afat dhjetë vjeçar. Komisioni konstaton se prokurori Tominaj nuk ka pasqyruar në deklaratën veting një hua tjetër në vlerën 8 mijë euro, pa interes dhe pa afat të marrë nga një biznesmen.
Zhegu tha se gjatë shpjegimeve të dhëna para Komisionit Tominaj ka pohuar se veç dy huave, ka pasur të kursyera edhe 32 mijë euro nga të ardhurat familjare të cilat i ka përdorur për blerjen e lokalit 75 m2.
Komisioni konstaton se Tominaj nuk ka dorëzuar asnjë dokument provues për marrjen e huasë 100 mijë euro, veç deklaratës noteriale të kunatit të tij. Sipas Zhegut, Tominaj ka shpjeguar fillimisht se e ka marrë huanë, ndërsa më pas ka deklaruar se pagesat janë kryer nga kunati.
Nga hetimi administrativ ka rezultuar se personi që i ka shitur lokalin Tominajt në Tiranë, e kishte blerë 9 ditë më parë në vlerën 150 mijë euro, 10 mijë euro më shumë.
Ka rezultuar se shitësi e ka blerë këtë lokal nga një shoqëri që, në përgjigjen e kthyer Komisionit, ka shpjeguar se nuk ka dokumente por gjithashtu nuk ka pretendime për këtë pronë.
KPK ka hetuar edhe lidhur me burimin e huasë 100 mijë euro prej nga ka rezultuar se kunati i Tominajt ka qenë aksioner në disa shoqëri dhe ka kryer transaksione në vlera të mëdha. Sipas Zhegut, ditën që ai ka transferuar pagesën e dyqanit, ka marrë një kredi në vlerën 144 mijë euro për blerje apartamenti.
Nga të ardhurat e përfituara nga dhënia me qira e këtij lokali, Komisioni ka përfshirë në analizën financiare vetëm vlerat për disa muaj në periudhën 2015-2016, kur rezulton të jetë paguar tatimi mbi qiranë.
Komisioni identifikon mungesë të krusimeve cash për vitet 2005-2006 dhe një balancë negative në vlerën totale 10.2 milionë lekë për blerjen e lokalit në Tiranë. Gjithashtu, është konstatuar se pagesat janë kryer në favor të shoqërisë dhe jo të personit që ia ka shitur dyqanin Tominajt.
Një apartament me sipërfaqe 164 m2 në Tiranë, i blerë në shkurt të vitit 2007 në vlerën 2 milionë lekë, Tominaj e ka deklaruar si adresë banimi që prej vitit 2003, duke e pasqyruar si shtëpinë e motrës së tij. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se motra e ka blerë këtë pasuri në vitin 2000në vlerën 2.6 milionë lekë.
Komisioni identifikoi mospërputhje në pasqyrimin e burimeve në deklaratën periodike me ato të deklaruara gjatë hetimit administrativ.
Zhegu tha se, fillimisht, Tominaj ka deklaruar si burim kursime familjare, kurse kur është pyetur nga Komisioni ka shpjeguar se 1 milion lekë kanë qenë të prejardhura nga shitja e një apartamenti tjetër ndërsa pjesa tjetër kursime.
Komisioni konstaton pamundësi të burimeve të ligjshme për krijimin e kësaj pasurie, pasi është gjetur një balancë negative në vlerën -3 milionë lekë në vitet paraardhëse kur është pretenduar prej subjektit të jenë krijuar kursimet.
Në seancë dëgjimore u relatua edhe blerja e kuotave të një shoqërie farmaceutike në vlerën 90 mijë euro nga nëna e prokurorit Tominaj. Sipas Zhegut, subjekti ka shpjeguar se këto kuota janë blerë prej mbesës së tij që është sipërmarrëse dhe se nuk ka pasur dijeni më parë.
Komisioni konstaton mungesë dokumentacioni për shkollimin e vajzës në një kolegj jo publik në Shqipëri dhe në Itali dhe mungesë burimesh të ligjshme për krijimin e dy depozitave bankare, një në vlerën 10 mijë euro dhe tjetrën 9500 euro.
Në fund të seancës dëgjimore, avokati Cama nuk parashtroi shpjegime lidhur me gjetjet e KPK, por tha se u qëndronin atyre që kishin dorëzuar./CNA.al
Gjyqtarja e gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari k...
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari ka dalë sot p...
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, ka dalë sot ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin...
Gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu kanë krijuar shoqatën “Dr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kofirmuar në detyrë pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Një kallëzim është bërë për anëtaren e Komisionit të Pavarur...
Pas një shkëputje më shumë se dy mujore, Komisioni i Pavarur...
Pezullimi i anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Lua...
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmon në detyrë komanda...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën pezullim nga detyra ...
Këshili i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur sot intervistat me...
Shumica absolute e qytetarëve shqiptarë kanë qënë pro një Re...
Një ndër institucionet e dala nga reforma në Drejtësi, për t...
Sot ishte mbledhja e KLGJ për të shqyrtuar konfliktin e vjet...
Nga Frank ShkreliIsh-Drejtor i VOA-s për Euro-AzinëE vërteta...
Dje ambasada e SHBA në Tiranë, nëpërmjet një reagimi ku flit...
Kreu i KED, Ardian Dvorani do të ketë disa ditë kohë për të ...
Sot pas shumë denoncimesh, shënimesh dhe opinionesh, jo vetë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...