U pezullua pasi fshehu të shkuarën/ Gjykata e Posaçme lë në fuqi vendimin për Luan Dacin

24 Maj 2020, 11:48, Vetingu CNA
U pezullua pasi fshehu të shkuarën/ Gjykata e Posaçme lë

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën pezullim nga detyra për gjyqtarin e KPA-së Luan Daci.

Avokati Jordan Daci është shprehur se mbi gjyqtarin e KPA-së nuk ekziston asnjë vepër penale.

?Nuk mund të pezullohet dhe këtë mund ta bëjë vetëm kushtetuesja mas që ai është larguar është shuar me disa ligje që me ligjin e 2008 dhe për të nuk ka asnjë akuzë. Ai kishte detyrim të deklaronte atë që i thotë formulari dhe ai nuk ka dhe nuk ka pasur masë në fuqi. Kjo vepër penale nuk ekziston?, është shprehur avokati.

Kujtojmë këtu se Luan Daçi u pezullua nga detyra, pasi akuzohet se ka fshehur shkarkimin e tij nga detyra si i paaftë në vitin 1997 nga KLD, vendim i firmosur nga ish-presidenti Rexhep Meidani.

SPAK tashmë e akuzon për falsifikim të dokumenteve Dacin, i cili në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi./CNA.al

Lajmet e fundit nga